Está en la página 1de 103

JERONDЁT

PORFIR († 1906 - 1991) & PAIS († 1924 - 1994)

FUQIA E RRЁFIMIT

Nevoja pёr drejtues shpirtёror

UDHЁZUES RRЁFIMI
Aleksandrupoli 2011

Jerondёt Pais († 1924 – 1994)

& Porfir († 1906 - 1991)


FUQIA E RRЁFIMIT

Nevoja pёr drejtues shpirtёror

UDHЁZUES RRЁFIMI

Aleksandrupoli 2011
Koordinimi i teksteve: Mavrokefalos Anestis
Cel. 697 3740058
Cel. 695 5319555

Falёnderojmё tё gjithё ata qё na ndihmuan, me ҫdo lloj


mёnyre, nё botimin e librave tё jerondёve Pais dhe Porfir.
PЁRMBAJTJA

BIOGRAFI E SHKURTЁR
E Jerond Paisit…………………………………………………….
KAPITULLI 1
Nevoja pёr drejtues shpirtёror……………………………….
KAPITULLI 2
Pёr njё rrёfim tё saktё…………………………………………
KAPITULLI 3
Doktori i shpirtit……………………………………………….
MESAZHI i Jerond Paisit……………………………………..
BIOGRAFI E SHKURTЁR
E Jerond Porfirit………………………………………………...
RRЁFIMI – PENDIMI
Jerond Porfiri……………………………………………………
RRЁFIMI
Misteri i pajtimit…………………………………………………
RRЁFIMI I PASTЁR
Mёsime nga Shen Kozmai i Etolisё………………………….

UDHЁZUES RRЁFIMI………………………………………….
BIOGRAFI E SHKURTЁR

Jerondi i lumur Pais, emri i tij i mёparshёm nё botё ishte


Arsen Eznepidi, lindi nё Farasa tё Kapadhokisё mё 25. 7. 1924. Pas
shkatёrrimit aziatik, popullsitё greke, pas afёrsisht 2.500 vjetёsh
prezence tё vazhdueshme nё zonё, nё mёnyrё qё t’ju shmangeshin
pёrndjekjeve dhe vrasjeve tё Turqve, detyrohen tё gjejnё strehё si
tё shpёrngulur nё shtetin e sotёm Grek. Familja e Jerondit u
vendos pёrfundimisht nё Konicё tё Epirit, vend nё tё cilin dhe u
rrit.

Ashtu siҫ kishte profetizuar edhe Shёn Arseni i


Kapadhokisё, i cili dhe e pagёzoi, Jerondi e shfaqi prirjen e tij qё nё
moshё tё vogёl. Vitet fёminore i jetoi me kujdes shpirtёror, me
lutje, me kreshmё dhe me pasion pёr jetёn asketike.

Shkoi ushtar gjatё kohёs sё luftёs pёr katёr vjetё.

Rreth moshёs 30 vjeҫare u bё murg nё Malin e Shenjtё. Kaloi


shumё vёshtirёsi dhe sprova por gjithashtu pati dhe mbёshtetje tё
shumtё hyjnore. Asketizoi gjithashtu edhe nё Konicё, nё
Manastirin e Hirshёm tё Stomiut. Atje ushqente arinj tё egёr me
duart e veta. Paqja, qё Shpirti i Shenjtё buronte nё shpirtin e tij,
paqёsonte edhe kafshёt e egra. «…nёse u afrohesh edhe kafshёve
tё egra me dashuri, ato e kuptojnё dhe nuk tё ngacmojnё… », mё
tha dikur pёr kёtё ngjarje. Ne tё rinj apo tё moshuar le tё mos
mendojmё qё tё imitojmё kёtё gjё sepse egёrsia e pasioneve, qё
mbartim nё shpirtrat tanё, do ti «egёrsojё» kafshёt dhe do tё
rrezikojmё.

Pёr afёrsisht tre vjetё shkoi nё shkretёtirёn e Sinait, nё


shpellёn e Shёn Epistimit. Tё dielave zbriste nё manastirin e Shёn
Ekaterinёs ndёrsa gjithё pjesёn tjetёr tё javёs luftonte i vetёm nё
qetёsinё e shkretёtirёs. Herё pas here e vizitonte dhe ndonjё
Beduin, dhe i jepte lёmoshё nga ato shumё pak qё kishte. Madje
dhe uji qё kishte ishte i paktё. «…atje midis thatёsirёs sё
shkretёtirёs admirova pёrkujdesjen e Perёndisё. Ekzistonte nё njё
shkёmb njё e ҫarё qё pikonte pak ujё, atje vendosja njё kanё pёr
gjithё natёn dhe mblidhja ujin qё kisha nevojё…mё
mjaftonte…nuk mё nevojitej mё tepёr».

Nё shkretёtirёn e Sinait Jerondi pati shumё pёrvoja hyjnore


por edhe beteja tё mёdha dhe tё hapura me Djallin. Pёrgjithёsisht,
besoj se betejat asketike tё jerondit tejkalojnё nё njё gradё tё madhe
mentalitetin e pamёsuar me beteja dhe pёrpjekje dhe njerёzit e
pamёsuar e tё dobёt. Jerondi ishte me tё vёrtetё njё luftёtar i madh.
Betejat e tij shpirtёrore krahasohen vetёm me luftrat e asketёve tё
vjetёr tё shekullit tё 4-t pas Krishtit.

Pёr ne, me mentalitetin tonё tё dobёt, ёshtё e tmerrshme dhe


sikur vetёm ti dёgjojmё!!...

Dёgjova se Jerond Porfiri (Malakasa), me pёrulёsinё e tij tё


madhe kishte thёnё pёr Jerond Paisin: Hiri qё ka at Paisi ka mё
tepёr vlerё, sepse e fitoi me betejat e tij (luftrat shpirtёrore), ndёrsa
mua ma fali Perёndia qё nё moshё tё vogёl qё tё ndihmoj
njerёzit…. Shenjtorё tё tillё (si at Paisi) Perёndia dёrgon nё tokё
njё herё nё 400 vjetё!!!...

Nё Malin e Shenjtё asketizoi dhe kaloi vitet mё tё shumta tё


jetёs sё tij. Hiret me tё cilat vetё Perёndia e kishte stolisur ishin tё
shumta. Kishte hir shёrues (shёroi shumё nga sёmundje tё
ndryshme, me kancer, tё paralizuar qё nё lindje, etj.), kishte hir
kundёr demonёve (kur akoma ishte nё jetё nxorri prej mjaft
njerёzve shumё demonё), kishte hir parashikues (tek shumё
njerёz parashikoi shumё ngjarje qё do t’ju ndodhnin nё tё
ardhmen, ngjarje personale por gjithashtu profetizoi edhe
zhvillime tё ardhshme nё historinё e atdheut tonё), kishte hir
tejshikues (njihte zemrёn e ҫdo njeriu mё thellё dhe mё pastёr se
sa mund ta njihte dikush veten e vetё, prandaj dhe kёshillonte
saktё dhe me pёrpikmёri dhe kushdo dёgjonte fjalёt qё kishte me
tё vёrtetё nevojё tё dёgjonte prej tij), kishte hirin e dallimit tё
shpirtrave (dinte saktёsisht nёse njё ngjarje shpirtёrore ishte nga
Perёndia apo nga i ligu qё pёrpiqej qё ta mashtronte dhe ta bёnte
pёr vete, kishte hirin e dallimit (njihte nё ҫdo rast cila ishte
dёshira e Perёndisё dhe nёse duhej qё ta shfaqte apo jo. Dinte nё
ҫdo rast se ҫfarё ishte e drejtё dhe e mirё madje edhe pёr ҫёshtje jo
shpirtёrore.

Kishte hir teologjik. Nga pёrvojat e shumta me Shenjtorё,


me Engjej, me tё Tёrёshenjtёn por edhe me shumё vegime tё Dritёs
sё pakrijuar, ishte bёrё teolog i vёrtetё dhe njihte nё thellёsi
misteret e Perёndisё.

Nёse do tё pёrpiqemi qё tё numёrojmё hiret dhe fuqite e


Jerondit nuk do tё gjejmё fund. Mos mendoni se ky pёrcaktim
ёshtё hiperbolik apo i tepruar… jo, ёshtё vetёm e vёrteta. Perёndia
ёshtё ai qё e kishte stolisur dhe e kishte nderuar Jerondin me kaq
shumё hire dhe dhuratat e Perёndisё mund tё jenё tё pafundme
dhe tё pakufishme.

Midis gjithё hireve tё Jerondit, ajo qё mua mё bёri mё tepёr


pёrshtypje ishte dashuria e tij. Njё dashuri pa kufi, pa ngurrim dhe
me vetflijim absolut. Njё dashuri si zjarr, e ёmbёl, e plotfuqishme,
hyjnore. Njё dashuri qё buronte nga brendёsia e tij pa dallim, njё
dashuri qё i pёrqafonte tё gjithё ashtu ngrohtё si njerёzit e mirё
ashtu edhe ata tё kёqij, miqtё por edhe armiqtё e tij, njerёzit e tij tё
afёrm e tё njohur por edhe tё huajtё, tё denjtё por edhe tё padenjёt,
orthodhoksёt por edhe tё feve tё tjera, njerёzit por edhe kafshёt e
bimёt por mbi tё gjitha donte Perёndinё. Kjo dashuri nuk ishte
njerёzore. Dashuri tё tillё vetёm Shpirti i Shenjtё mund tё lind nё
zemra njerёzore. «Dashuritё» njerёzore janё kaq shumё tё vogla
dhe me interesa, kaq tё pёrkohshme dhe tё paqёndrueshme, kaq
egoiste dhe nxitёse dhe shndёrrohen shumё lehtё nё antipati dhe
urrejtje saqё ёshtё turp dhe e padrejtё ti krahasojmё me dashurinё
e Jerondit.

Kёto hire dhe kjo dashuri ishin arsyet qё Jerondi mblidhte


njerёzit pranё tij. Qindra njerёz e vizitonin ҫdo ditё nё qelinё e tij.
Njё karvan i pafund njerёzish qё shkonin e vinin. Jerondi mblidhte
dhimbjen, agoninё dhe problemet e njerёzve dhe iu jepte zgjidhje
problemeve, gёzim dhe paqe. Kur por edhe kudo qё kishin nevojё,
kudo ku duhej, ai dhe Perёndia e dinte se ku duhej, mrekullisht
me pushtet hyjnor zgjidhte te pazgjidhshmet.

Me qindra janё njerёzit qё kanё dorёzuar, tё shkruara edhe


me emёr dёshmitё dhe historitё e tyre pёr mrekulli qё lidhen me
At Paisin. Libra tё tillё janё botuar. Megjithatё ata qё nuk kanё
folur, tё ndodhurat qё Jerondi me teknika tё shumta i fshinte janё
shumё mё tepёr. Jerond Paisi ishte dhuratё e Perёndisё pёr
njerёzit.

Fama e tij kishte tejkaluar Greqinё. Vinin qё ta takonin dhe tё


kёshilloheshin njerёz nga Australia, nga Sh.B.A-ja, nga Kanadaja,
nga Gjermania, nga Rusia, Rumania, Franca, Afrika dhe nga tё
gjitha anёt e botёs. Kishte famё botёrore. Dhe tё gjitha kёto pa u
pёrmendur pёr tё asnjeherё nga ndonjё radio, televizion, gazetё
apo ndonjё mjet tjetёr shtypi kur ishte ende gjallё. Mjetet e
komunikimit shfaqin dhe zmadhojnё vetёm gjёrat negative tё
njerёzve tё kishёs, ndёrsa pozitivet, mrekullitё, tё Shenjtat, nёse
nuk mund ti pёrgёnjeshtrojnё apo tё shpifin i lёnё pas dore, dhe i
dёnojnё nё burgun e heshtjes. Megjithatё… ashtu si njerёzit kanё
mёnyrat dhe teknikat e tyre ashtu edhe Perёndia ka mёnyrat e Tij.
Fama pёr Jerondin u pёrhap gojё pas goje, nga njerёz qё mbetёn tё
mahnitur nga bamirёsitё dhe mrekullitё e tij… Jerond Paisin e bёri
tё njohur dhe e shfaqi vetё Perёndia.

Kur dilte jashtё Malit tё Shenjtё qё tё takonte gratё dhe tё


sёmurёt qё nuk mundeshin qё ta vizitonin nё qelinё e tij, me mijra
njerёz shkonin tё mernin bekimin e tij. Makinat qё parkoheshin nё
anёt e rrugёs e kalonin njё kilometёr gjatёsi. Vazhdimisht shkonin
e iknin makina nё Manastirin e Shёn Joan Theologut, nё Suroti tё
Selanikut. Mijra njerёz qё u bamirёsuan. Me mijra dhe letrat qё u
dёrguan. «…probleme psikologjike, kancere, familje tё ndara…,
njё nga kёto tё treja do jenё dhe problemet e njerёzve…, kёto i
mundojnё nё ditёt tona njerёzit…, kёto mё shkruajnё». Dhimbja
mblidhej tek Jerondi nga vetё njerёzit ose me anё tё letrave. Dhe ai
e ngrinte atё vuajtje me vetsakrificё…, me gatishmёri. Nga
dashuria qё kishte pёr tё tjerёt dhimbjen dhe vuajtjet e tyre i bёnte
dhimbje tё tijёn. Nuk mundej dhe nuk dёshironte tё rrinte me
duartё kryq kur njerёzit pёrreth vuanin. Nёse ishte e mundur, ia
ngarkonte vetes sё tij gjithё peshёn e kryqit nё mёnyrё qё njerёzit e
tjerё tё mos vuanin.

Jerondi, ndёrkohё shёronte tё tjerёt, nuk i lutej Perёndisё qё


tё shёronte veten e tij…, dёshironte qё ti duronte tё gjitha
sёmundjet. «…tё nxjerrim ndonjё para shpirtёrore…qё ta kemi pёr
nё pleqёri», thoshte me shaka. Qё kur ishte ushtar vuante nga i
ftohti dhe ethet, pёr njё fije iu shmang prerjes sё kёmbёs, dhe qё
atёherё i dhembnin shputat e kёmbёs. «Mё duket sikur eci mbi
gozhdё…prandaj dhe e vendos peshёn e trupit njё herё tek
thёmbrat, njё herё tek majat e gishtave dhe njё herё nё pjesёt
anёsore tё kёmbёs» mё tha dikur duke qeshur…, megjithёse
vuante nuk ulej kurrё nё stolin e kishёs… Qёndronte nё kёmbё
pёr orё tё tёra gjatё gjithё agripnive. Me kёtё mёnyrё u mёsoi dhe
brezave tё rinj frymёn lufatarake.
Jerondi kishte shumё sёmundje por i duroi tё gjitha me
shpirt luftarak duke pёrbuzur dhimbjen dhe duke u tallur me tё!!...

Njё herё qё vuante nga dhjamthi, nga dhimbjet e shumta e


lidhte barkun me disa copra rrobash dhe nuk shkonte tek doktori.
Mё vinte shumё keq kur e shikoja qё vuante dhe i lutesha qё tё
shkonte tё vizitohej. Atё kohё filloi tё mё tregojё pёr sёmundjen nё
njё mёnyrё kaq qesharake dhe mospёrfillёse ndaj sёmundjes saqё
nё fund qeshja edhe unё pa fund.

Vitet e fundit tё jetёs, nё pleqёrinё e tij, u sёmur me kancer.


Unё por edhe shumё tё tjerё qё e njihnim besojmё se Jerondi e
kёrkoi nga Perёndia qё tё lehtёsonte barrёn e njerёzve tё tjerё qё
vuanin. Dikur mё kishte thёnё «kur lutesh pёr njё tё sёmurё qё ta
bёjё Perёndia mirё duhet tё lutesh me pasion tё tillё madje ti
thuash Perёndisё, “hiqe sёmundjen prej tij dhe ma jep mua” ose tё
paktёn “mё jep njё pjesё tё saj, qё ta lehtёsoj sadopak… Perёndia i
tёrёmirё qё shikon dobёsinё tonё e shёron njeriun pёr tё cilin
lutemi dhe neve nuk na ngarkon… por disa herё mund tё na
japё… kur e shikon qё ne mund ta mbajmё atё vuajtje… “Duhet tё
kemi pasion tё tillё qё tё dёgjohet lutja jonё…».

Kjo dёshirё, ky pasion janё vetflijim dhe Jerondi kёtё e kishte


me tepricё. Me dёshirё i ngarkonte dhe mbante me gёzim
dhimbjen dhe sёmundjet e mijra njerёzve qё e vizitonin. Jeta e tij
ishte njё ofertё pёr tё afёrmin.

Pёr sёmundjet e tij nuk fliste kurrё. I fshinte qё tё mos na


shqetёsonte dhe kur ne e kuptonim dhe nuk mund tё fshihej, i
paraqiste si diҫka krejt tё parёndёsishme. Kёshtu bёri edhe me
kancerin derisa filluan hemoragjitё dhe filloi tё humbte ndienjat.

Tё gjithё e kuptonim qё ishte i sёmurё. I luteshim tё gjithё tё


shkonte tё kurohej…, asgjё nuk bёnte. Kur u pёrhap se vuante nga
kanceri, filluan tё shkonin shumё doktorё nё Malin e Shenjtё qё ta
bindnin nё mёnyrё qё ti lejonte ta vizitonin. Njё herё erdhi njё
patholog, profesor nё universitetin e Athinёs vetёm pёr Jerondin,
te cilin deri nё qelinё e tij e shoqёrova unё. Pёrfundimisht as ai nuk
ia arriti ta bindte. Shkuan dhe shumё doktorё tё tjerё por pёrsёri
pa asnjё rezultat.

Nё fund filluan ta nxisnin qё tё pranonte pёrkujdesje


mjekёsore dhe shumё personalitete tё ndryshme me pozita tё larta
kishtare. Thuhet se vetё Patriarku, i propozoi tё vizitohej.

Mё nё fund njё doktor, njeri shpirtёror, qё kuptonte


ndjeshmёrinё e Jerondit, i tha se nuk do ti bёnte asgjё mё tepёr se
sa do ti bёnte njё njeriu tё rastit me siguracion bujqёsor. Mendoj se
ndjeshmёria e Jerondit nuk e lejonte qё tё pranonte njё pёrkujdesje
mjekёsore, do ta pranonte vetёm nё rastin qё do ishte e njёjtё me
atё qё pёrfiton njeriu mё i varfёr. E konsideronte padrejtёsi. Dhe
nё tё vёrtetё ёshtё e padrejtё dhe ёshtё njё tregues tjetёr i
zemёrngurtёsisё qё kemi ne njerёzit e sotёm. Ndёrsa ne dhe
njerёzit tanё tё afёrm tё kemi doktorёt mё tё mirё, tё varfёrit tё
hidhen nё ndonjё krevat nёpёr koridoret e ndonjё spitali dhe nё
shtete akoma mё tё varfёra tё vdesin qё foshnjё nga mungesa e
ilaҫeve. Padrejtёsia, qё ёshtё rezultat e botёs sё mbrapshtё
shpirtёrore tё njeriut mёkatar, ekziston kudo nё botё… por
drejtёsia hyjnore pret me durim qё ti vendosё gjёrat nё vendin e
tyre tё duhur. Amin.

Pёrfundimisht Jerondi u operua nga kanceri. Besoj se kёtё e


bёri mё tepёr qё tё bindej dhe tё mos mёrziste tё tjerёt sesa nga
dёshira e vetё. Dhe nё kёtё formё na mёsoi mёnyrёn se si tё
pёrballojmё sёmundjet.
Kur e kapnin dhimbjet e tmerrshme psalte qё tё mos bёrtiste
dhe mёrziste tё tjerёt. Ishte shumё i ndjeshёm. Nuk donte qё tё
bёhej barrё dhe tё mёrziste ndonjё njeri.

Dikush lutej qё ti jepte Perёndia njё pjesё tё dhimbjeve tё


Jerondit, qё ta lehtёsonte sadopak nga dhimbjet dhe pa dijeninё e
Jerondit. Kur u takuan, pa diskutuar mё parё Jerondi drejtohet dhe
i thotё : «Mos kёrko… Kёto dhimbje nuk durohen… Mos u lut…
nuk mundesh ti durosh… Prandaj mos kёrko prej Perёndisё diҫka
tё tillё».

Disa ditё para se tё vdiste, shkuam tё gjithё dhe morёm


bekimin e tij pёr herё tё fundit. Vdiq nё 12 Korrik tё vitit 1994 dhe
u varros nё oborrin e Manastirit sё Hirshёm tё Shen Joan
Theologut, nё Suroti tё Selanikut.

Sot varri i tij ёshtё vend faljeje pёr njerёzit. Sa herё qё gjatё
kёtyre viteve shkova atje, gjithmonё kishte njerёz qё faleshin.

Jerond Paisi vazhdon tё bёjё mrekulli dhe pas vdekjes sё tij,


ashtu si tek varri por edhe nё vende tё tjera. Shpresoj qё sё shpejti
tё vёrtetohen ngjarjet qё ndodhёn pas vdekjes sё tij, pёr lavdi tё
Perёndisё dhe pёr dobi tё njerёzve tё epokёs sonё qё dyshojnё, tё
cilёt gjenden nё njё nevojё tё madhe shpirtёrore dhe megjithatё
nuk e dinё.

Le tё kemi tё gjithё uratёn e tij!


KAPITULLI 1
Nevoja pёr drejtues shpirtёror

Me anё tё rrёfimit

njeriu ҫlirohet

- Jerond, nё vitet e para tё Krishterimit njerёzit rrёfeheshin


publikisht. Tё ndihmon diҫka e tillё?
- Janё krejtёsisht ndryshe vitet e para tё krishterimit nga
koha e sotme. Diҫka e tillё nё ditёt tona nuk tё ndihmon.
- Jerond, pёrse? Nё vitet e para kishin zell mё tё madh?
- Kishin edhe mё tepёr zell dhe gjithashtu nuk kishin kёto
ҫfarё kanё njerёzit e sotёm. Tani, siҫ e shikoni, ҫiftet
ndahen shumё shpejtё, nuk janё mё si nё kohёt e vjetra.

Njerёzit janё larguar nga misteri i rrёfimit, prandaj edhe


mbyten nga mendimet e kёqija dhe nga pasionet. Janё tё shumtё
ata qё vijnё dhe mё kёrkojnё qё ti ndihmoj nё njё problem qё kanё,
dhe tё cilёt as rrёfehen dhe as shkojnё nё kishё! «Shkoni nё
kishё?», i pyes. «Jo» mё thonё. «Je rrёfyer ndonjёherё?». «Jo. Kam
ardhur qё tё mё bёni mirё». «Nё rregull por si? Duhet tё
pendohesh pёr gabimet e tua, tё rrёfehesh, tё shkosh nё kishё, tё
kungohesh, kur tё lejojё ati shpirtёror, dhe nё vazhdim unё do tё
lutem qё tё bёhesh mirё. Harron se ekziston dhe njё jetё tjetёr dhe
duhet tё pёrgatitemi pёr atje?». «Shikoni at, kёto qё thoni, kisha,
jeta tjetёr etj. nuk mё interesojnё. Ato janё pёrralla. Kam shkuar
tek magjistarё, tek medium dhe nuk mundёn qё tё mё bёnin mirё.
Kam dёgjuar se ju mund tё mё bёni mirё». Hajde dhe gjej anёn! Ju
flet pёr rrёfim, pёr jetё tё ardhme dhe tё thonё «kёto janё pёrralla»,
dhe nga ana tjetёr: «Mё ndihmo sepse jetoj me ilaҫe». Me ҫfarё
mёnyre, magjikisht do bёhen mirё?

Dhe ndёrsa shikon se problemet e kanё prejardhjen nga


mёkatet e tyre, nuk shkojnё tek ati shpirtёror i cili mundet qё ti
ndihmojё pozitivisht, por pёrfundojnё tё rrёfehen tek psikologёt.
Ju rrёfejnё historikun e jetёs sё tyre, kёshillohen pёr problemet e
jetёs sё tyre dhe nё momentin qё duhet tё kalojnё njё lumё, i
hedhin brenda ose mbyten ose dalin, por ku dalin?!…. Ndёrsa
nёse shkojnё tё rrёfehen tek ati shpirtёror, do tё kalojnё nё bregun
tjetёr tё lumit nga ura dhe me lehtёsi sepse me anё tё misterit tё
rrёfimit vepron Hiri i Perёndisё dhe nё kёtё mёnyrё shpёtohen.

- Jerond, disa thonё: «Nuk gjejmё etёr tё mirё shpirtёrorё,


prandaj dhe nuk shkojmё tё rrёfehemi».
- Kёto janё justifikime. Ҫdo at shpirtёror ka pushtet hyjnor
qё nga momenti qё vendos petrahilin. Kryen misterin e
shenjtё, ka Hirin hyjnor dhe kur lexon lutjen e faljes,
Perёndia i fal tё gjitha mёkatet qё rrёfyem me pendim tё
sinqertё. Se sa do tё ndihmohemi nga misteri i rrёfimit
varet nga ne. Dikur erdhi nё Kalivi dikush qё kishte
probleme psikologjike, me mendimin se kisha hirin
tejshikues dhe do tё mundesha ta ndihmoja. «Ҫfarё
parashikon pёr mua, mё thotё?». «Tё gjesh njё at
shpirtёror tё rrёfehesh qё tё flesh i qetё dhe tё mos
marrёsh ilaҫe, i thashё». «Nuk ka etёr tё mirё shpirtёrorё,
mё thotё. Mё parё kishte por nё ditёt tona nuk ka». Vijnё
me mendimin pozitiv, se do tё gjejnё zgjidhje, por nuk i
pranojnё ato qё iu thua dhe mё vjen keq pёr shpenzimet e
rrugёs qё bёjnё sepse shkojnё dёm.

Gjithashtu shoh dhe njё teknikё tё re tё djallit. Ngulit nё


mendjen e njerёzve mendimin se, nёse bёjmё njё blatim dhe e
pёrmbushim, nёse shkojmё nё ndonjё faltore, mendojnё se janё nё
rregull nga ana shpirtёrore. Dhe me tё vёrtetё shikon shumё njerёz
qё shkojnё me llambadha dhe me blatime nё manastire qё ti
vendosin atje, tё bёjnё shenjёn e kryqit madhёrisht, tё qajnё pak
dhe tё mjaftohen me kёto. Nuk pendohen, nuk rrёfehen, nuk
ndreqen, pikёrisht me kёto gjёra djalli gёzohet.

- Jerond, njё njeri qё nuk rrёfehet mund tё jetё i qetё nё


brendёsi tё shpirtit tё tij?
- Si mund tё jetё i qetё? Qё dikush tё ndjejё qetёsi duhet tё
zhduk mbeturinat nga brendёsia e tij dhe diҫka e tillё
bёhet me anё tё rrёfimit.

Kur njeriu i hap zemrёn atit shpirtёror duke i thёnё mёkatet


e tij, pёrulet, dhe kёshtu hap derёn e Qiellit dhe nё vazhdim Hiri i
Perёndisё vjen i pasur dhe kёshtu ҫlirohet.

Para se tё rrёfehet dikush nё kokёn e tij mbizotёron mjergull,


shikon trubullt dhe kёshtu justifikon dhe gabimet e tij. Sepse
mendja e tij ёshtё e errёsuar nga mёkatet dhe nuk shikon qartё. Me
rrёfimin fryn njё herё «fuuuuu» dhe kёshtu mjergulla zhduket dhe
horizonti pastrohet. Prandaj, tё gjithё ata qё vijnё tё bisedojnё apo
tё mё kёrkojnё njё kёshillё etj., nёse nuk janё rrёfyer kurrё, mё
pёrpara i dёrgoj qё tё rrёfehen dhe pastaj tё vijnё tё bisedojmё.
Disa mё thonё: «Jerond, ti e di se ҫfarё duhet tё bёj pёr kёtё ҫёshtje,
mё thuaj». «Dhe nёse unё tё kuptoj se ҫ’duhet tё bёsh, iu them,
nuk do tё kuptosh se ҫfarё do tё them. Prandaj mё parё shko tё
rrёfehesh dhe mё pas eja tё bisedojmё». Pёrse, si mund tё bisedosh
dhe tё kuptohesh me dikё, kur ndodheni nё frekuenca tё
ndryshme?

Me anё tё rrёfimit njeriu largon prej shpirtit tё tij gjithҫka tё


panevojshme dhe bёn fryte shpirtёrore. Njё ditё punoja kopshtin
qё tё mbillja disa domate. Nё atё moment erdhi dikush dhe mё
tha: «Ҫfarё bёn Jerond?». «Ҫfarё tё bёj? Iu pёrgjigja, po rrёfej
kopshtin». «Pёrse ka nevojё edhe kopshti pёr rrёfim Jerond? Mё
thotё». «Sigurisht qё ka nevojё. Kam kuptuar se kur e rrёfej, nxjerr
prej tij gurё, bimё tё ndryshme tё egra, shkurre etj., vetёm atёherё
bёhet pjellor dhe zyrtarisht jep edhe fryte, pёrndryshe domatet
bёhen tё zverdhura dhe tё dobёta!».

Perёndia dёshiron qё njeriu

tё ndreqet me anё tё njeriut

- Jerond, kur pёrballoj njё problem dhe lutem pёr tё, si do


tё kuptoj se cila ёshtё dёshira e Perёndisё?
- Dёshira e Perёndisё nuk gjendet kёshtu. Mё mirё tё
pyesёsh pёr njё problem personal. Mos kёrko informacion
nga Pernёndia, pёrderisa mund tё pyesёsh njё njeri sepse
mund tё mashtrohesh. Njё herё dikush shkonte nё kishё,
qёndronte pёrpara ikonastasit dhe thoshte: «E Tёrёshenta
ime, ti marr paratё qё ndodhen nё arkё?». Mendimi i
thoshte: «Merri». «Po, do ti mar», thoshte dhe i merrte
paratё. «Ҫfarё po ndodh? thoshte, dikush merr paratё»,
shkoi qё tё pёrgjonte. Ҫ’tё shihte? Pas pak ҫastesh erdhi i
njёjti dhe pёrsёriti tё njёjtat fjalё: «E Tёrёshenta ime ti
marr paratё nga arka?... Po, do ti marё», tha dhe e kapi
kishtari.

Gjithmonё, kur ekziston njё njeri shpirtёror, tё cilin mund ta


pyesёsh, duhet tё pyesёsh. Kur pranё teje nuk gjendet dikush qё
mund ta pyesёsh – p.sh. ndodhesh nё shkretёtirё -, por brenda ke
etjen e bindjes, atёherё Perёndia bёhet Jerond dhe tё ndriҫon dhe
nё vazhdim tё njofton. Le tё supozojmё p.sh. se nuk mund tё gjesh
dikё qё tё shpjegoj njё fragment nga Shkrimi i Shenjtё? Atёherё tё
ndriҫon Perёndia dhe e kupton.

- Jerond, si mund tё kuptojё dikush nёse diҫka qё ndodh


gjatё luftёs shpirtёrore ёshtё nga i ligu apo nga
pakujdesia?
- Tё shkojё tё pyes.
- Domethёnё vetё nuk mund ta kuptojё?
- Dhe nёse kupton diҫka nuk mund nuk mund tё jetё i
sigurtё. Edhe dikush qё ka eksperiencё shkon edhe pyet
dikё tjetёr. Unё pёr ҫdo ҫёshtje personale pyes. Zgjidhjen
time, dhe zgjidhja mё e mirё qoftё, e konsideroj
budallallёkun mё tё madh, kur bёhet fjalё pёr ҫёshtje
personale. Dhe nuk shkoj tek dikush qё e di se ҫfarё mё
qetёson por tek dikush qё nuk e di. Siҫ e dini, njё doktor
konsultohet edhe me doktorё tё tjerё kur nxjerrё njё
diagnozё tё vёshtirё, aq mё tepёr pёr njё student! Sado
njeri shpirtёror tё jesh, dhe sado ti sistemosh vetё me
rregull ҫёshtjet e tua, nuk mundet tё qetёsohet sepse
Perёndia do qё njeriu tё ndihmohet prej njeriut dhe tё
ndreqet prej njeriut. Perёndia i Tёrёmirё i rregullon nё njё
formё tё tillё qё njeriu tё pёrulet. Duhet qё tё shfaqёsh
mendimet dhe ngjarjet qё kalon tek ati shpirtёror, tё
kёshillohet dhe tё mos vendosё vetё pёr ҫёshtjet e vёshtira
dhe as tё pёrballojё i vetёm vёshtirёsitё qё kalon nё luftёn
e tij, duke bёrё prova me veten e tij, sepse ngasja do ta
ngatёrrojё dhe do ti shkaktojё probleme. Disa ia arrijnё ti
vendosin vetё vetes sё tyre rregulla. Kёto metoda janё
shumё tё rrezikshme.

Kush nuk ka at shpirtёror, qё tё kёshillohet gjatё jetёs


shpirtёrore, ngatёrrohet, lodhet, vonohet dhe me vёshtirёsi
mbёrrin nё destinacionin e tij. Nёse vendos vetё pёr problemet e
tij, sado i urtё qё tё jetё, meqenёse lёviz me vetbindje dhe krenari,
mbetet nё errёsirё. Ndёrsa, kushdo qё pёrulet me vetmohim dhe
shkon me besim tek ati shpirtёror dhe kёrkon mendimin e tij,
ndihmohet. Sepse Perёndia me siguri ndriҫon atin shpirtёror dhe i
jep pёrgjigjen e saktё. Ja se ҫfarё ndodh kur dikush vjen me
shpresёtari, me mendimin se ёshtё i shenjtё, ndёrsa unё jam pa
vlera, kam vёrejtur se ndiej njё tjetёrsim nё shpirt dhe ato ҫka i
them nuk janё fare tё miat. Nga kjo kuptoj qartё se ky njeri ka
ardhur me shpresёtari, dhe Perёndia, qё tё mos e padrejtёsojё, mё
jep kёtё gjendje tё mirё. Nё raste tё tilla, nёse bёhet fjalё pёr njё
ҫёshtje serioze, Perёndia tё njofton dhe ke mundёsi ti thuash se
ҫfarё do tё ndodh, kur do tё ndodh dhe si ta pёrballosh.

Nevojitet drejtues
nё jetёn shpirtёrorё

Gjёja mё e rёndёsishme nё ditёt tona ёshtё qё njerёzit tё


gjejnё njё at shpirtёror, tё rrёfehen, ti kenё besim dhe tё
kёshillohen. Nёse vendosin njё program me lutje dhe pak studim,
shkojnё nё kishё, kungohen, atёherё nuk kanё asgjё qё tё kenё
frikё nё jetё.

Shpirti duhet tё jetё nёn vёzhgimin e atit shpirtёror, qё tё


mos gabojё nё rrugёn e tij. P.sh. mund tё tё ndihmojё nё luftёn
shpirtёrore edhe studimi i librave shpirtёrore, por, nёse dikush
nuk ka drejtues shpirtёror, mund t’ju japёsh shpjegim personal
atyre ҫfarё lexon dhe mund tё ngatёrrohet. Ashtu si dikush shkon
diku me makinё dhe nuk e di mirё rrugёn, mund tё shikojё hartёn
por edhe qёndron edhe pyet qё tё mos marrё rrugё tё gabuar. P.sh
niset nga Athina qё tё shkojё nё Florinё. Ka me vete njё hartё qё e
shikon vazhdimisht, por gjithashtu pyet dhe nё ndonjё dyqan nёse
po ecёn nё rrugёn e duhur, nёse rruga ёshtё nё gjendje tё mirё,
sepse ka mundёsi tё kthejё nё njё kryqёzim tё gabuar dhe tё
pёrfundojё nё Kavallё apo nё ndonjё greminё dhe tё rrezikojё tё
vritet. Natyrisht mund tё pyesёsh, por nё rast se nuk merr rrugёn
e duhur qё tё tregojnё dhe nё fund pёrfundon nё vend tjetёr ose
nёse nuk ka kujdes pikat e rrezikshme atёherё do tё pёsojё ndonjё
tё keqe. Kushdo pra qё i tregon rrugёn dhe njёkohёsisht i thotё:
«kujdes, nё filan vend ka njё kthesё tё rrezikshme, dhe ka njё
greminё… », me kёtё gjё ai qё tё tregon rrugёn merr rrogёn e vet.
Dua tё them se e njёjta gjё duhet tё bёhet edhe nё jetёn shpirtёrore.
Ёshtё e domosdoshme qё besimtari tё ketё at shpirtёror qё ta
udhёzojё me kёshillat e tij dhe ta ndihmojё me misterin e rrёfimit.
Vetёm kёshtu mund tё jetojё jetё shpirtёrore ortodokse dhe tё jetё i
sigurtё se gjendet nё rrugёn e saktё.

Natyrisht atin shpirtёror duhet qё ta zgjedhёsh. Nuk do ti


besojё shpirtin e tij kujtdo. Ashtu si pёr shёndetin e trupit kёrkon
tё gjejё doktorё tё mirё, ashtu edhe pёr shёndetin e shpirtit do tё
kёrkojё njё at shpirtёror tё mirё dhe do tё shkojё tek ai, tek doktori
i shpirtrave, rregullisht.

Dёrgojini njerёzit tek ati shpirtёror

- Jerond, shumё herё njerёzit sapo shikojnё rraso fillojnё tё


na thonё dhimbjet e tyre, madje dhe rrёfehen. Cili duhet
tё jetё qёndrimi ynё ndaj tyre?
- Qё nё fillim, kur ju drejtohen pёr njё problem, ti pyesni:
«Keni at shpirtёror?». Edhe unё njerёzve qё vijnё tek
Kalivi tё mё pyesin pёr ndonjё ҫёshtje iu them: «Unё nuk
jam at shpirtёror, shkoni tek ati juaj shpirtёror dhe bёni
ҫfarё t’ju thotё ai». Njerёzit duhet tё pendohen dhe tё
kenё njё at shpirtёror tё rrёfehen, qё tё pritet dhe tё drejtat
e djallit. Tё dёgjojё njё murgeshё problemin e njё gruaje tё
vuajtur dhe mё pas ta dёrgojё tek njё at shpirtёror, kёtё e
kuptoj. Por jo tё vazhdojё bisedёn me tё. Ose nёse njё
grua nuk ёshtё e kёnaqur me atin e saj shpirtёror ose nuk
ka shkuar asnjёherё tё rrёfehet ose ёshtё e dёshpёruar, le
ta dёgjojё njё herё por pёrsёri ta dёrgojё tek ati shpirtёror
dhe ti thotё se ajo do tё lutet pёr tё.

Jo vetёm qё murgesha nuk ёshte e detyruar qё ti ndihmojё


nё kёtё formё, dmth. duke dёgjuar vazhdimisht problemet e tyre,
dhe mbi tё gjitha njerёzit nuk ndihmohen kёshtu. Sepse njeriu
pёson tre tjetёrsime: nga vetja e tij, nga tё tjerat dhe nga djalli.
Vijnё kёtu, gjejnё njё ngushёllim njerёzor, por sapo largohen nga
Manastiri dhe shkojnё nё shtёpi, i rikthehen pёrsёri gjendjes sё
mёparshme. Tё shkojnё tek ati shpirtёror edhe burrat edhe gratё.
Nuk ёshtё e saktё ti thonё problemet e tyre tek murgeshat. Sepse
mё pas thonё: «ia thashё, dhe tani jam nё rregull», qetёsojnё
gabimisht veten e tyre dhe nuk shkojnё tek ati shpirtёror. Kjo ёshtё
teknikё e djallit nё mёnyrё qё tё mos rrёfehen.

Duhet tё kuptoni se cili ёshtё misioni juaj si murgesha dhe tё


mos mendoni tё shkoni tё bёni gjoja misionarizёm, sepse nuk keni
kuptuar misionin murgjёror. Si murgj kemi pёr detyrё tё lutemi
pёr problemet e tё tjerёve, por nё asnjё mёnyrё nuk jemi tё
detyruar tё merremi me problemet e tyre. Kёtё gjё e ka pёr detyrё
ati shpirtёror dhe ёshtё dhe pёrgjegjёs pёr kёtё. Ai mund ti
vёzhgojё nga afёr dhe tё gjejё zgjidhje pёr problemet e tyre. Dmth
nevojitet punё pёr diҫka tё tillё. Kjo punё nuk ёshtё e murgjёve.
Prej nesh le tё kёrkojnё vetёm lutje. Le tё dёrgojnё ndonjё letёr me
emra, tё bёjmё ndonjё komboskinё.
Ati shpirtёror nga afёr

Ashtu siҫ kujdesesh qё doktori familjar tё jetё pranё tij


kёshtu duhet tё kujdeset qё edhe ati shpirtёror tё jetё pranё tij.
Doktori kur ndodhet pranё tё sёmurit, mund ta ndihmojё atё
shumё herё mё mirё se njё profesor universiteti – megjithёse
mund tё mos ketё shumё eksperiencё -, sepse mund ta ndjekё
sistematikisht dhe, nёse ёshtё e nevojshme, do ta dёrgojё tek
doktori pёrkatёs specialist. Mё bёri pёrshtypje kur isha nё
Sanatorium1 kjo gjё: Shumё pasanikё qё kishin tuberkulozё,
qёndronin nёpёr shtёpitё e tyre dhe shkonin profesor universiteti
qё tё bёnin terapinё. Por u duk se terapia nuk kishte asnjё rezultat,
sepse nuk mundeshin qё ti kontrollonin sistematikisht. Prandaj u
detyruan tё ndёrtonin nё Sanatorium reparte tё veҫanta, qё tё
mjekoheshin atje, nё mёnyrё qё tё kontrolloheshin sistematikisht.

Dua tё them se, ashtu si doktori kontrollon pacientin nga


afёr, kur e nёnshtron nё njё terapi tё caktuar, shikon nёse ilaҫet qё
i dha kanё efekt apo kanё efekte anёsore etj., dhe nё raport me kёtё
ose e shton ose e pakёson dozёn e ilaҫeve dhe pёr mё tepёr, nёse
ёshtё e nevojshme, mund tё ndryshojё dhe terapinё e tij, kёshtu
duhet qё edhe ati shpirtёror tё ndjekё nga afёr shpirtin, sepse me
kalimin e kohёs shfaq ndryshime dhe reagime tё ndryshme, tё cilat
nuk mund ti ndjekё nga larg qё ta ndihmojё rezultativisht. Njё
herё i thashё njё njeriu qё kishte njё ngasje: «Bёj kёtё dhe do tё
shikosh qё do ta kalosh problemin». Mё dёgjoi dhe e kalojё
problemin. Pas pak kohe kishte njё ngasje tjetёr krejt tё ndryshme,
e pёrballoi me tё njёjtёn mёnyrё dhe u mundua shumё! Mund tё
dёrgonte njё njeri ose njё letёr e bekuara, tё mё pyeste se ҫfarё tё
bёnte meqёnёse kishte njё vёshtirёsi tjetёr. Do ti jepja njё ilaҫ tjetёr,
dmth., njё kёshillё tjetёr. U vёshtirёsua tё mё pyeste sepse isha
1
Nё vitin 1966 Jerondi bёri nё Sanatorium njё operacion nё mushkёri, nga qё vuante nga sёmundjα e
bronkeve.
larg. Prandaj edhe unё nuk e kam zakon qё tё jap kёshilla, nёse
nuk e njoh mirё personin dhe tё kem njё komunikim tё ngushtё
me tё.

Ati shpirtёror nё familje

- Jerond, cilat libra mund tё ndihmojnё ҫiftet?


- Ajo ҫka ndihmon ҫiftet ёshtё qё tё mos justifikojё secili
veten e vet. Nёse justifikojnё veten e tyre, sado tё lexojnё
ҫdo libёr shpirtёror, nuk ndihmohen. Nёse kanё dёshirё,
kanё at shpirtёror dhe i binden, nuk do tё kenё probleme.
Nuk ka pёrparim nёse nuk ekziston albitri shpirtёror.

Gjёja mё e mira ёshtё qё ҫiftet tё kenё tё njёjtin at shpirtёror


dhe jo tjetёr at shpirtёror burri dhe tjetёr gruaja. Dy drunj, nёse i
gdhёndin dy marangozё, secili sipas mёnyrёs sё tij, nuk do tё
munden kurrё qё tё pёrputhen. Ndёrsa nёse kanё tё njёjtin at
shpirtёror, ati shpirtёror gdhёnd pjesёt qё janё tё panevojshme –
gabimet – e njёrit, gdhёnd dhe pjesёt e panevojshme dhe kёshtu
normalizohen vёshtirёsitё. Por nё ditёt tona, akoma edhe ҫiftet qё
jetojnё me jetё shpirtёrore, kanё etёr tё ndryshёm shpirtёrorё.
Shumё rrallё kanё qё tё dy tё njёjtin at shpirtёror, prandaj dhe nuk
ndihmohen. Kam parasysh shumё ҫifte qё shkonin mirё me njёri-
tjetrin por nuk kishin tё njёjtin at shpirtёror dhe janё ndarё. Dhe
akoma ҫifte tё tjera, qё ndёrsa nuk shkonin, ngaqё kishin tё njёjtё
at shpirtёror, jetuan harmonikisht.

Sigurisht, kur njё familje ka at shpirtёror tё njёjtё ёshtё


akoma mё mirё. Ati shpirtёror do ti dёgjojё tё gjithё dhe do tё gjej
zgjidhjen e duhur pёr ҫdo ҫёshtje. Njё herё do tё mundojё nёnёn
dhe herё tjetёr babanё, njё herё do tё flas me fёmijёt qё tё nxjerrё
njё pёrfundim nёse nuk nxjerrin pёrfundime nga ato ҫka i thonё
prindёrit. Nё rastin qё ҫifti ka probleme dhe fajin e ka p.sh.
bashkёshortja, mund tё thёrrasё bashkёshortin dhe ta kёshillojё se
si tё sillet ose tё kёrkojё nga ndonjё i afёrm apo i njohur qё tё
ndihmojё nё fshehtёsi.

Ndryshimi i atit shpirtёror

- Jerond, nёse dikush ndёrron atin shpirtёror pёr njё arsye


tё caktuar, duhet tё rrёfehet pёrsёri pёr mёkate qё ёshtё
rrёfyer?
- Mirё ёshtё qё tё informojё atin e ri shpirtёror, ashtu si
edhe i sёmuri kur ndryshon doktor i thotё pёrsёri
historikun e tij, nё mёnyrё qё doktori ta ndihmojё mё
mirё.
- Jerond, nёse dikush deshiron qё tё ndёrrojё at shpirtёror
dhe na pyet nёse ёshtё e saktё, ҫfarё duhet t’ju themi?
- Tё marrё bekim nga ati i tij shpirtёror. Nuk ёshtё mirё tё
ndёrrosh at shpirtёror pёr gjёra mё tё vogla. Njё ndёrtesё
nuk do tё bёhet kurrё e saktё, nёse ndёrrohen
vazhdimisht inxhinierёt dhe muratorёt.

Mё parё njerёzit shkonin tek Jerondёt qё t’ ju kёrkonin


kёshilla pёr ҫёshtje qё ju interesonte qё tё gjenin zgjidhje. Sot nuk
shkojnё qё tё kёrkojnё kёshilla, por qё tё justifikojnё veten e tyre
ose pёr tё thёnё qё u kёshilluan me filan Jerond. «Shkova tek filani
dhe filani, pyeta dhe at Paisin pёr kёtё ҫёshtje», thotё, ndёrkohё qё
unё mund ta kem qortuar ose mund tё ketё ardhur deri tek porta
dhe tё mos ketё trokitur fare! Kёshtu pёrfundojnё tё shkojnё nga
njёri ati shpirtёror nё tjetrin, pa pasur njё at shpirtёror tё
qёndrueshёm dhe kёshtu ngatёrrohen.
Tё tjerё pёrsёri kur bёjnё njё gabim dhe nuk shkojnё tia
thonё atit tё tyre shpirtёror, por shkojnё dhe ia thonё njё ati tjetёr
shpirtёror, qё tё mos humbin dinjitetin e tyre. Pas pak kohe bёjnё
tё njёjtin gabim dhe ia thonё njё tjetri, dhe kёshtu me radhё, dhe
pёrfundimisht paraqiten tek ati shpirtёror duke i thёnё qё e bёnё
njё herё, tek tjetri njё herё, dhe kёshtu vazhdojnё tё gabojnё dhe
mbeten tё pandrequr.

Ekzistojnё dhe disa, kam vёnё re, qё shmangen tё thonё


diҫka tek ati shpirtёror, mёgjithёse e dinё qё do ti ndihmojё dhe
nuk bёhet fjalё qё do ta pёrhap tek tё njohurit e tij, qё nuk mundet
qё ti ndihmojё dhe qё do ta thotё me siguri edhe tek tё tjerё. Mё
kujtohet, kur akoma isha murg nё provё nё Manastir2, kishte
ardhur dikush qё tё murgjёrojё. Qёndroi pёr njё farё kohe dhe
pastaj mendote tё largohej. Nuk shkoi tek Igumeni i manastirit apo
tek ndonjё at shpirtёror por ia tha njё punёtori nga Jerisoja, qё
punonte nё manastir. Ndodhesha edhe unё atje pranё kur ia
thoshte, po pastroja qep jashtё kuzhinёs. Filloi ti rrёfehesh me zё tё
lartё rreth dy metra larg meje. «Jam penduar qё u jam bёrё murg».
«E provova dy vjetё». «Mirё, por pёrse nuk ike mё shpejtё?». «Nuk
ika». «U bёre murg pa dёshirёn tёnde?». «Jo, doja edhe unё».
«Dakord por ja the kёto Igumenit?». «Jo», iu pёrgjigj. «Ҫfarё do tё
fitosh tani qё mi thua mua?», i thotё. I kishte thёnё gjithё historinё
e tij. E shikoni? Igumenit qё duhet tia thoshte, qё ta ndihmonte,
nuk ia tha dhe shkoi tё rrёfehej tek punёtori. Dhe ai nё vazhdim do
ta thoshte nё kafene nё Jeriso nё fundjavё, qё tё qeshnin, dhe do ta
pёrhapte nё gjithё fshatin. Dhe tё thuash se ishte ndonjё i mangёt?
A e dini se sa gjuhё dinte? Greqishten e vjetёr e dinte me
pёrpikmёri.

2
Nё Manastirin e Hirshёm Esfigmenu, 1953-1956.
- Jerond, a mundet njё laik tё pyes pёr njё problem apo pёr
njё ngasje njё vёlla shpirtёror nёse ati i tij shpirtёror
mungon?
- Nuk mund ti telefonojё atit tё tij shpirtёror? Vёllai i
krishterё disa herё mund ta ndihmojё dhe herё tё tjera
nuk mundet ose, megjithё predispozitёn e tij pozitive, ka
mundёsi madje dhe ta dёmtojё. Nё njё rast tё nevojshёm
me njё telefonatё gjёrat rregullohen. Dhe nё rast se nuk
mund tё komunikojё me atin shpirtёror dhe bёhet fjalё
pёr diҫka serioze dhe emergjente, le tё pyes njё at tjetёr
shpirtёror. Mirё do tё ishte qё ta ketё pyetur qё mё parё se
tek cili at shpirtёror mund tё kёshillohet nё rast tё tillё, nё
mёnyrё qё tё shkojё tek dikush qё ka tё njёjtёn frymё.
Sepse ҫdo inxhinier ka planin e tij personal. Mund tё jenё
pozitive qё tё dyja planet por sido qё tё jetё janё tё
ndryshme.
KAPITULLI 2

Pёr njё rrёfim tё saktё

Ta lidhim plagёn tonё


- Jerond,po kur gjatё luftёs sime shpirtёrore mё hyn frika?
- Mos ki frikё. Luftё ёshtё dhe normalisht do kemi edhe
plagosje. Kёto plagё me anё tё rrёfimit shёrohen. Siҫ e
dini, ushtarёt nё luftё, kur plagosen nё njё betejё, shkojnё
menjёherё tek doktori, lidhin plagёn dhe vazhdojnё tё
luftojnё me sedёr. Gjithashtu pёrfitojnё edhe pёrvojё nga
plagosjet dhe ruhen me mё shumё kujdes qё tё mos
plagosen pёrsёri. Kёshtu edhe ne, kur plagosemi gjatё
luftёs sonё shpirtёrore, nuk duhet tё frikёsohemi, por
duhet tё vrapojmё tek doktori – tek ati shpirtёror -, ti
tregojmё plagёn tonё, tё shёrohemi shpirtёrisht, dhe tё
vazhdojmё pёrsёri «luftёn e mirё»3. Nuk ёshtё mirё qё tё
mos kёrkojmё armiqtё e tmerrshёm tё shpirtit, pasionet,
dhe tё mos pёrpiqemi qё ti zhdukim.
- Jerond, disa nuk shkojnё tё rrёfehen nga sedra. «Pёrderisa
mund tё bёj pёrsёri tё njёjtin gabim, thonё, pёrse tё shkoj
tё rrёfehem? Qё tё tallem me priftin?».
- Kjo nuk ёshtё e drejtё! Ёshtё sikur tё thotё njё ushtar kur
plagoset: «Pёrderisa lufta nuk ka mbaruar dhe mund tё
plagosem pёrsёri, pёrse duhet ta lidh plagёn?». Por nёse
nuk e lidh do tё vdesё nga hemoragjia. Mund tё mos
shkojё nga sedra qё tё rrёfehen por nё fund do tё
shkatёrrohen. Siҫ e dini djalli shfrytёzon dhe hiret. Nёse

3
1 Tim. 6, 12.
nuk pastrojmё me anё tё rrёfimit shpirtin tonё, kur biem
dhe mёkatojmё, me mendimin se do tё mёkatojmё
pёrsёri, iu shtojmё papastёrti plagёve tё vjetra dhe mё pas
do jetё shumё e vёshtirё qё tё pastrohen.

Nevoja pёr rrёfim

- Jerond, Oshёnar Mark Asketi thotё: «Ai qё rrёfehet me


vetёdije tek Perёndia nuk rrёfehet duke i numёruar
gabimet e tij, por me durimin e dhimbjeve qё u largohen4.
Ҫfarё do tё thotё me kёtё?
- Duhet qё tё bёhen dhe njёra edhe tjetra. Besimtari rrёfehet
tek ati shpirtёror, gjithashtu rrёfehet edhe para lutjes tek
Perёndia mё pёrulёsi, duke zhveshur veten e vet:
«Perёndia im, gabova, jam kёshtu dhe kёshtu».
Njёkohёsisht pranon edhe dhimbjet qё veprojnё si ilaҫ.
Shenjtori nuk thotё qё tё mos bёsh rrёfimin e parё apo tё
dytё, por vetёm tё durosh trishtimet e dhimbjet. ҫfarё do
tё thotё «rrёfehem?». Nuk do tё thotё «Pohoj jashtё vetes
ato ҫka kam Brenda shpirtit»? Nёse brenda teje qёndron
pushtetshёm psalmi «lavdёroni Zotin»5, dmth. lavdёron
Perёndinё. Nёse ke gjёra negative, rrёfen mёkatet e tua.
- Jerond, kur dikush shkon pёr herё tё parё tё rrёfehet
duhet ti thotё atit shpirtёror pёr gjithё jetёn e tij tё
mёparshme?
- Herёn e parё do bёjё njё rrёfim tё pёrgjithshёm. Ashtu si
edhe i sёmuri, kur futet nё spital, jep historikun e tij, p.sh.
thotё: «kisha njё problem me mushkёritё por tani e kam
kaluar, jam operuar njё herё me narkozё tё tё gjithё trupit
apo me narkozё vendore etj.», kёshtu edhe kur dikush

4
Shih Oshёnar Mark Asketi, Filokalia e Etёrve Niptikё, vёll 1, faq. 120.
5
Shih. Psalm. 106, 1.
rrёfehet pёr herё tё parё le tё pёrpiqet ti thotё atit
shpirtёror hollёsi nga jeta e tij, dhe ai do tё gjejё plagёn qё
ta shёrojё. Shpesh herё, njё goditjeje qё nuk i jep rёndёsi,
mё vonё shfaqen pasojat. Sigurisht, kur do tё shkojё pёr
herё tё parё tek ati shpirtёror, do ti thotё, le tё supozojmё,
njёqind mёkate. Herёn e dytё do tё ketё njёqind e dhjetё,
sepse do ta luftojё djalli mё shumё, ngaqё u rrёfye dhe i
prishi punё. Herёn e tretё njёqind e pesdhjetё, por mё pas
numri do tё pakёsohet vazhdimisht, deri sa do tё shkojё
dhe do tё ketё gjithnjё e mё pak mёkate.

Rrёfimi i saktё
- Pёrse disa herё, ndёrsa na kontrollon ndёrgjegja, nuk
bёjmё pёrpjekjen e duhur qё tё ndreqemi?
- Diҫka e tillё mund tё ndodhё dhe nga ndonjё goditje
shpirtёrore. Nёse dikush ёshtё i frikёsuar nga njё ngasje,
do qё tё luftojё, por nuk ka dёshirё, nuk ka fuqi
shpirtёrore. Atёherё duhet tё rregullohet shpirtёrisht
duke u rrёfyer. Me anё tё rrёfimit ngushёllohet, bindet
dhe gjen pёrsёri me Hirin e Perёndisё kurajon pёr
pёrpjekje. Nёse nuk sistemohet shpirtёrisht, mund ti vijё
tjetёr ngasje, kёshtu qё, ashtu siҫ ёshtё i dёshpёruar,
goditet akoma mё shumё, e mbysin mendimet, humbet
shpresёn dhe nё vazhdim nuk mundet tё luftojё.
- Dhe nёse kjo ndodh shpesh?
- Nёse ndodh shpesh, duhet qё tё sistemohet shpesh, tia
hap zemrёn atit shpirtёror qё tё marrё kurajo. Kur
sistemohet, duhet ta ndez motorrin, tё luftojё me sedёr
dhe intensivisht, qё ta bёjё zap tё ligun.
- Jerond, kur nuk e shikoj tё nevojshme pёr tu rrёfyer, kush
e ka fajin?
- Mos ndoshta nuk e kontrollon veten tёnde? Rrёfimi ёshtё
mister. Thjeshtё tё shkosh tё thuash mёkatet e tua. Pёrse,
ҫfarё mendon? Kёmbёngul pak! Egoizёm nuk ke? Pse unё
ҫfarё shkoj dhe rrёfej? «U nxeha, gjykova…» dhe ati
shpirtёror mё lexon lutjen e faljes. Por kanё edhe mёkatet
e vogla peshё. Kur shkoja tek At Tihoni6 qё tё rrёfehem,
nuk kisha diҫka tё rёndёsishme ti thosha dhe mё thoshte:
«Rёrё, biri im, rёrё»! Mёkatet e vogla mblidhen dhe bёjnё
njё pirg tё madh rёre, por i cili pirg ёshtё shumё mё i
rёndё se njё gur i madh. Dikush qё ka bёrё njё mёkat tё
madh, e mendon vazhdimisht, pendohet dhe pёrulet. Ti
ke shumё mёkate tё vogla. Por nёse analizon kushtet me
tё cilat ti u rrite dhe kushtet me tё cilat u rrit dikush tjetёr,
do tё kuptosh se je mё i keq se ai. Gjithashtu tё pёrpiqesh
qё gjatё rrёfimit tё jesh konkretё. Nuk ёshtё e
mjaftueshme qё tё thuash p.sh. «Kam smirё, kam nerva
etj.», por duhet tё thotё ngjarjet konkrete qё lidhen me to
nё mёnyrё qё tё ndihmohet. Kur bёhet fjalё pёr diҫka tё
madhe, si pёrshembull dinakёria, duhet tё thotё se si
mendoi dhe se si veproi sepse pёrndryshe tall Krishtin.
Nёse nuk pohon tё vёrtetёn tek ati shpirtёror, nuk i
zbulon gabimin, qё tё mund ta ndihmojё, dёmtohet, ashtu
si edhe i sёmuri dёmton shёndetin e tij, kur fsheh
problemin e tij nga doktori. Ndёrsa kur shfaq veten e tij
ashtu siҫ ёshtё, atёherё ati shpirtёror mund ta njoh mё
mirё dhe ta ndihmojё mё mirё.

Nё rastin qё dikush padrejtёson ose plagos me sjelljen e tij


dikё tjetёr, mё parё duhet tё shkojё ti kёrkojё falje me pёrulёsi, tё
pajtohet me tё, dhe mё pas tё shkojё tё rrёfejё gabimin tek ati
shpirtёror, qё tё marrё faljen. Kёshtu vjen edhe Hiri i Perёndisё.

6
Shih Jerond Paisi nga Mali i Shenjtё, Etёr nga Mali i Shenjtё, faq. 15-40.
Nёse thjeshtё rrёfen gabimin e tij tek ati shpirtёror, pa i kёrkuar
mё parё falje njeriut qё plagosi, nuk mundet tё qetёsohet shpirti i
tij, sepse nuk pёrulet. Vetёm nёse njeriu qё plagosi nuk jeton ose
nuk mund ta gjejё se ku ndodhet sepse ndryshoi banesё dhe nuk e
di adresёn e tij, qё ti kёrkojё, qoftё edhe me shkrim falje, por ama
ka dёshirё qё ta bёjё, atёherё Perёndia e fal sepse shikon sepse e
dёshiron me tё vёrtetё kёtё gjё.

- Jerond, nёse kёrkojmё falje dhe nuk na fal?


- Atёherё tё lutemi qё Perёndia tё zbusё zemrёn e tij. Por ka
mundёsi qё Perёndia tё mos e zbusё zemrёn e tij, sepse
nёse na fal, mund tё bёjmё pёrsёri tё njёjtin gabim.
- Jerond, nёse bёn njё mёkat shumё serioz, mundet qё tё
mos e rrёfeje menjёherё?
- Pёrse tё mos e rrёfejё? Tё thartohet? Sa mё tepёr mban
diҫka tё prishur aq mё tepёr prishet. Pёrse tё lёrё tё
kalojnё njё apo dy muaj, qё tё shkojё ta rrёfeje tek ati
shpirtёror? Le tё shkojё sa mё shpejtё. Nёse ka njё plagё tё
hapur, do pres tё kaloj njё muaj, qё ta shёrojё? As mos tё
pres qё ati shpirtёror tё ketё mё tepёr kohё dhe lehtёsi.
Njё gabim tё tillё e thotё menjёherё tak-tak, dhe kur ati
shpirtёror tё ketё mё tepёr kohё, le tё shkojё tё bisedojё
etj.

Nuk duhet shumё kohё, qё tё kem njё ikonё tё vetes time.


Kur ndёrgjegja funksionon nё rregull, mundesh qё tё kesh njё
ikonё tё gjendjes tёnde. Nё rastin qё brenda tij ёshtё i ngatёrruar,
mund tё pёrshkruajё shumё pa dhёnё njё figurё tё qartё tё
gjendjes sё tij. Shoh shumё njerёz qё bёjnё raporte nё fletore tё
shumta, njёzet-trishjetё faqe raporte me shkronja tё vogla, dhe disa
faqe pas me postshёnime… Tё gjitha kёto qё shkruajnё, do tё
kishin mundёsi ti pёrmblidhnin nё njё faqe.
Ato qё na lehtёsojnё nё rrёfimin tonё

rёndojnё ndёrgjegjen

- Jerond, nёse gjatё rrёfimit nuk ndjen dhimbjen qё ndiente


kur bёri mёkatin, do tё thotё qё nuk ёshtё penduar me tё
vёrtetё?
- Nёse ka kaluar kohё qё prej momentit qё ka bёrё mёkatin,
plaga bёhet mё mirё, prandaj dhe nuk ndien tё njёjtёn
dhimbje. Ajo ҫka duhet tё ketё kujdes ёshtё qё tё mos
justifikojё veten gjatё rrёfimit. Unё, kur shkoj tё rrёfehem
dhe them p.sh. «u nevrikosa» - megjithёse mund tё jepja
dhe njё pёllёmbё -, nuk e pёrmend kёtё gjё, nё mёnyrё qё
ati shpirtёror tё mos mё lehtёsojё. Kush rrёfehet dhe
justifikon veten e tij, nuk ka qetёsi shpirtёrore, sado i
pandёrgjegjshёm qoftё. Justifikimet dhe lehtёsitё qё
pёrdor gjatё rrёfimit i bёhen peshё nё ndёrgjegje. Ndёrsa
kushdo qё e tepron me gabimet e tij, sepse ka ndёrgjegje
tё ndjeshme, dhe pranon dhe njё “dёnim” mё tё madh
nga ati i tij shpirtёror, ndien ngazёllim tё pashprehshёm.
Ka njerёz tё cilёt kur vjedhin njё kokёrr rrush p.sh.,
ndihen se kanё vjedhur kosha tё tёrё me rrush dhe
mendojnё vazhdimisht gabimin e tyre. Nuk flenё pёr
gjithё natёn derisa ta rrёfejnё. Ka edhe tё tjerё tё cilёt
ndёrsa kanё vjedhur kosha tё tёrё me rrush, justifikojnё
veten e tyre duke thёnё se vodhёn vetёm njё vesh rrush.
Ata qё jo vetёm nuk e justifikojnё gabimin e tyre por
madje zmadhojnё gabimin mё tё vogёl dhe mёrziten e
vuajnё shumё pёr kёtё parregullsi qё bёjnё, e dini se ҫfarё
ngushёllimi shpirtёror qё ndiejnё? Kёtu shikon drejtёsinё
hyjnore, se si Perёndia i Mirё shpёrblen.

Kam vёnё re se ata qё zbulojnё gabimet e tyre me pёrulёsi


tek ati shpirtёror dhe turpёrohen, shkёlqejnё, sepse pranojnё Hirin
e Perёndisё. Njё ushtarak i ҫmobilizuar mё tregoi me shumё
dhimbje se ҫfarё kishtё bёrё kur ishte tetё vjeҫ. Kishte marrё njё
top nga njё fёmijё pёr njё natё – ditёn tjetёr ia dha – dhe qante,
sepse e mёrziti. Kur u lirua, kёrkoi tё gjithё ata qё kishte mёrzitur
dhe trishtuar, kur ishte akoma nё detyrё – megjithёse kryente
detyrat e postit tё tij -, dhe iu kёrkoi falje! Mё bёri pёrshtypje! Ia
ngarkonte tё gjitha vetes sё tij. Tani jeton nё njё fshat dhe tё gjitha
paratё i jep lёmoshё. Kujdeset dhe pёr nёnёn e tij tё moshuar, e cila
pёr nёntёdhjetё e pesё vjetё dergjet nё krevat, meqenёse shikon
trupin e saj, kur pёrkujdeset, e mundon mendimi. «Nёse Hami qё
pa lakuriqёsinё e atit tё tij u dёnua7, thotё, atёherё unё…». Qante
vazhdimisht. Fytyra e tij ishte ndryshuar. Sa shumё gjёra mёsova
nga vuajtjet e tij!

- Jerond, mundet qё duke zmadhuar gabimet dikush tё


tregojё punёn e tij tё hollёsishme?
- Ajo ёshtё tjetёr gjё, atёherё krenohet nga pёrulёsia.

Pas rrёfimit
- Jerond, pas pendimit justifikohet tё ndiesh barrё?
- Pёrse tё ndihesh i rёnduar? Me njё rrёfim tё saktё fshihen
gjithё tё kaluarat. Hapen defter tё rinj. Vjen Hiri i
Perёndisё dhe njeriu ndryshon rrёnjёsisht. Humbet
tronditja, egёrsia, ankthi dhe vjen paqja, qetёsia. Kjo ёshtё
kaq e ndjeshme nga jashtё, saqё u them disave tё
fotografohen pёrpara dhe pas rrёfimit, qё tё kuptojnё vetё
ndryshimin sepse nё fytyrё pikturohet gjendja e
7
Shih Gjen. 9, 20-27.
brendshme shpirtёrore. Misteret e kishёs bёjnё mrekulli.
Sa mё shumё i afrohesh Perёndinjeriut Jisu Krisht,
hyjnizohesh, dhe ёshtё logjike tё shkёlqesh nga Hiri
hyjnor.
- Jerond, kjo do tё thotё qё pas njё rrёfimi tё sinqertё ndien
menjёherё gёzim?
- Jo gjithmonё. Mund tё mos ndiesh menjёherё gёzim, por
ngadalё-ngadalё lind brenda teje gёzimi. Pas rrёfimit
duhet tё bёsh njё rivlerёsim me vetёdije. Tё ndihesh ashtu
siҫ ndihet dikush qё ka njё borxh tё madh qё i falet, dhe
nga sedra ndien njё mirёnjohje tё madhe dhe detyrim
ndaj bamirёsit tё tij. Tё falenderosh Perёndinё por
njёkohёsisht tё jetosh atё qё thotё psalmisti: « Ja, unё jam
mbruajtur nё paudhёsi, dhe nёna ime mё ka lindur nё
mёkat»8, qё pёrqёndrimi tё mos largohet dhe bёn pёrseri
tё njёjtat gabime.
- Jerond, lexova diku se demonёt do tё na mundojnё nё
jetёn tjetёr qoftё edhe pёr njё mёkat qё nuk rrёfyem.
- Shiko, kur njeriu pendohet dhe i thotё atit shpirtёror
gjithҫka qё mban mend, pa u munduar qё tё fsheh diҫka,
gjithҫka ka mbaruar, demonёt nuk kanё asnjё pushtet mbi
tё. Por nё rast se me dijeninё e tij disa mёkate nuk i rrёfen,
do tё mundohet nё jetёn tjetёr pёr ato.
- Jerond, nёse rrёfehesh pёr mёkatet e rinisё dhe kur i
mendon ato tё mundojnё akoma, ёshtё pёrballim si saktё?
- Nёse ndien vuajtje nё shpirt pёr mёkatet e rinisё dhe i
rrёfen, nuk ka arsye tё vuajё sepse Perёndia qё nga
momenti qё i rrёfeu ia fali mёkatet. Qё nga ky ҫast nuk
duhet tё ngacmojё tё shkuarёn e tij, sidomos kur bёhet
fjalё pёr mёkate trupore, sepse mund tё dёmtohet.
Pёrshembull gjatё luftёs bie njё bombё pranё njё ushtari,
8
Psalm. 50, 5.
por e shpёton Perёndia dhe nuk shpёrthen. Kur lufta
mbaroi ushtari shkon dhe gjen bombёn qё nuk shpёrtheu
dhe fillon ta shikojё, pёrfundimisht shpёrthen duke e
vrarё nё kohё paqeje.

Besnikёria ndaj atit shpirtёror

- Jerond, nёse dikush mёrzitet shumё sepse e qortoi ati


shpirtёror pёr njё gabim, dhe bie nё depresion, kjo gjё a
fsheh brenda saj egoizёm?
- Sigurisht, brenda tij ty reagim ka edhe egoizёm. Nёse
mёrzitet mё Zotin atёherё do tё gjej ngushёllim, do tё ketё
edhe pёrparim sepse do tё pёrpiqet qё tё mos e bёjё
pёrsёri. Duhet qё atit shpirtёror ti thotё vёshtirёsitё,
mendimet, rёniet dhe tё pranojё me gёzim sjelljen e butё
por edhe tё ashpёr tё atit shpirtёror, sepse gjithҫka qё
bёhet, bёhet me dashuri dhe interes pёr pёrparimin e
shpirtit tё tij.
- Jerond, po nёse nuk e pranoj qortimin apo vёrejtjen?
- Nёse nuk e pranon do tё mbetesh e pandreqshme. Tё
gjithё ata qё nuk pranojnё qortime as nga njerёzit qё i
duan, ngelen drunj tё shtrembёr dhe vetshkatёrrohen
shpirtёrisht. Ashtu si edhe dёrrasat qё nuk mund tё
kalojnё nё planin e marangozit, qё nё vazhdim tё bёhen
mobilje, pёrfundojnё nё betonё dhe nёpёr shkallёt dhe
hidhen dhe bёhen gjithё llaҫ, derisa arrijnё nё zjarr,
kёshtu edhe ata nё fund shkatёrrohen.
- Jerond, nёse nuk bie dakord me njё ҫёshtje me atin
shpirtёror, ҫfarё duhet tё bёjё?
- Ti thotё me thjeshtёsi dhe pёrulёsi mendimin e tij.
Sigurisht duhet shumё kujdes kur zgjedhim atin
shpirtёror, qё tё kesh mundёsi tё kesh besim dhe tё
pranosh udhёzimin e tij.
- Jerond, ia vlen tё kёmbngulёsh nё mendimin tёnd kur
shikon se ati shpirtёror mbёshtet diҫka tё ndryshme?
- Jo, sepse nuk e di se ҫfarё fshihet pas asaj qё ai mendon se
nuk ёshtё e saktё. Pёrshembull qё tё kuptojё dikush se
ҫfarё fshihet pas njё vepre tё atit shpirtёror, ati shpirtёror
ndoshta duhet ti thotё rrёfimin e dikujt tjetёr. A lejohet qё
tё thotё rrёfimin e dikujt tjetёr? Sigurisht qё jo. Le tё
supozojmё se ka lёnё takim tё takojё atin shpirtёror nё njё
orё tё caktuar, por nё atё moment shkon dhe dikush tjetёr
qё ka mendim qё tё vras veten dhe ati shpirtёror takon
mё parё atё. Kёshtu qё mendon: «Pranoi mё parё atё,
ndёrsa mua nuk mё jep rёndёsi». Por si ti thotё ati
shpirtёror se ai mendon tё vras veten? Nёse i shpjegon
atёherё shkatёrron personin tjetёr. Ndёrsa nёse ai
skandaliset dhe var turinjtё, nuk ёshtё ndonjё e keqe e
madhe. Njё herё kёshtu u skandalizuan disa qё kishin
ardhur tek Kalivi. Bёhesh fjalё pёr dikё qё e kishin bindur
me shumё vёshtirёsi tё afёrmit e tij tё vinte tё bisedonte
dhe e prita me gёzim tё madh. E pёrqafova, i dhashё njё
komboskin dhe ikona. Tё tjerёt u keqkuptuan. «Jerondi
neve nuk na dha rёndёsi fare». Ai i shkreti ishte
plangprishёs dhe dija me hollёsi pёr jetёn e tij. Kur u
largua nga Kalivi ishte tjetёr njeri. Njё mijё herё le tё
skandalizohen tё tjerёt. Nuk ka mundёsi qё tё qetёsosh
njёrin me shpjegime dhe tjetrin ta shkatёrrosh.

Komunikimi i saktё me atin shpirtёror


Njё njeri shpirtёror kur do qё tё ndihmojё dikё, pёrpiqet qё
ta lidh me Krishtin dhe jo me veten e tij. Kur arrin ta lidh me
Krishtin dhe ai pёrpiqet duke pasur si shembull Krishtin atёherё
gёzohet. Nё kёtё pikё edhe njёri edhe tjetri merr shpёrblimin e tij
dhe gjёrat ecin normalisht. Nё rastin qё njeriu pёrpiqet qё tё
kёnaqё atё qё pёrpiqet qё ta lidh me Krishtin, dmth. nёse njё
veprim i tij do tё mёrzis apo do tё kёnaq atё, dhe nuk kupton se
Krishti e shikon kёtё veprim, atёherё as njeriun qё e ndihmon nuk
kёnaq por as edhe Krishtin, mbi tё gjitha as ai vetё nuk ka dobi
sepse nuk pranon ndihmё hyjnore. Dmth. as ati shpirtёror as edhe
Krishti nuk gёzohen pёr kёtё qё bёn, por as edhe ai vetё nuk
ndihmohet, tё pёrballojё njё vёshtirёsi. Le tё supozojmё se njё
motёr shpirtёrore psal dhe mendon: «Vallё a psal bukur? Do ti
bёhet qejfi Igumenes?». Nё kёtё rast ajo nuk ka dobi, nuk
ndihmohet. Ndёrsa nёse psal pёr Krishtin, gjёrat ecin rregullisht,
do tё psal edhe mirё por edhe do tё kёnaq edhe Igumenen.

- Jerond, nёse dikush nuk kupton saktё atё ҫka i tha ati
shpirtёror, ka faj?
- Shiko, nёse nuk kuptoi sepse kishte njё dёshirё dhe
mendja e tij ndodhej atje, ka faj. Disa njerёz dёshirёn e
tyre e bёjnё dёshirё tё Perёndisё. Pёrshembull ndёrkohё
qё pyet dikush atin shpirtёror pёr njё problem dhe ka nё
mendje zgjidhjen qё deshiron dhe e qetёson. Ati
shpirtёror i thotё atё qё duhet tё bёjё dhe konstaton se
ёshtё ajo qё donte dhe ai, dhe e bёn me dёshirё duke
menduar se nё kёtё mёnyrё bёn bindje. Dhe nёse mё vonё
ati shpirtёror i thotё «Pёrse veprove kёshtu?», i pёrgjigjet:
«kёshtu nuk mё the tё veproj?».

Duhet tё kemi parasysh se disa herё ato qё na thotё ati


shpirtёror nuk duhet ti marrim fjalё pёr fjalё. Mundet tё jetё
mёnyrё tё shprehuri. Do t’ju them njё shembull qё tё kuptoni. Njё
profesore dyzet e pesё vjeҫare e cila kishte edhe fёmijё, ishte
dhёnё trupёrsisht me njё nxёnёsin e saj gjashtёmbёdhjetё vjeҫar.
Nxёnёsi nё vazhdim iku nga shtёpia e tij dhe bashkёjetonte me
mёsuesen. Kur babai i tij erdhi tek Kalivi dhe mё tregoi kёtё
problem, tё veprojё ashtu si ti thotё ati i tij shpirtёror, i thashё.
Shkoi tek ati shpirtёror dhe erdhi pёrsёri tek unё. Atё ditё kishin
ardhur tё mё vizitonin disa Eksarkё nga Patriarkana9, dhe nuk
kisha kohё tё bisedoja me tё dhe i thashё: «Tё veprosh ashtu siҫ tё
tha ati yt shpirtёror». Ai nuk u largua – dhe fatmirёsisht qё nuk
iku dhe kёmbnguli e mё priti. Sapo gjeta pak kohё e takova pёr
pak dhe mё tha: «Jerond, vendosa qё ta vras atё grua sepse kёshtu
mё tha ati shpirtёror». «Prit, i thashё, ҫfarё tё tha konkretisht ati yt
shpirtёror?». «Mё tha: “Ajo grua ёshtё pёr tu vrarё”». Ati
shpirtёror e kishte thёnё si shprehje, «ajo grua ёshtё pёr tu vrarё»,
dhe jo qё ta vriste! Qё atёherё nuk i them asnjёrit: «tё veprosh
ashtu siҫ tё tha ati shpirtёror», por pyes ҫfarё tё tha ati shpirtёror…

- Jerond, mund tё kёrkosh ndihmё prej atit shpirtёor dhe


njёkohёsisht tё propozosh dhe zgjidhjen e problemit qё
ke?
- Nёse e bёn kёtё, atёherё ҫfarё ndihme kёrkon? Ёshtё tjetёr
gjё ti thuash atit shpirtёror se ҫfarё mendon se mund ta
ndihmojё – kjo ёshtё e detyrueshme – dhe ёshtё tjetёr gjё
tё kёmbngulё qё mendimi i tij ёshtё i saktё. Nё kёtё rast
njeriu nuk ecёn pёrpara. Ёshtё sikur tё shkojё tek doktori
dhe ti thotё: «Mё jep kёtё ilaҫ». I sёmuri duhet ta dёgjojё
doktorin, nuk do ti tregojё se ҫfarё ilaҫi duhet tё marrё.
Kёtu nuk bёhet fjalё nёse ke oreks apo jo, ashtu siҫ ndodh
me ushqimet dhe ёmbёlsirat, qё tё thuash: «Dua bakllava
ose dua kadaif». Doktori i jep ilaҫet nё varёsi me
sёmundjen qё ka secili.

9
Pёrfaqёsues tё Patriarkanёs.
KAPITULLI 3
Doktori shpirtёror

Nevoja pёr etёr tё mirё shpirtёror

Njerёzit e sotёm janё tё lodhur, tё trullosur dhe tё errёsuar


nga mёkati dhe egoizmi. Prandaj ёshtё nevoja pёr etёr shpirtёrorё
tё mirё dhe me pёrvojё, qё do t’ju afrohen njerёzve me thjeshtёsi
dhe me dashuri tё vёrtetё dhe ti udhёzojnё me dallim qё tё
paqёsohen. Nёse nuk do tё kemi etёr shpirtёrorё atёherё do tё
zbrazen kishat dhe do tё mbushen psikiatritё, burgjet dhe spitalet.
Njerёzit duhet tё kuptojnё se vuajnё, se janё larg Perёndisё, tё
pendohen dhe tё rrёfejnё me pёrulёsi mёkatet e tyre.

Puna e atit shpirtёror ёshtё punё e brendshme. Nuk ekziston


doktor mё i lartё se sa ati shpirtёror dhe me njё pёrvojё qё
frymёzon besim me shenjtёrinё e tij, dhe largon prej shpirtrave tё
brishtё tё Perёndisё djallin dhe shёron shpirtra dhe trupa pa ilaҫe,
me Hirin e Perёndisё.

Ati shpirtёror, kur ka ndriҫim hyjnor, frymё Perёndie,


kupton dhe dallon gjendje tё ndryshme, dhe ka mundёsi qё t’ju
japё udhёzime tё sakta shpirtrave. Mirё do ishte qё tё mos merrej
me gjёra tё tjera, nё mёnyrё qё tё mundtte tё dispononte kohёn e
duhur pёr ҫdo njeri dhe tё kryente punёn e tij siҫ duhet.
Pёrndryshe do tё pёsoj atё ҫka pёson edhe njё kirurg i cili kur ҫdo
ditё bёn operacione tё shumta, lodhet dhe normalisht nuk do tё
ketё njёjtat rezultate nё punёn. Por edhe ai qё rrёfehet nuk duhet
tё harxhojё kohёn e atit shpirtёror pёr ҫёshtje qё mund tё pyes tё
tjerё, p.sh. cilёn shtёpi tё marrё me qera apo nё cilin kurs ti dёrgojё
fёmijёt etj..
Gjatё rrёfimit provohet edhe ai qё rrёfehet por edhe ati
shpirtёror. Kёtu duhet tё pёrmendim se liria shpirtёrorё ndihmon
nё masё tё madhe nё drejtimin shpirtёror tё shpirtit. Dmth. ati
shpirtёror tё mos ndjekё njё rrugё tjetёr qё ia imponojnё tё tjerё,
por tё shikojё se ҫfarё thonё etёrit e kishёs dhe tё veproj pёr ҫdo
njeri sipas karakterit tё tij, me mёkatin por edhe me pendimin. Por
disa herё konstatoj se nuk janё tё sinqertё pёrshembull disa njerёz
qё kanё njё farё pёrgjegjёsie pёr tё njohurit e tyre nuk ju thonё njё
fjalё qё ti problematizojnё sadopak pёrshembull nёse bёn gabim
dhe ngatёrrohet me magjistarё, me njerёz tё mashtruar etj., duhet
tё marrin njё pozicion, qё tё mos kenё probleme me ta. Dmth, qё tё
mos prishin lidhjet qё kanё me, duke ju thёnё fjalёt e duhura pёr
shёndetin e shpirtit. Por me kёtё gjё nuk i ndihmojnё por i lёnё nё
mёshirё tё fatit.

Dallimi dhe pёrvoja e atit shpirtёror

- Jerond, nё epokёn tonё, me kaq shumё mёkate qё ka nё


botё, disa herё ati shpirtёror vendoset nё pozitё tё
vёshtirё?
- Po, ёshtё e vёshtirё. Prandaj dhe nё fillim puna e atit
shpirtёror ёshtё tё pёrpiqet tё korrigjojё mёkatet mё
serioze, derisa tё ikin mёkatet e shumta nga krijesat e
Perёndisё dhe tё bёhen mё tё durueshme. Tё sillet me
butёsi, por njёkohёsisht me njё mёnyrё tё tillё qё ti
udhёzojё njerёzit kёshtu qё tё kuptojnё gabimet dhe tё
kёrkojnё prej Perёndisё falje. Ёshtё e domosdoshme qё ti
theksojё atij qё rrёfehet se duhet tё pendohet, duhet tё
ndryshshojё jetё qё tё marrё mёshirёn e Perёndisё.
Gjithashtu diҫka tjetёr qё ndihmon nё kёtё fazё ёshtё
komunikimi me njerёzit, domethёnё t’ju flas me dashuri
pёr dashurinё e madhe tё Perёndisё, nё mёnyrё qё tё
problematizohen, tё kuptojnё gabimet e tyre dhe kёshtu
tё ndryshojnё zakone.

Njё at i ri shpirtёror derisa tё fitojё pёrvojё, mirё ёshtё qё tё


ndihmojё nё problemet mё tё lehta. Sepse njё rast i vёshtirё mund
tё pengojё zhvillimin e tij shpirtёror me sabotazhet dhe
vёshtirёsitё qё do tё pёrballojё dhe do ti harxhojё tё gjithё kohёn.
Nёse nuk bёn kujdes, me predispozitёn e tij positive do ti japё
gjithnjё rёndёsi skenave qё do ti bёjё njё njeri i tillё, do tё harxhojё
pa asnjё qёllim fuqitё e tij dhe do tё mundohet. Kur do tё fitojё
pёrvojё, do tё kuptojё, se kur duhet ti japё rёndёsi njё ҫёshtjeje dhe
kur duhet tё mos i japё rёndёsi. Pёrshembull tani kur mё vijnё
letrat iu hedh njё sy dhe nёse diҫka ёshtё serioze asaj i jap rёndёsi.
Shpesh herё janё dhe nga i ligu. Mund tё ndodh qё dikush tё tё
thotё: «dy minuta, dua tё tё them diҫka kёtu tek porta shpejtё e
shpejtё» dhe tё mban pёr njё orё tё tёrё. Tё tё godas era dhe tё
djersitesh e tё jesh shumё i lodhur megjithatё nuk e kuptojnё dhe
vazhdojnё tё thonё historitё e tyre pa menduar aspak pёr ty. Diҫka
e tillё nga Perёndia ёshtё? Eshtё normale qё mё pas tё sёmuresh
dhe nuk mund tё lutesh as pёr tё tjerёt dhe as pёr veten tёnde, pёr
ditё tё tёra je i kёputur. Dhe nёse vjen dikush qё ka nevojё me tё
vёrtetё pёr ndihmё dhe nuk mundesh ta ndihmosh.

Gjithashtu kini parasysh se ata qё kanё njё problem serioz,


nuk mjafton ti dёgjosh, tё shohёsh se kanё njё dhimbje dhe t’ju
thuash: «Merre njё aspirinё». «Vetёm njё minutё do tё bezdis,
thonё disa, sepse mё ikёn makina», dhe ndёrkohё tё thonё njё
ҫёshtje serioze. Sikur dikush tё kishte kancer dhe ti thoshte
doktorit: «Bёj njё operacion, sepse duhet tё iki pёr pak, mё ikёn
aeroplani!». Ҫdo problem do kohёn e duhur. Tё shikosh ku fillon,
ҫfarё pasojash ka etj. Nuk mund tё gjesh zgjidhje tё ҫastit pёr njё
ҫёshtje serioze. Njё murg fillestar mu afrua nё Litaninё qё bёjnё nё
javёn e Ndritshme nё Malin e Shenjtё, nё momentin qё filluam ti
ngjiteshim njё maloreje dёshironte qё ti thoja pёr lutjen mendore.
Sado qё kishte ardhur shumё herё tek Kalivi asnjёherё nuk mё
kishte pyetur, dhe atje, momentin qё po ngjiteshim, ishte
frymёzuar tё mё pyeste pёr njё ҫёshtje kaq tё thellё! Njё ҫёshtje
kaq serioze dhe e thellё nuk diskutohet as nё kёmbё dhe as nё
malore…

Ati shpirtёror pёrcakton

se kur besimtari duhet tё kungohet

- Jerond, Apostull Pavli shkruan: «Ai qё ha dhe pi


padenjёsisht, ha edhe pi njё dёnim pёr veten e tij»10. Kur
kungohet dikush «padenjёsisht»?
- Si rregull duhet qё tё shkojmё nё Kungatёn hyjnore duke
pasur parasysh padenjёsinё tonё. Krishti kёrkon prej nesh
pendimin e thellё dhe pёrulёsinё. Nёse ekziston diҫka qё
shqetёson ndёrgjegjen tonё duhet qё ta ndreqim kёtё
problem. P.sh. nёse zihemi me dikё, duhet qё mё parё tё
pajtohemi me tё dhe mё pas tё shkojmё tё kungohemi.
- Jerond, disa megjithёse kanё bekim nga ati i tyre
shpirtёror ngurrojnё tё kungohen.
- Nuk mundet qё dikush tё vendos vetё nёse do tё
kungohet apo jo. Nёse dikush vendos vetё se kur do tё
kunguhet dhe kur jo, do ta shfrytёzojё djalli dhe do ti hap
probleme. Shumё herё mendojmё se jemi tё denjё dhe nё
tё vёrtetё nuk jemi, dhe disa herё tё tjera ndёrsa nё bazё tё
ligjeve nuk jemi tё denjё, por sipas mёsimeve tё Etёrve tё
Shenjtё ёshtё e nevojshme Kungata Hyjnore dhe
ngushёllimi hyjnor, sepse nga pendimi i thellё mund tё
10
1 Korint. 11, 29.
vijё nё tё djathtёn tonё armiku dhe tё na hedhё nё
depresion.
- Jerond, sa shpesh duhet tё kungohemi?
- Se sa herё duhet qё dikush tё kunguhet dhe se ҫfarё
kreshme duhet tё mbajё pёrpara Kungatёs hyjnore, nuk
mund tё futen nё kallupe. Diҫka tё tillё do ta vendosi ati
shpirtёror se kur do tё kungohet dhe sipas mundёsisё dhe
rezistencёs sё tij, se sa kreshmё do tё mbajё. Paralelisht do
ta drejtojё dhe nё kreshmёn shpirtёrore, distancimin nga
pasionet, duke rregulluar dhe tё sipas rezistencёs sё secilit
me ndjeshmёrinё shpirtёrore, dmth. nё varёsi me
ndjeshmёrinё ndaj gabimeve tё tij, dhe duke pasur
parasysh tё keqen qё mund tё bёj armiku duke luftuar njё
shpirt tё ndjeshёm, qё ta hedhё nё depresion.
Pёrshembull pёr mёkatet trupore, pёr tё cilat zakonisht
ndalohet tё kungohesh pёr dyzetё ditё, pёrsёri djalli
mund ta godasё nё ditёn e tridhjetё e pestё dhe, nёse i
jepet pёrsёri njё rregull dyzetё ditor, djalli do ta ndjekё
shpirtin kёmba kёmbёs, kёshtu qё do tё humbas ndienjat
dhe do tё dёshpёrohet. Nё raste tё tilla ati shpirtёror, pas
rregullit tё parё, tё thotё: «kij kujdes pёr njё javё dhe mё
pas tё kungohesh», dhe nё vazhdim tё kungohet
vazhdimisht nё ҫdo Liturgji hyjnore, nё mёnyrё qё shpirti
tё marri veten dhe djalli tё largohet. Nёse dikush qё bёn
jetё tё kujdesshme le ti ofrohet misterit sa herё qё e ndien
Kungatёn hyjnore si nevojё dhe jo si zakon, por edhe kjo
tё bёhet me bekimin e atit shpirtёror.

Funksioni i dёnimeve
- Jerond, zbatimi i pёrpiktё i porosive na ndihmon qё tё
ndiejmё nё shpirt Perёndinё?
- Cilat porosi? e Ligjit Mosaik?
- Jo, tё Ungjillit.
- Zbatimi i porosive patjetёr qё ndihmon, por zbatimi i
saktё, sepse ka mundёsi qё ti zbatosh edhe gabim
porositё. Nё jetёn shpirtёrore duhet drejtёsia hyjnore dhe
jo thjeshtё zbatimi i ligjjit. Shikojmё qё edhe Etёrit e
Shenjtё me sa shumё kujdes thoshin tё zbatohen kanonet
e shenjta! Vasili i Madh, Ati mё i rreptё i Kishёs, qё ka
shkruar kanonet mё tё rrepta, pёrmend kanonin qё vlen
pёr njё mёkat por nё vazhdim ai vetё shton: «Mos analizo
kohёn por mёnyrёn e pendesёs»11 . Domethёnё, nёse dy
njerёz bёjnё tё njёjtin mёkat, ati shpirtёror, nё mёnyrё
analoge me pendimin e secilit, mund qё njёrit ti ndalojё tё
kungohet pёr dy vjetё dhe tjetrit pёr dy muaj. Bёhet fjalё
pёr ndryshim tё madh!
- Jerond, “dёnimi”, ndihmon qё tё priten pasionet?
- Mё parё duhet qё tё kuptojё se njё “dёnim” do ta
ndihmojё. Pёrndryshe ҫ’tё thuash? Nёse pёrpiqesh qё tё
ndreqёsh njё njeri me anё tё drurit, nuk arrin asgjё. Ditёn
e Gjykimit ty qё u pёrpoqe me anё tё dhunёs ta ndreqёsh,
Krishti do tё thotё: «Diokliciani kujtoje se ishe?» dhe atij
do ti thotё: «Gjithҫka qё bёre, e bёre me anё tё dhunёs».
Nuk do ta mbytim tjetrin, qё ta dёrgojmё nё Parajsё, por
do ta ndihmojmё tё kёrkojё vetё ndonjё ushtrim. Tё arrijё
nё pikёn qё tё gёzohet qё jeton, tё gёzohet qё vdes.

“Dёnimet” janё nё gjykimin e atit shpirtёror. Tek ata tё cilёt


mёkatojnё me gjakftohtёsi ati shpirtёror duhet tё jetё i rreptё pa
bёrё mbrapa. Atij qё mundet, por qё pendohet, pёrulet, kёrkon me
pёrgjёrim falje, do ta ndihmmojё me kujdes qё ti afrohet pёrsёri
Perёndisё. Kёshtu bёnin edhe shumё Shenjtorё. Shёn Arseni i

11
Shih Shen Vasili i Madh, Letra 217, paragraph. 84, PG 32, 808B.
Kapadhokisё p.sh. si at shpirtёror nuk u vendoste kurrё dёnime
njerёzve. Pёrpiqej qё ti sillte nё gjendjen qё tё kuptonin, nё mёnyrё
qё me dёshirёn e tyre tё kёrkonin ushtrime shpirtёrore apo tё
jepnin lёmoshё apo tё bёnin mirёsi tё tjera. Kur shikonte ndonjё
fёmijё tё demonizuar apo sakatё dhe kuptonte qё shkaktarё ishin
prindёrit qё fёmija vuante, mё parё shёronte fёmijёn dhe mё pas
vendoste tek prindёrit rregulla tё rrepta qё nё vazhdim tё kishin
kujdes.

Disa thonё: «Filan at mbёshtetet shumё tek etёrit. Ёshtё


shumё i rreptё! Ёshtё i zgjuar, ka kujtesё, e di Pidhalion12
pёrmendёsh». Njё at shpirtёror qё zbaton pёrpikmёrisht rregullat
qё pёrmend Pidhalion mund ti bёjё keq Kishёs. Nuk ёshtё e
dobishme qё njё at shpirtёror tё marr Pidhalion dhe tё fillojё: «Ti
ҫfarё mёkati ke bёrё? Kёtё ҫfarё shkruan kёtu pёr kёtё mёkat? Tё
mos kungohesh pёr kaq vjetё! Ti ҫfarё bёre? Kёtё. ҫfarё shkruan
kёtu? Kёtё kanon!».

- Jerond, duhet qё tё kesh parasysh qindra gjёra.


- Po, sidomos nё epokёn tonё nuk ia vlen tё zbatosh gjithё
ligjin e Kishёs me njё rreptёsi dhe pa takt por, duhet tё
kultivojё tek njerёzit sedrёn. Pikё sё pari tё punoj me
veten e tij, qё tё mund tё ndihmoj shpirtrat, pёrndryshe
do tё shkatёrrojё jetёt e njerёzve.

Pidhalio quhet kёshtu sepse i drejton njerёzit njё herё nё kёtё


drejtim dhe herё tjetёr nё tjetёr drejtim, por i zoti i varkёs qё tё
shkojё nё breg e kthen varkёn njё herё majtas dhe njё herё
djathtas. Nёse e mban vetёm drejt, pa u kthyer aty ku duhet, do ta
hedhё varkёn nё shkёmbinj, do ta zhys dhe njerёzit do tё mbyten.
Nёse ati shpirtёror i pёrdor rregullat strikt ashtu siҫ janё, dhe jo
12
Antologji e Regullave (Kanuneve) tё Kishёs Orthodhokse, e cila pёrmbledh Kanonet e Shenjta e
Sinodeve Ikumenike gjithashtu edhe Kanonet e Etёrve tё Shenjtё tё Kishёs duke pёrfshirё dhe njё
shpjegim tё vogёl. U formulua rreth vitit 1793 nga Shen Nikodhimi nga Mali i Shenjtё dhe nga murgu
Agapios.
me dallim sipas njeriut dhe pendimin qё ai bёn, nё vend qё tё
shёrojё shpirtra, do tё gaboj.

Lutja falёse

Disa etёr shpirtёrorё kanё njё rregull: Kur tё rrёfyerit nuk i


lejohet qё tё kungohet, nuk i lexojnё lutje falёse. Disa tё tjerё thonё:
«E kemi zakon tё mos lexojmё gjithmonё lutje falёse». Kjo dёgjohet
si diҫka protestante… Erdhi njё herё njё djalosh i ri nё Kalivi qё
kishte bёrё shumё mёkate. Shkoi, u rrёfye, por ati shpirtёror nuk ia
lexoi uratёn e faljes. I shkreti, ishte dёshpёruar. «Pёrderisa ati
shpirtёror nuk mё lexon lutje faljeje, kjo do tё thotё qё as Perёndia
nuk mё fal», mendonte dhe donte tё vriste veten. «I thashё, tё
shkosh tek ati shpirtёror tё tё lexojё lutje faljeje. Dhe nёse ai nuk ta
lexon, shko tek njё at shpirtёror tjetёr».

Pa lutje falёse do tё kishte rёnie tё vazhdueshme, sepse djalli


nuk i humbet tё drejtat. Si tё luftojё njeriu, pёrderisa djalli ka
akoma tё drejta mbi tё? Nuk ёshtё i ҫliruar, pret vazhdimisht
ndikime demoniake. Ndёrsa me lutjen e faljes ndikimet
demoniake pushojnё, bёhet ripushtin i territorit, kёshtu qё shpirti
ndihmohet dhe mund tё luftojё e tё pёrpiqet qё tё ҫlirohet prej
pasioneve.
Testamenti shpirtёror i Jerondit

Unё murgu Pais,

Pasi analizova veten time,

Kuptova se kam shkelur

Tё gjitha porositё e Zotit,

Kam bёrё tё gjitha mёkatet.

Nuk ka rёndёsi nёse disa i kam bёrё

nё masё mё tё vogёl,

sepse nuk ka aspak lehtёsime pёr mua

ngaqё Zoti mё ka bamirёsuar shumё.

Lutuni qё Krishti tё mё mёshirojё.

Mё falni dhe tё falur qofshin

tё gjithё ata qё mendojnё se mё kanё hidhёruar.

Falёminderit shumё,

Pёrsёri ju them, lutuni pёr mua.

Murgu Pais
Mesazhi i Jerond Paisit13

«Mё parё besojmё tek Perёndia dhe mё pas duam Perёndinё


dhe ikonёn e tij, njeriun. Besimi shtohet me anё tё lutjes. “Shtona
besimin”».

«Siҫ kam kuptuar, e gjithё e keqja e ka prejardhjen nga


mosbesimi. Kur njeriu nuk i beson Perёndisё, dёshiron tё shijojё
jetёn e tij prandaj dhe jepet nё ҫdo lloj mёkati».

«Njeriu duhet tё perceptojё kuptimin mё tё thellё tё jetёs, se


qёllimi i kёsaj jete ёshtё qё tё pёrgatitemi pёr jetёn tjetёr. Qё aty e
nё vazhdim, ashtu sikurse dikush qё udhёton i nevojitet njё
drejtues, kёshtu edhe pёr udhёtimin qiellor duhet tё gjej njё
drejtues (at shpirtёror). Pastaj ta vendos nё njё program, pak
studim, pak lutje, t’iu shmanget shkaktarёve tё mёkatit, dhe
frymёs sё botёs qё ёshtё mё e keqe nga tё gjitha. Kёshtu qё nё kёtё
mёnyrё zemra e tij do jetё tek Krishti».

«Duhet tё pёrpiqemi me sedёr tё shpёtojmё qё tё mos mёrzisim


Krishtin. Krishti do tё na thotё: “Biri im unё bёra kaq shumё pёr tё
tё shpёtuar. Derdha gjakun tim dhe durova kaq pёsime, ti ҫfarё
bёre pёr shpёtimin tёnd?”»

«Ҫdo njeri duhet tё gjejё dhe tё shenjtёrojё dhuntinё e tij. Njeriu


punёtor, kudo qё tё ndodhet, qoftё nё martesё, qoftё nё murgjёri,
do jetё i suksesshёm».

«Tё preferojmё dёshpёrimet dhe ti pranojmё mё tepёr se sa


gёzimet. Ilaҫi i hidhur shumё herё ёshtё mё i mirё se i ёmbli, sepse
shёron dhe jep rezultate. Gёzimi i vёrtetё lind nga dhimbja».

13
Nё vend tё epilogut, pёrmblodhёm disa pjesё karakteristike tё mёsimeve tё Jerondit.
«Ajo qё e pengon njeriun qё tё pёrparojё nё jetёn shpirtёrore ёshtё
se nuk e vё nё punё trurin e tij pёr ato qё janё tё dobishme pёr
jetёn shpirtёrore por e vret pёr tё tjera gjёra». «Duhet qё brenda
nesh tё hyj dhimbja pёr gjendjen e sotme qё tё mundemi tё bёjmё
lutje me zemёr».

«Sot ka ardhur koha qё tё ndahen delet nga dhitё, besimtarёt nga


tё pabesёt. Mё vonё do tё vijё koha qё tё japim provime, do tё
pёsojmё vuajtje dhe pёrndjekje pёr besimin tonё, dhe atёherё do tё
dallohet bakrri nga ari».

«Kur dikush mёrzitet sepse vuan pёr tё tjerёt, ndjen dhembshuri


pёr tё tjerёt, bёn problemet e tyre tё tijat, atёherё ai ka rrogё
martiri. Njerёzit qё sakrifikojnё gjithҫka janё shumё tё hirshёm!
Nuk kanё as problem dhe fytyra e tyre shkёlqen sepse kanё
vazhdimisht gёzimin hyjnor».

«E gjithё baza e jetёs shpirtёrore ёshtё tё mendosh pёr tё tjerёt


ndёrsa veten tёnde ta vendosёsh nё fund, tё mos e llogarisёsh. Kur
vijmё nё pozitёn e tё tjerёve dhe e kuptojmё, atёherё jemi tё afёrm
me Krishtin».

«Hiri i Perёndisё ёshtё gjё e shtrenjtё. Qё tё vijё e tё banojё brenda


njeriut, duhet qё ta gjejё njeriun tё jetё i njёjtё me Frymёn e
Perёndisё dhe njeriu tё ushtrojё gjithё anёn njerёzore. Ndёrsa ne
dёshirojmё qё tё vijё hiri hyjnor dhe tё na ҫlirojё nga dobёsitё, pa
pёrpjekje. Qё tё banojё brenda njeriut Shpirti i Shenjtё nevojitet
shumё vetmohim, shumё sedёr, pёrulёsi dhe sakrificё. Jeta
shpirtёrore nuk ёshtё shijim. Krishti ka vёnё prizёn por kabujt tanё
janё tё ndryshkur dhe nuk e pranojnё hirin hyjnor. Le tё pastrojmё
ndryshkun nga kabujt, tё luftojmё tё njohim veten tonё, ti presin
pasionet tona, tё fitojmё virtytet dhe kёshtu tё na vizitojё hiri i
Perёndisё». Atij i pёrket lavdia dhe pushteti nё jetё tё jetёve. Amin.
RRЁFIMI – PENDIMI

Jerond Porfiri
BIOGRAFI E SHKURTЁR

Jerondi oshёnar Porfir, me emrin e botёs Evangjelos


Bairaktaris, lindi nё 7 Shkurt tё 1906, nё Evia, nё fshatin Agios
Ioannis tё rrethit Karistia. Prindёrit e tij, Leonidas Bairaktaris dhe
Eleni, mbiemri i lindjes Antoniu Lambru, ishin njerёz shpresёtarё
dhe besimtar tё devotshёm. Madje babai i tij, ishte psalt nё fshat
dhe kishte njohur personalisht Shёn Nektarin. Familja e tij
pёrbёhej nga shumё vetё dhe prindёrit, qё ishin bujq tё varfёr,
vёshtirёsoheshin qё tё kujdeseshin pёr tё. Prandaj dhe babai i tij u
detyrua tё shkonte nё Amerikё ku punoi dhe nё hapjen e kanalit tё
Panamasё.

Evangjeli i vogёl ishte fёmija i katёrt i familjes. Ruante delet


nё mal dhe kishte ndjekur vetёm klasёn e parё tё fillores kur u
detyrua dhe ai pёr arsye tё varfёrisё sё madhe tё shkonte nё
Halkidha qё tё punonte. Ishte vetёm shtatё vjeҫ. Punoi pёr dy-tre
vjetё nё njё dyqan. Mё pas shkoi nё Pire, ku punoi nё njё dyqan
bakalli i njё tё afёrmi.

Nё moshёn dymbёdhjetё vjeҫare fshehurazi iku pёr nё Malin


e Shenjtё, me dёshirёn e zjarrtё qё tё ndihmonte Shёn Joan
Kalivitin, jetёn e tё cilit e kishte lexuar qё prej vitesh mё parё dhe e
kishte dashuruar shumё. Hiri i Perёndisё e udhёzoi tё shkojё tek
qelia e Shёn Gjergjit nё Kafsokalivia dhe tё jetё nёn bindjen e dy
Jerondёve, vёllezёr truporё, Pandeleimonit, i cili ishte dhe at
shpirtёror, dhe Joanikit. U pёrkushtua tek tё dy Jerondёt, tё cilёt
sipas pohimeve tё shumta ishin shumё tё rreptё, me dashuri tё
madhe dhe me frymё bindjeje absolute.
U bё murg nё moshёn katёmbёdhjetё vjeҫare dhe morri
emrin Nikita. Pas dy vjetёsh u bё murg me skimё tё madhe. Pak
mё vonё Perёndia i dhuroi hirin tejshikues.

Nё moshёn nёntёmbёdhjetё vjeҫare Jerondi u sёmur rёndё,


gjё qё e detyroi qё tё braktisё pёrgjithmonё Malin e Shenjtё.
Atёherё u kthye nё Evia, dhe u vendos nё Manastirin e Shёn
Harallambit nё Lefko. Njё vit mё pas, nё 1926, nё moshёn njёzet
vjeҫare, u hirotonis prift nё kishёn e Shёn Harallambit tё Kimit nga
Porfiri i tretё, Kryepishkop i Sinait, i cili i dha emrin Porfir. Kur
ishte njёzet e dy vjeҫ u bё at shpirtёror – rrёfyes dhe pak mё pas
arkimandrit. Pёr njё periudhё kohore punoi si prift enorie nё
Cakeus, njё fshat nё Evia.

Nё Evia, nё Manastirin e Hirshёm tё Shёn Harallambit, jetoi


dymbёdhjetё vjetё, duke u shёrbyer njerёzve si at shpirtёror dhe
rrёfyes, dhe tre vjetё nё Ano Vathia, nё Manastirin e braktisur tё
Shёn Nikollёs.

Nё vitin 1940, vigjilje e Luftёs 2-tё Botёrore, Jerond Porfiri u


vendos nё Athinё, ku edhe morri pёrsipёr detyra famulltari dhe ati
shpirtёror nё Poliklinikёn e Athinёs. Siҫ edhe ai vetё thoshte, jetoi
atje tridhjetё vjetё si tё ishte njё ditё, duke ushtruar pa u lodhur
veprёn shpirtёrore dhe duke lehtёsuar dhimbjen dhe sёmundjen e
njerёzve.

Qё nga viti 1955 ishte vendosur nё Kalisia, ku kishte paguar


nga Manastiri i Pendelit manastirin e vogёl tё atjeshёm tё Shёn
Nikollёs sё bashku me zonёn bujqёsore qё ishte pёrreth, tё cilёn e
punonte me kujdes tё madh. Kёtu, paralelisht, ushtronte dhe
veprёn e pasur shpirtёrore.

Nё verёn e vitit 1979, shkoi tё qёndrojё nё Milesi me ёndrrёn


qё tё ndёrtonte njё manastir. Nё fillim jetonte atje nё njё karavan
nё kushte shumё tё vёshtira dhe mё vonё nё njё qeli tё vogёl prej
blloqesh betoni ku edhe duronte pa u ankuar tё gjitha sprovat e
shёndetit tё tij. Nё vitin 1984 u transferua nё njё ndёrtesё tё
manastirit qё po ndёrtohej, pёr themelimin e tё cilit Jerondi
megjithёse ishte shumё sёmurё dhe i verbёr, punonte pa pushim
dhe pa u lodhur. Me themelimin e Katholikosё (Kishё) tё
Manastirit tё Shpёrfytyrimit, nё 26 Shkurt tё vitit 1990, u denjёsua
ta shikojё ёndrrёn e tij tё realizuar.

Vitet e fundit tё jetёs sё tij tokёsore filloi tё pёrgatitej pёr


fjetjen e tij. Deshironte qё tё kthehej nё Malin e Shenjtё, nё
Kafsokalivia qё aq shumё kishte dashuruar, ku ashtu siҫ jetoi
mistikisht dhe pa zhurmё, do tё dorёzonte shpirtin tek Dhёndrri i
tij. Shumё herё e dёgjuan tё thoshte: «Kam ndёrmend dhe tani qё
u plaka tё shkoj dhe tё vdes atje lart».

Dhe me tё vёrtetё, fundi oshёnar e gjeti nё Kafsokalivia, nё


qelinё e tij, nё mёngjesin e 2 Dhjetorit tё vitit 1991.

Fjalёt e fundit qё u dёgjuan nga goja e tij ishin nga lutja


arkieratike e Zotit, ato qё aq shumё i kishte pёrzemёr dhe i
pёrsёriste dhumё shpesh: «Qё ata tё jenё njё».

Fjala e Etёrve dhe Nёnave tё shenjta, e cila buron nga


pёrjetimi origjinal kishtar, tё qetёson dhe tё udhёzon, shkatёrron
iluzione, siguron zemrёn, mbёshtet ndёrgjegjen, gjallёron besimin,
hap rrugё drejt jetёs sё pёrjetshme dhe drejt Mbretёrisё sё bekuar
tё Atit, tё Birit dhe tё Shpirtit tё Shenjtё, ashtu siҫ na e tregon
Liturgjia dhe adhurimi Ortodoks.

Fjala e Jerond Porfirit ёshtё fjalё e Atit tё shenjtё, fjalё e


parashikuesit, e modestit, e tё pёrulurit, e tё thjeshtit dhe tё zjarrtit,
jeta e tё cilit ishte origjinale dhe njё dёshmi e vёrtetё e Krishtit, e tё
vёrtetёs dhe e gёzimit tё Tij. E njeriut i cili me prezencёn,
dashurinё, lutjen, fjalёn dhe kёshillat e tij, mbёshteti me qindra
njerёz nё orё tё vёshtira sёmundjeje, zije, dhimbjeje, braktisjeje dhe
vdekjeje.

Jerondi i paharruar ёshtё Ati hyjmbajtёs i ditёve tona,


kleriku origjinal dhe mёsuesi i cili dashuroi nё mёnyrё asketike
Krishtin dhe i shёrbeu me tё vёrtetё njeriut. Mёsimet e tij janё tё
vaditura me moralin dhe teologjinё e Kishёs Ortodokse dhe nё to
mbizotёron personaliteti dhe ikona e Krishtit dhe Shpёtimatarit tё
tё gjithёve.
RRЁFIMI – PENDIMI

Ёshtё oferta e dashurisё sё Perёndisё

pёr njeriun

At Porfiri tha:

«Zemra jonё duhet tё jetё e mbushur me dashuri, me dashurinё e


Perёndisё. Kjo dashuri na jep fuqi dhe hir. Tё gjitha dituritё vijnё
pas dashurisё».

«Rrёfimi ёshtё njё mёnyrё qё njeriu ti ofrohet Perёndisё. Ёshtё


ofertё e dashurisё sё Perёndisё pёr njeriun. Askush dhe asnjё nuk
mund ta privojё njeriun nga kjo dashuri».

Nuk mundonte asnjё njeri

Ndihesha shumё rehat pranё Jerond Porfirit. Nuk nxiste


asnjёrin. Donte qё kushdo qё shkonte pranё tij tё shkonte me lirinё
dhe dёshirёn e tij. U thoshte gjithmonё atyre qё rrёfeheshin tek ai,
kur si etёr shpirtёror udhёzojmё ata qё rrёfehen tek ne, duhet qё
gjithmonё tё respektojmё lirinё e tyre, duke theksuar se
Krishterimi ёshtё liri.

Na tregonte gjithmonё ngjarjen, sipas sё cilёs Krishti tha


diҫka dikur, dhe nga e cila gjё shumё u skandalizuan dhe nё
vazhdim filluan tё largohen derisa ikёn tё gjithё dhe mbeten vetёm
nxёnёsit e tij. Kёshtu qё Krishti u tha edhe atyre se nёse dёshironin
tё iknin, ishin tё lirё. Ashtu siҫ thotё dhe Ungjilli sipas Joanit: «Qё
nga ai ҫast, shumё nga dishepujt e tij shumё nga dishepujt e tij u
tёrhoqёn dhe nuk ecnin mё me tё. Atёherё Jisui u tha tё
dymbёdhjetёve: “A doni edhe ju tё largoheni? ”».

Tё pranonte me dashuri

Tё pranonte me dashuri dhe tregonte dashuri, kushdo qё tё


ishe, sido qё tё ishe. Pranё tij, akoma edhe mёkati mё i madh
merrte dimensione tё tjera. Nuk tronditeshe, nuk tё pushtonte
dёshpёrimi. Vetёm mёrziteshe qё kishe bёrё kёtё apo atё mёkat,
pёrse nuk zbatove dёshirёn e Perёndisё. Jo vetёm nuk tё lejonte qё
tё dёshpёroheshe nga mёkatet e tua, por pёrkundrazi tё
ndihmonte qё pas ҫdo rёnie tё fitoje diҫka, nё mёnyrё qё ta
pёrdorje si njё ringritje pёr njё fillim tё ri, pёr njё fitore tё re
shpirtёrore. Dhe atёherё tregonte dashuri mё tё madhe, njё pёlqim
mё tё madh. Tё merrte pёr dore dhe fillonte tё tё mёsojё se si tё
ecёsh nё rrugёn e Perёndisё.

Si rrёfente Jerondi

Nё momentin kur hynte dikush pёr tu rrёfyer, e… shikoj.


Kur ikёn e shoqёroj me lutje, i dёrgoj dashurinё time derisa del
jashtё dhe derisa tё vinte tjetri. Ёshtё mё mirё tё dёrgosh
dashurinё ashtu nё heshtje se sa ta thuash me fjalё.

Kur rrёfeheshe nuk tё shikonte nё sy

Kur nё moshёn njёzet e njё vjeҫare At Porfiri u bё prift dhe


nё vazhdim nё moshёn njёzet e tre vjeҫare at shpirtёror, tё gjithё
ata qё shkonin pёr tu rrёfyer, nuk i shikonte nё sy qё tё mos
viheshin nё pozitё tё vёshtirё dhe ndiheshin keq. Iu hidhte njё
shikim kur hynin dhe nё vazhdim ulte kokёn. Shumё herё,
pёrpara se tё fillonin ti flisnin, iu thoshte: «Nga letra qё ke shkruar
vetёm numri tre dhe pesё janё mёkate, tё tjerat nuk janё mёkate.
Mё thuaj pёr treshin dhe pesёn dhe nёse do tё na ngelet kohё, mё
thua dhe pёr tё tjerat».

Me dashuri tё palodhshme

E jetova nga shumё afёr Jerondin dhe mёsova peshёn e


punёve qё kishte. Shumё herё rrёfente qё nga mёngjesi deri nё
darkё, pa asnjё pushim dhe pa futur asgjё nё gojё!

Tё rrёfeheni shpesh, tё kungoheni dhe ti doni njerёzit

E takuam pёr pak ҫaste, madje pёr shumё pak. Sepse gjatё
mёngjesit Jerondi kishte takuar, kishte folur dhe kishte rrёfyer
shumё njerёz. Prandaj duke parё se sa i lodhur ishte, u mjaftuam
me pёrshёndetjen dhe morrёm bekimin e tij. Sё bashku me
bekimin e tij, na tha edhe dy gjёra tё cilat ishin tё mjaftueshme tё
kuptonim se ҫfarё njeriu ishte dhe se ҫfarё do tё bёheshim ne. Na
tha: «Bijtё e mi, tё rrёfeheni shpesh, tё kungoheni dhe tё keni
dashuri pёr njerёzit». Asgjё tjetёr. Nuk mendoni se kjo i thotё tё
gjitha?

Rrёfimi dhe armiqёsia

Kur akoma Jerond Porfiri ishte i ri dhe i shёndetshёm, rrёfente


shumё besimtarё dhe si at i dhimbshur, ҫfarёdo qё ti thoshin, i
falte tё gjitha. Vetёm iu bёnte nё fund pyetjen: I mban tё keqe
ndonjёrit? Dhe nёse i thoshin se nuk i mbante tё keqe asnjёrit,
tregonte shumё dashuri, por nёse i thoshnin se i mbante tё keqe
vёllait apo nuses apo njё personi tjetёr, atёherё fillonte ti
shpjegonte misterin e faljes dhe tё mёshirёs pёr njerёzit, sepse
mёkati i tё afёrmёve tanё, sado i madh qё tё jetё pёrpara mёkateve
tona, nё sytё e Perёndisё nuk ёshtё asgjё. Pikёrisht kёtё
zemёrgjerёsi tonёn do tё shfrytёzojё Perёndia qё tё na falё
mёkatet, tё cilat janё tё panumёrueshme.

Madje do tё ishte budallallёk qё njeriu tё humbas nё ferrin e


pёrjetshёm, ngaqё nuk qё tё largojё ligёsinё dhe armiqёsinё pёr
njerёz tё njёjtё si ai.

Njё klimё rehatie dhe besnikёrie,

nё rrёnjё tё problemit

Siҫ na thatё, kishit pёr vite me radhё Jerond Porfirin si at


shpirtёror dhe udhёzues. – Pikёrisht ai ishte vendi ku shkёlqeu me
tё vёrtetё. Si fillim me thjeshtёsinё qё e karakterizonte, i krijonte
ҫdo njeriu qё shkonte pranё tij njё klimё rehatie dhe besimi, qё janё
tё domosdoshme pёr kryerjen e misterit tё Pendimit dhe tё
Rrёfimit.

Kёtu duhet tё themi se shumё njerёz qё pёrpara klerikёve tё


tjerё vёshtirёsoheshin tё pohonin gjёra tё ndryshme, para Jerondit
tё lumur, ndiheshin tё lirshёm dhe rrёfeheshin.

Jerond Porfiri dёgjonte gjithҫka qё i thoshin njerёzit, sepse


kishte hirin e dёgjimit baritor. I dёgjonte njerёzit me kujdes dhe
mё pas fliste – ndёrsa flajёt e tij ishin gjithmonё epigramatike, edhe
siҫ thamё gjithmonё i bazuar nё parimin e individualitetit. Ҫdo
njeri qё shkonte, ishte pёr Jerondin njё personalitet unik dhe i
papёrsёritshёm dhe me vlera tё pafundme.

Problemet qё i parashtronin, Jerond Porfiri i pёrballonte me


kujdes tё veҫantё, me ndjenjё pёrgjegjёsie dhe me shumё lutje.
Karakteristike ishte ta shikoje tё heshtur gjatё misterit tё rrёfimit
dhe ndieje qё lutej dhe kёrkonte ndriҫimin e Perёndisё.

Karakteristike ishte gjithashtu qё nuk nxitohej qё tё jepte


pёrgjigje, me qёllim qё tё fitonte admirata. Disa herё na thoshte:
«Nuk kam informacion tani, nuk mund tju them». Dhe e sillnim
kёtё temё pёr herё tё dytё apo tё tretё.

Lutej ditё e natё pёr problemet e njerёzve dhe pёr zgjidhjen e


tyre. Gjithё njerёzit, qё u denjёsuan tё komunikojnё me tё dhe tё
bёheshin bij tё tij shpirtёrorё, kanё shumё pёr tё treguar pёr frytet
e kёsaj lutjeje, me anё tё sё cilёs i jepte zgjidhje problemeve tё tyre.
Ajo qё ishte me tё vёrtetё tronditёse gjatё rrёfimit tonё tek Jerondi
i lumur, ishte se ajo qё shumё herё ajo qё na nёnvizonte si rrёnje tё
problemit qё kishim, dukej krejtёsisht pa lidhje me problemin
tonё. Dhe ajo qё na e emёrtonte si rrёnjё tё problemeve tona, ishte
egoizmi, tё cilin e konsideronte si sfondin e gjithё problemeve tё
tjera tё njeriut.

Arsyet e problemeve

Jerondi tregonte:

Kur shёrbeja nё Poliklinikё, shumё shpesh tё ndodhte qё kur


doktori fillonte qё tё vizitonte tё sёmurin ndёrsa ai reagonte duke
thёnё se nuk kishte dhimbje nё atё vend por diku tjetёr. Atёherё
doktori i thoshte: «Mund tё kesh dhimbje atje por problemi ёshtё
nё tjetёr vend». Dhe Jerond Porfiri vazhdonte: «Kёshtu ndodh dhe
nё jetёn shpirtёrore. Nёrsa ne mendojmё se gjёrat janё nё kёtё
formё, ndёrkohё qё nё vёrtetё arsyet pёr ato qё ndodhin brenda
nesh dhe nё jetёn tonё». [Jer. 60]
Rrёfim i pёrgjithshёm

Thoshte:

«Biri im, pas kohrash tё gjata le tё bёhet njё rrёfim i


pёrgjithshёm, sepse trauma tё ndryshme psikologjike apo
probleme serioze na shkaktojnё sёmundje trupore. Kur rrёfehemi
nuk duhet tё themi vetёm mёkatet tona por edhe mendimet e
ndryshme, p.sh. frikёn, trishtimin, gёzimin, mёrzitjen qё kalojmё
nga ngjarje tё ndryshme – apo ngjarje siҫ janё tёrmetet, vdekjet,
martesat, pabesitё etj.».

Kur Jerondi mbaroi punё nё Korinthia dhe morrёn rrugёn e


kthimit. Nё kanalin e Korintit qёndroi pёr tё ngrёnё. Oficeri i
forcave ajrore, qё e shoqёronte, porositi njё rracion tё plotё ndёrsa
Jerondi vetёm njё domate. Pas darkёs vazhduan rrugёn dhe gjatё
rrugёs nё njё moment i kёrkoi qё tё qёndronin. Dolёn jashtё, u
ulёn nё njё shkёmb, ndёrsa poshtё shtrihej deti. Atёherё Jerondi i
tha: «Tani ёshtё koha tё mё rrёfesh jetёn tёnde nё pёrgjithёsi. Por
mё mirё mos mi thuaj ti, do ti them unё. Dhe atёherё dёgjoi nga
goja e Jerondit tё gjitha mёkatet, qё kishte ndёrmend ti thoshte e tё
gjitha ato qё kish harruar por mbi tё gjitha edhe ato qё nuk i kishte
shkuar fare nё mendje se mund tё ishin mёkate tё tij. Jerondi i bёri
pastrim tё pёrgjithshёm tё shpirtit. Ai rrёfim i mbeti i paharruar».

Duhet tё shkojmё tek ati shpirtёror

Jerondi mё thoshte: «Sa mё shumё largohet njeriu nga


Perёndia, aq mё shumё mёrzitet dhe mundohet nga gjёra tё
ndryshme». Dhe mё thoshte akoma se: «Duhet tё shkojmё tek ati
shpirtёror kur kemi diҫka qё na mundon».
«Duhet tё rrёfehesh rregullisht dhe saktё, sepse edhe Patriark tё
jesh nёse nuk rrёfehesh nuk shpёtohesh», mё tha njё herё tjetёr.

Hiri largohet prej mosbindjes

dhe rikthehet me anё tё rrёfimit

Thoshte se, me anё tё misterit tё Rrёfimit tё Shenjtё, ҫdo gjё


qё ёshtё e rrёzuar pёrdhe ngrihet lart. Na kishte treguar rastin e
njё murgu i cili kishte shkuar qё nё moshё tё vogёl nё Malin e
Shenjtё dhe qё kishte shumё hire qё e bёnin tё ndjehesh se jetonte
nё parajsё. Njё herё nuk iu bind Jerondit tё tij dhe me kёtё gjё i iku
dhe i gjithё hiri qё kishte. Kur u kthye dhe u rrёfye dhe iu lexua
lutja e faljes, menjёherё iu rikthye hiri qё kishte humbur.

Jerond Porfiri gjithmonё theksonte se, kur ndodhemi brenda


Kishёs, kur marrim pjesё nё Misteret e Kishёs, ndodhemi nё
parajsё. Dhe sa mё shumё marrim pjesё nё Misteret, aq mё tepёr
jemi nё jetёn e pёrjetshme. Prandaj dhe na kujtonte gjithmonё
fragmentin e Ungjillit qё thotё: «Kush beson nё Birin ka jetё tё
pёrjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do tё shohё jetё, por
zemёrimi i Perёndisё qёndron mbi tё».

Depoja e gjёrave tё vjetra

Njё grua u kujtua dhe mё tha: dikur Jerondi mё tha: «Shumё


prej juve grave, ҫdo gjё tё vjetёr dhe tё shkatёrruar qё keni, enё
kuzhine tё vjetra, mobilje, kёpucё dhe sende tё tjera tё prishura,
shkoni dhe i hidhni nё ndonjё magazinё tё fshehtё dhe e mbyllni
dhe kёshtu qetёsoheni. Por nuk e dini se do vijё njё ditё qё kёtё
vend tё fshehtё do ta zbulojё dikush dhe do t’ju ekspozojё».
Ngela i habitur nga fjalёt e Jerondit. Ato ditё lexoja libra tё
psikologjisё pimantike, qё flisnin se si tё largojmё pёrjetime
traumatike nga ndёrgjeshmёria nё nёnndёrgjegjem e shpirtit tonё
dhe pёr zhytjen nё njё kohё tё pacaktuar. Shembulli mё i gjallё i
Jerondit, pёr magazinёn e mbeturinave, mё mёsonte shumё mё
tepёs se sa manualet shkencore. Simbolizmi i pёrmendur pёr
mёkatet tona ishte shumё i qartё, tё cilat mёkate nuk i zhdukёm
me pendim dhe rrёfim por i hodhёm me nxitim nё magazinёn e
harresёs nё mёnyrё qё ti shmangeshim prezencёs sё tyre tё
bezdisshme, dhe tё cilat mёkate do ti «gjej» Zoti, qё ti risjellё
pёrsёri nё kujtesёn tonё «nё ditёn e gjykimit». Ai i di ndёrsa ne
nuk iu japim rёndёsi.

Pёrderisa mёkatin qё bёre e rrёfeve,

mos e thuaj pёrsёri

- Jerond, rrёfeva tek ati im shpirtёror njё mёkat por dua qё


t’jua them edhe juve.
- Pёrderisa ia the atit shpirtёror nuk ёshtё nevoja tё ma
thuash edhe mua. Pёrderisa e rrёfeve dhe u pendove,
more edhe faljen.

Mos u dёshpёro

- Jerond a e dini se sa mёkat tё madh qё kam bёrё?


- Ti je i fortё prandaj mos ki frikё se do ta kalosh.
- Por, Jerond ёshtё shumё mёkat i madh.
- Mos u dёshpёro. Ke shpirt tё mirё dhe Perёndia qё e
shikon kёtё, do tё tё falё dhe do tё ndihmojё.
Qё tani e nё vazhdim tё kujdesesh

tё ndryshosh mёnyrё jetese

Njё herё Jerond Porfiri u nis sё bashku me tre bij shpirtёrorё


tё shkojnё pёr tё kryer njё Mbrёmёsore, nё njё Manastir. Fillimisht
mendoheshin tё shkonin mё kёmbё. Por pasi pёrshkuan njё
distancё dhe meqenёse Jerond Porfiri ishte i lodhur dhe ngaqё
Manastiri ishte pak larg, menduan qё tё gjejnё njё mjet
transportues se sa tё shkonin mё kёmbё.

Nё atё moment u duk nga larg njё taksi. Atёherё


shoqёruestit e Jerondit, tё cilёt ishin laikё dhe jo klerikё, thanё qё ti
bёnin me shenjё qё tё qёndronte dhe ta pyesnin nёse mund ti
ҫonte tek Manastiri. «Mos kini frikё», iu tha- «do tё qёndrojё vetё
shoferi i taksisё por kur tё hipim nё taksi tё mos i flas asnjёri prej
jush shoferit, do ti flas vetёm unё». Dhe kёshtu u bё. Shoferi i
taksisё qёndroi pa i bёrё shenjё, hipёn nё taksi dhe Jerond Porfiri i
tha se ku do tё shkonin. Sapo u nisёn, shoferi i taksisё filloi tё flas
kundёr priftёrinjve dhe ti akuzojё pёr njё mijё e njё gjёra. Sa herё
qё thoshte diҫka u drejtohej tre laikёve, tё cilёt ishin ulur nё
sediljet e pasme tё taksisё, dhe i pyeste: «Kёshtu nuk ёshtё djema?
Ju si mendoni?». Por ata qёndronin tё heshtur sipas porosisё sё
Jerondit dhe nuk thoshnin asgjё.

Pasi u lodh duke pritur pёrgjigje prej tyre dhe nuk morri
asnjё, atёherё u kthye nga Jerond Porfiri dhe i tha: «Kёshtu nuk
ёshtё at? Si mendoni dhe ju? Kёto gjёra qё thonё dhe gazetat, nuk
janё tё vёrteta? ». Atёherё at Porfiri i thotё: «Biri im, do tё them njё
histori tё vogёl, do ta them vem njё herё nuk ёshtё nevoja pёr herё
tё dytё». Dhe filloi ti tregojё: «Ishte njё njeri nga filan vend (Jerondi
e pёrmendi vendin), i cili kishte njё komshi tё moshuar dhe qё
kishte njё pronё tё madhe. Njё natё e vrau dhe e varrosi komshiun.
Nё vazhdim, me dokumente tё ndryshme tё fallsifikuara, mori
pronёn e komshiut dhe e shiti. Dhe a e di se ҫfarё bleu me paratё
qё mori nga shitja e pronёs? Bleu njё taksi».

Sapo dёgjoi kёto shoferi i taksisё u trondit aq shumё saqё


qёndroi makinёn nё anё tё rrugёs dhe bёrtiti: «Mos vazhdo Jerond,
vetёm unё dhe ti e dinё kёtё».

«E di dhe Perёndia», iu pёrgjigj Jerond Porfiri. «Ai ma tha, qё ta


them ty. Tё kujdesesh qё tani e tutje tё ndryshosh mёnyrё jetese».

Pendimi ёshtё si rrufeja

U shtrova pёr pak kohё nё spitalin Evangjelismo pёr terapi.


Mё mundonte ҫёshtja qё nuk isha i pёrgatitur shpirtёrisht. Gjatё
njё vizite qё mё bёri Jerondi i thashё: i lutem Perёndisё qё tё mё
japё edhe pak vite jetё, qё tё pendohem. Dhe ai mu pёrgjigj: Nuk
ёshtё nevoja pёr vite, pendimi ёshtё si rrufeja.

Ai qё nuk pendohet do tё humbasё

- Jerond, ju lutem mё thoni diҫka pёr jetёn shpirtёrore.


- Kushdo qё nuk pedohet do tё humbasё.
- Ta them pёrsёri, kushdo qё nuk pendohet do tё humbasё.

Tё kini kujdes se tek kush at shpirtёror shkoni

Njё vёlla mё tha: Njё herё shkoi bashkёshortja ime tё


rrёfehej, kur punoja nё fshat, tek njё at shpirtёror shumё i rreptё
dhe kur i tha dobёsinё e saj qё do ta pёrsёriste, i bёrtiti, e frikёsoi
dhe prej atёherё kaloi shumё kohё pa shkuar tё rrёfehej. «E shikon,
i tha Jerondi se ҫfarё bёn rreptёsia e tepёrt? Prandaj ju them qё tё
keni kujdes se tek cili at shpirtёror shkoni tё rrёfeheni si ti,
bashkёshortja jote por dhe fёmijёt e tu dhe mbi tё gjitha tё jeni tё
sinqertё me ato ҫka thoni, sepse Perёndia kёshtu i fal tё gjitha dhe
pёrparoni shpirtёrisht».

Disa etёr shpirtёror bёjnё krime

Shiko biri im! Perёndia ynё nё mёnyrё qё Ti mёsojё fёmijёt e


tij, qё besojnё, e duan dhe e adhurojnё, pёrdor mёnyra, plane dhe
metoda tё ndryshme. Brenda planit tё Perёndisё ёshtё edhe
dhёnia e rregullave (kanuneve), dhe tё cilat gjithmonё kanё pёr
qёllim shpёtimin e shpirtrave tanё. E njёjta gjё vlen edhe pёr rastin
tёnd. Nuk mundemi tё ndryshojmё apo tё fshijmё planet e
Perёndisё. Dhe pёr mё tepёr nuk mundemi qё ti nxisim plane. Por
ne mund ti lutemi, ti pёrgjёrohemi dhe Ai, si njeridashёs qё ёshtё,
mund tё dёgjojё lutjet tona dhe tё pakёsojё kohёn por edhe ta
fshijё. Edhe njёra edhe tjetra janё nё dorёn e tij. Ne do ti kёrkojmё
ndёrsa ai do tё aprovoj. Pastaj, kёto rregulla nuk kanё pёr qёllim
dёnimin, por kanё qёllime pedagogjike dhe nuk kanё asnjё lidhje
me ato ҫka disa etёr shpirtёror inponojnё gjatё rrёfimit dhe tё cilёt,
nga zelli i tepёrt, apo nga padija, zhdukin kufijtё e dёnimit, pa
kuptuar se me kёtё mёnyrё, nё vend qё tё bёjnё mirё, kryejnё njё
krim. Unё ju bёrtas gjithmonё dhe i kёshilloj: Jo dёnime tё mёdha
por kёshilla tё sakta. Sepse dёnimet e rёnda ushqejnё djallin dhe
me kёtё gjё pasurohet klientela e tij dhe ai pikёrisht kёtё prêt. Dhe
madje ju premton pёrralla me mbret… Prandaj duhet kujdes i
madh nё pёrzgjedhjen e atit shpirtёror. Ashtu siҫ kёkoni doktorin
mё tё mirё, tё njёjtёn gjё tё bёni edhe me atin shpirtёror. Qё tё dy
janё doktorё. Njёri ёshtё i shpirtit dhe tjetri i trupit.
I mjeri, sa shumё u gabua!

Jerondi, me shenjtёrinё e tij tё vetvёrtetuar, nuk pёrbёnte


vetёm njё vlerё tё padyshueshme shpirtёrore, por bёhej, pa e
synuar ai vetё masё vlerёsuese pёr nivelin shpirtёror tё tё tjerёve.
Njё miku im kishte njё herё njё peripeci tё papritur: Nuk binte
dakord me njё tё njohurin e tij pёr njё ҫёshtje serioze dhe nё
pёrpjekje pёr tu pajtuar me tё, mendoi tё kёrkojё mbёshtetjen e njё
njeriu shpirtёror, qё nuk e kishte takuar asnjёherё. Pa pyetur mё
parё pёr mentalitetin e tij, shkoi pa patur dyshime, e takoi dhe i
hapi zemrёn, madje me frymё besimi dhe duke pёrulur veten e tij.
Por ai e pёrballoi me ashpёrsi dhe madje u pёrpoq qё ti bёnte
psikanalizё cfilitёse. Sepse ndёrsa kundёrshtarin e tij e lavdёroi pёr
virtytet e tij, atё e kritikoi pёr dobёsitё e tij, duke e akuzuar pёr
mendimet e tij dhe nё vazhdim duke e siguruar se i fliste pёr tё
mirёn e tij. Kёshtu qё nё vend qё tё mbyllte boshllёkun midis tyre
e transformojё nё distancim akoma mё tё madh. I shqetёsuar
miku, nga kjo qё pёsoi, iu drejtua at Porfirit i cili qё nga ҫasti i parё
«pa» qartё problemin e tij dhe i tha: Pёr kundёrshtarin e tij: «A e di
se si tё shikon ai tani? Si milingonё». Ndёrsa pёr atin shpirtёror:
«Po-po! Sa shumё qё u ngatёrrua i bekuari!!! Ku e ka mendjen! U
mbёshtet nё informacionet qё i tha kundёrshtari yt dhe ty tё nxorri
skarto. Me kёtё gjё mund ta dёmtosh shumё tjetrin. Disa etёr
shpirtёror bёjnё sikur janё psikiatёr».

Kjo ngjarje e dhimbshme me shokun tim mё bёri qё tё


mendoj: Nёse i bekuari, nuk dёshiron qё tё dёgjojё pёr veten e tij
fjalёn e Profetit Isai «Sepse emri i Perёndisё blasfemohet pёr ne
nёpёr kombet », tё paktёn duhej qё ҫdo njeri ta pres me pёrulёsi, si
krijesё tё Perёndisё dhe jo ta shikojё me mendjemadhёsi si
«milingonё». Ati shpirtёror nёse nuk dёshiron qё tё jetё njё bari i
gёnjeshtёrt qё dёmton bagёtitё e tij, tё paktёn tё ketё takt, tё jetё i
dhimbshur dhe i paanshёm sepse nёse mban anё nё favor «tё
tanёve» dhe ёshtё kundёr «tё huajve». Perёndia do tё gjejё mёnyrё
qё tё mbrojё «tё huajtё». Gjithashtu duhet tё mos bёhet psikiatёr.
Rruga e tij ёshtё shenjtёria mё Krishtin, nё mёnyrё qё me
pastrimin nё etapa dhe ndriҫimin e shpirtit, tё arrijё tё ketё
vetёdije tё plotё dhe gjithashtu tё kuptojё edhe tё tjerёt.

Pёrkundrazi, nёse ndjek metodat psikiatrike dhe madje nuk


ke asnjё kompetencё, atёherё do tё ҫorientohet dhe nuk do tё ketё
asnjё shpresё pёrmirёsimi, pёrderisa edhe vetё psikiatrёt
pёrballojnё pengesa tё pakapёrcyeshme gjatё fazёs sё njohjes dhe
tё terapisё sё shpirtit.

Prandaj dhe pёrzgjedja e njё ati shpirtёror tё shenjtё dhe jo tё


ketё frymёn e botёs, pёrbёn njё ҫёshtje tё pёrgjegjshme pёr ҫdo
besimtar ortodoks. Kur pёr kёrkimin e doktorit, qё do ti besojmё
trupin tonё tё prishshёm nuk ju japim rёndёsi mundimeve, kohёs,
shpezimeve, distancave, sa shumё mё tepёr duhet tё pёrpiqemi tё
kёrkojmё atin shpirtёror, tё cilit do ti besojmё shpirtin tonё tё
pёrjetshёm? Etёr shpirtёror tё mirё ekzistojnё, por ngaqё janё tё
pёrulur, si at Porfiri psh., fshihen. Qё ti gjejmё duhet qё tё
pёrulemi, tё mundohemi shumё, ashtu si polumbarёt, qё kёrkojnё
nё fund tё oqeanit margaritarёt e ҫmuar. Ёshtё njё kёrkim qё nё
fund tё sjell gёzimin e madh tё zbulimit, ashtu siҫ na siguron edhe
Krishti: «Mbretёria e qiejve i ngjan njё thesari tё fshehur nё njё arё,
qё njё njeri, qё e ka gjetur, e fsheh; dhe, dhe nga gёzimi i tij, shkon,
dhe shet gjithҫka qё ka dhe e blen atё arё».

Kur ati shpirtёror mungon

- Jerond, ngaqё ati im shpirtёror mungon, dua bekimin tuaj


qё tё kungohem nesёr.
- Urren ndonjё njeri?
- Jo, Jerond.
- Nё rregull. Tё shkosh tё kungohesh.

Kur ndodhesh larg

Kur pёr shkak tё zhvendosjeve pёr arsye tё punёs,


ndodhesha nё distance tё largёta, At Porfiri paralelisht me atё si at
shpirtёror mё kishte dhёnё bekimin qё pёr rrёfimin e mёkateve tё
mia tё ndryshme tё shkoja tek Jerondёt e lumur at Eleftherio
Kapsomeno nё Hania tё Kretёs, «atё shenjtorё tё madh dhe atё
njeri qё qёndronte shumё lartё pёrpara Perёndisё», siҫ mё thoshte
shumё herё dhe tek Jerondi i shenjtё protopresviter Joan Tamkin,
meshtarin e mrekullueshmёm tё Ipsistou, qё shёrbente nё Kishё pa
pushim deri nё pleqёri tё thellё (96 vjeҫ), deri nё ditёn e fjetjes sё
tij. «Shumё Jerond i nderuar ai prift. Tek ai tё shkosh biri im, qё tё
rrёfesh gjatё kёsaj kohe mёkatet e tua», mё tha, kur nuk rrёfente
mё pёr arsye shёndёtsore.

Disa etёr shpirtёrorё tё ngatёrrojnё

Kur ndodhesh larg Athinёs, i tha njё vёllai dhe nuk mundesh
tё vish rregullisht kёtu, tё kёrkosh qё tё gjesh atje njё at shpirtёror
shumё tё mirё qё tё rrёfesh mёkatet e tua. Dhe gjithҫka qё ka lidhje
me lutjen mendore apo me mendime tё mos ia thuash, sepse disa
nuk i dinё tё gjitha kёto tema dhe mund tё tё ngatёrrojnё. Tё vish
kёtu dhe tё mё thuash tё tjerat.
Kij kujdes se ҫfarё u thua etёrve shpirtёror

«Kujdes se ҫfarё iu thua etёrve qё rrёfehesh. Sepse nuk i dinё


tё gjitha. Etёrit shpirtёror duhet tё jenё shumё tё urtё, tё kenё takt
dhe gjithashtu tё kenё pёrvojё. Tё kenё frymё Perёndie, qё tё
mund tё zgjidhin problemet qё ke».

Kёtu duhet tё sqarohet, se kёtu nuk e kishte fjalёn pёr


mёkatet e thjeshta qё tё gjithё kryejmё nё tё pёrditshmen tonё, por
pёr nocione mё tё thella, si p.sh. pёr lutjen mendore, pёr fyejtjet e
tё ligut etj..

Nuk e di…

Disa herё u desh qё ta pyesja pёr priftёrinj-etёr shpirtёror,


sepse njerёz tё rrethit tim tё ngushtё miqёsor kёrkuan mendimin
tim, nё mёnyrё qё tё shkonin tё rrёfehishin tek ata. Jerondi shumё
herё mё jepte pёrgjigje pozitive, pak herё mu pёrgjigj: «Nuk e di».
Jerondi respektonte personalitetin e tё gjithёve dhe shprehej me
shumё kujdes, sidomos kur bёhej fjalё pёr episkopё, priftёrinj dhe
shumё mё tepёr pёr etёr shpirtёror.

Ka drejtues shpirtёrorё qё frymёzohen nga fryma papiste

Po bisedoja me tё njё ҫёshtje. Bёhesh fjalё pёr njё at tё rreptё


shpirtёror, i cili nuk pranoi qё biri i tij shpirtёror tё bёnte dёshirёn
e tij, qё tё vizitonte at Porfirin, qё ti fliste pёr njё problem serioz qё
kishte. Kjo ngjarje mё kishte bёrё tё ҫuditesha shumё dhe ia
thashё. Jerond Porfiri tundi kokёn i mёrzitur dhe pёshpёriti:
«Ҫfarё tё thuash? Siҫ e shikon ёshtё dhe at shpirtёror».

Jerondi ishte gjithmonё i butё dhe i kujdesshёm nё gjykimet e tij


pёr tё tjerёt, sidomos kur bёhej fjalё pёr priftёrinj qё bёnin gabime.
Nё vend qё ti karakterizonte kёshtu apo ashtu preferoi tё mё flas
nё mёnyrё parabolike: «E di qё njё misionar katolik kur merr njё
urdhёr pёr njё mission, i hipёn aeroplanit nё Romё dhe kur
mbёrrin nё territorin afrikan, hap njё zarf dhe lexon se cili ёshtё
misioni i tij, qё ёshtё i detyruar ta zbatojё edhe nё qoftё se nuk bie
dakord. Me ne orthodhoksёt nuk ndodh kёshtu». Pёrafёrsisht e
kuptova se ҫfarё donte tё mё thoshte. Megjithёse nuk ishte hera e
parё qё konstatoja qё brenda nё ambientin orthodhoks ka edhe
etёr shpirtёror, fatmirёsisht tё paktё, qё frymёzohen nё thelb nga
fryma papike, dhe qё kёrkojnё zbatimin e urdhrave tё tyre, duke
mos marrё parasysh rezistencёn e brendshme tё bijve tё tyre
shpirtёror. Ngaqё e kanё frikё lirinё, imponojnё disiplinёn dhe
harrojnё, se bindja orthodhokse ёshtё fryt i ndёrgjegjes sё lirё.

Njё Jerond pa takt

Disa muaj pёrpara se tё njihja at Porfirin, meqenёse


gjendesha nё njё nevojё tё madhe shpirtёrore nё tё njёjtёn kohё,
njё mik i ngushtё mё njoftoi pёr njё Jerond nga Mali i Shenjtё dhe i
cili qёndroi pёr njё kohё tё shkurtёr, pёr tё cilin thoshin se kishte
hir parashikues, shkova e vizitova pa marrё mё parё leje nga ati im
shpirtёror. Por ai Jerond nё vend qё tё mё qetёsojё, ma shtoi mё
tepёr tronditjen. Kur kёtё ngjarje ia pёrmenda atit shpirtёror, mu
pёrgjigj: Nёse do tё mё kishe thёnё, nuk do tё tё jepja bekim tё
shkoje tё takoje atё njeri. Kur erdhi koha, dhe me nxitjen e atit tim
shpirtёror tashmё, njoha at Porfirin, i cili mё paqёsoi plotёsisht, i
tregova edhe pёr atё takimin me Jerondin nga Mali i Shenjtё. At
Porfiri e njihte dhe mё tha me modesti: «Tani e ka marrё Perёndia.
Ёshtё shumё ҫёshtje e hollё. Nuk ishte shumё i zoti i bekuari.
Dikujt i kishte thёnё qё do bёhej dhespot dhe tani ai dёshiron qё ta
heq rrason. Perёndia e faltё».
Ke shumё at tё mirё shpirtёror

Nё njё nga herёt e fundit qё e pashё Jerondin mё tha:

- Dёgjo P., ke shumё at tё mirё shpirtёror. Nuk duhet tё


vish mё kёtu. U hidhёrova, u hidhёrova shumё atё
moment. Vallё pёrse e ka fjalёn? Po mё ndjek? Pёrse? Tani
e di. E di qё ishte testamenti i tij shpirtёror. Me tё vёrtetё
ati im shpirtёror ёshtё ai qё ngre tani barrёn e gjithё
dobёsive tё mia. Urata e Jerondit le tё bёjё veprёn e tij tё
rёndё dhe tё mundimshme mё tё lehtё

Kur e detyroja At Porfirin qё tё aprovonte dёshirёn time,

gjithmonё dilja i humbur

Shpesh herё e pyesja.

- At, tё shkoj atje?


- Tё shkosh, mё thoshte, nёse e shikonte qё do tё kaloja
mirё. Por kur shikonte qё nuk do tё kaloja mirё apo do tё
mё ndodhte diҫka, mё thoshte jo.

Unё, ngaqё mё pёlqente tё shkoja atje dhe qё nё filllim kisha


pyetur, pёrpiqesha me justifikime tё ndryshme ti ndrroja
vendimin fillestar. Nё vazhdim ai nuk ma prishte qejfin, por
mbaj mend me siguri se nuk kaloja mirё ose diҫka tjetёr do tё
mё ndodhte, nёse nuk pёrputhej me bekimine tij tё parё.

Tё veprosh me bekimin e Kishёs dhe tё atit shpirtёror

At Porfiri i thoshte Episkopit tё mёvonshёm serb Irine


Buloviҫ: «Dёgjo, biri im. Kur tё gjitha kёto ti kёrkon Kisha dhe i
bekon ati shpirtёror dhe ti bindesh sinqerisht, atёherё, me
dashurinё e Krishtit tonё, kjo bindja jote do tё kthejё tё gjithё kёtё
lёvizje tё jashtme nё lutje, pa e kuptuar ti vetё. Nёse pёrsёri zgjedh
njё vend tё qetё nё Malin e Shenjtё apo cilindo Manastir, por kёtё e
bёn me dёshirёn tёnde, qoftё edhe shpirtёrisht dhe pa bekimin e
Kishёs dhe tё atit shpirtёror, atёherё gjithҫka qё tё bёsh nuk do tё
pёrparosh dhe nuk do tё tё ҫojnё asgjёkundi».

Dhe siҫ na thotё ai vetё, mund t’ju rrёfej se qё atёherё, sa


herё qё vёshtirёsohesha, kujtoja fjalёt e Jerondit dhe menjёherё
qetёsohesha. Dhe kjo gjё vazhdon deri nё ditёt tona.

Rrёfimi tek at Porfiri.

Nuk ekziston dёshpёrimi nё Orthodhoksi

Takimi i parё me at Porfirin ishte shumё i qetё dhe miqёsor,


pa asnjё vrazhdёsi apo zymtёsi gjёra qё mund ti fantazonte dikush
duke menduar se bёhej fjalё pёr Jerond asket. Me qetёsi dhe butёsi
dёgjonte ato qё i rrёfenin shpirtra tё paqёndrueshёm, si tё ishin
biseda tё zakonshme tё pёrditshme. Si tё ishin gjёra qё i dinte.

Njё paqe dhe njё lumturi qё shpёrndahej pёrreth dhe zbuste


shpirtrat tanё. Qё nga njohja pёr herё tё parё tё gjitha ngurrimet qё
kishim para se ta njihnim, u zhdukёn. Asnjё rreptёsi ҫnjerёzore.
Vetёm dashuri njeridashёse dhe frymё faljeje. Dёgjonte,
njёkohёsisht lutej me komboskinin, bekonte dhe falte.

«Ёshtё gjё e madhe ati shpirtёror», do tё na thoshte mё vonё.


«Prandaj nё Orthodhoksi nuk ka dёshpёrim. Nuk ka rrugё pa
krye. Sepse ёshtё ati shpirtёror, i cili ka hirin tё fal. Dhe fillonte me
thjeshtёsi tё na tregonte histori pёr njerёz qё u ҫliruan me anё tё
rrёfimit».
Melankolia, pёrulёsia dhe ati shpirtёror

Njё natё ishim mbledhur njё grup sё bashku me njё at nga


Mali i Shenjtё. U errёsua. Qielli ishte mbushur me re dhe ishte
kёrcёnues. Por, pranё Jerondit, edhe pё rata qё nuk janё mёsuar
me errёsirёn e natёs nё natyrё, paqja nuk tronditej. Jerondi fliste
pёr ndryshimin e Pёrulёsisё nga inferioriteti. I pёruluri, thoshte,
nuk ёshtё njё personalitet i shkatёrruar. Ka ndёrgjegje tё gjendjes
qё ndodhet, por nuk e ka humbur qendrёn e personalitetit tё tij,
vogёlsinё e tij dhe pranon qortimet e atit tё tij shpirtёror dhe tё
vёllezёrve tё tij. Mёrzitet, por nuk dёshpёrohet. Trishtohet, por
nuk asgjёsohet e as nuk nxehet. Ndёrsa ai qё gjedet i ngecur nё
rrjetёn e inferioritetit, nga ana e jashtme nё fillim, ngjan me tё
pёrulurin. Por nёse e ngacmon pak, ose ta kёshillosh, atёherё egoja
e sёmurё zgjohet, tronditet, humbet edhe atё pak paqe qё ka. E
njёjta gjё ndodh, thoshte, me atё qё ёshtё pathologjikisht
melankolik nё lidhje me mёkatarin e penduar. «Ai qё ёshtё
melankolik vjen vёrdallё dhe merret vetёm me veten e tij. Ndёrsa
mёkatari, qё pendohet dhe rrёfehet, del prej vetes sё tij. Kjo ёshtё
madhёshtorja e besimit tonё: rrёfyesi, ati shpirtёror. Nёse ia thua
Jerondit dhe mer edhe falje, mos u kthe mbrapa». Kёtё e theksonte
shumё. Tё mos kthehesh tek e kaluara por tё pёrparosh. Sa e sa tё
skllavёruar nё dёshpёrim kishte shpёtuar nё ҫastin e fundit duke i
tёrhequr me fuqinё e konfidencёs sё tij tek Perёndia!
Tekstet janё tё marrё prej librave:

Ligjёratat e Jerond Paisit, Manastiri i Hirshёm i Shen Joan Theologut, Suroti


Selanik.

Antologji e Kёshillave tё Jerond Porfirit, Botim i Manastirit tё Hirshёm tё


Grave «Shpёrfytyrimi i Shpёtimtarit».
RRЁFIMI

Misteri i pajtimit

Klinikё shpirtёrore

Ҫfarё ёshtё nё tё vёrtetё rrёfimi? Njё mister i madh i kishёs


sonё. Misteri qё na shfaq hapur dashurinё dhe njeridashjen e
Perёndisё. Mёkati ёshtё sёmundje e shpirtit ndёrsa ai qё shkel
dёshirёn e Perёndisё ёshtё i sёmurё nga ana shpirtёrore. Kisha me
anё tё misterit tё rrёfimit shfaqet nё botё si njё qendёr e madhe
mjekёsore, ku hiri i Perёndisё shёron sёmundjet shpirtёrore dhe
bёn mirё plagёt e shpirtit, tё cilat plagё ia shkaktojnё njeriut
shigjetat e mёkatit.

Themelues dhe ndёrtues i kёtij misteri tё madh ёshtё vetё Zoti


ynё. Duke na thёnё: «Pendohuni, sepse mbretёria e qiejve ёshtё
afёr»(Matth. 4, 17) filloi dhe vepra e Tij botshpёtuese, dhe nё
vazhdim pas ngjalljes sё Tij, t’ju dorёzoj nxёnёsve tё Tij pushtetin
shpirtёror tё falin mёkatet e njerёzve «Kujt do t’ia falni mёkatet, do t’i
jenё falur, kujt do t’ia mbani, do t’i jenё mbajtur » (Joan. 20, 23).

Akoma duhet tё themi se qendra mjekёsore shpirtёrore e Kishёs


ёshtё e hapur pёr ҫdo njeri, sado mёkatar qoftё. Ftesa e Krishtit
ёshtё e pёrgjithshme; «Ejani tek unё, tё gjithё ju tё munduar dhe tё
rёnduar, dhe unё do t’ju ҫlodh» (Matth. 11, 28). Tё gjithё ata qё
ndiejnё nё supet e tyre mundimin dhe peshёn e mёkatit, ftohen qё
tё shijojnё paqen dhe lirinё, qetёsinё dhe gёzimin qё fal Krishti.
Kushte tё domosdoshme

Cilat janё kushtet qё duhet ti afrohemi misterit tё rrёfimit? Mё


themeloret janё vetёdija, pendimi dhe vendimi pёr ndryshim.
Vetёdija pёrbёn njё eksperiencё tronditёse nё rrugёn tonё drejt
shpёtimit. Njeriu qё fillon tё ndiejё qё ёshtё mёkatar, tё shikojё
pasionet e shpirtit tё tij, pendohet thellё, pёrulet dhe gjen strehё
tek Perёndia, tek Ati i dhembshur, qё tё mbёshtes pёrsёri nё
kёmbёt e tij gjithё qёnien e tij.

Vetёdija e mёkatit tё ҫon nё pendim dhe nё vendimin pёr


ndryshim. Pendimi ёshtё njё shtytje e fuqishme e njeriut pёr
ndryshim rrёnjёsor. Tё ndryshoj mendje, ndjenja, mёnyrё jetese.
Qё aty e nё vazhdim tё jetojё jetёn e Krishtit dhe tё trupёzojё me
luftёn e tij shpirtёrore virtytet ungjillore.

Me kujdes dhe sinqeritet

Natyrisht kёtu lind pyetja tjetёr: Si duhet tё rrёfehemi? Pikё sё


pari, para se tё nisemi pёr tu rrёfyer, duhet tё lutemi nxehtёsisht.
T’i lutemi Zotit tё na japё pendim tё thellё dhe tё sinqertё. Nё kёtё
klimё lutjeje dhe pёrqendrimi le tё mendojmё mёkatet tona. Mund
tё jetё e nevojshme ti shkruajmё nё njё letёr, qё tё mos presim qё ti
kujtojmё nё momentin e fundit apo tё na pyes ati shpirtёror.

Gjatё rrёfimit duhet tё ndiejmё qё nuk ndodhemi pёrpara njё


njeriu tё thjeshtё, por pёrpara vetё Perёndisё; sepse Perёndia
gjendet pa u dukur dhe dёgjon rrёfimin tonё. Kjo do tё na
ndihmojё shumё qё tё mos kemi turp dhe tё jemi absolutisht tё
sinqertё, gjё qё ёshtё shumё e domosdoshme pёr rrёfimin. Nёse
nuk jemi tё sinqertё jo vetёm nuk na falen mёkatet, por u shtojmё
atyre edhe mёkatin e tmerrshёm tё mosrespektimit tё Zotit.
Perёndia e di brendёsinё e shpirtit tonё me hollёsinё mё tё vogёl.
Gjithashtu ёshtё gabim qё gjatё rrёfimit tё shfaqim edhe
mёkatet e tё tjerёve dhe tё spostojmё peshёn e pёrgjegjёsisё sonё.
Rrёfejmё vetёm mёkatet tona. Jo tё tё tjerёve. Dhe marrim pёrsipёr
personalisht peshёn e pёrgjegjёsisё tё veprave tona. Siraku i urtё
na kёshillon: «Mos ki turp tё pohosh mёkatet e tua» (4, 26).

Hezitime tё pambёshtetura

Shumё prej vёllezёrve tanё tё krishterё, ndёrsa pranojnё


rёndёsinё e madhe tё misterit tё rrёfimit nё jetёn kristiane,
megjithatё ngurrojnё pёr disa anё tё saj. Kёshtu vёshtirёsohen tё
marrin vendimin e madh tё trokasin derёn drejt rrёfimit.

Rezervimet mё tё theksuara lidhen me personin e atit


shpirtёror. Shumё pyesin veten: «Si mundet njё njeri i thjeshtё ashtu
si ne, tё falё mёkate?». Mundet, sepse shumё thjeshtё, ka marё hirin
priftёror dhe pushtetin shpirtёror tё «lidhin…dhe tё zgjidhin»
(Matth. 18, 18). Mёsimet e Shkrimit Shenjtё janё tё qarta. Ati
shpirtёror nuk e kryen kёtё vepёr me fuqitё e tij personale por me
fuqinё e Perёndisё. Kёshtu qё mёkatet nuk i eliminon askush tjetёr
pёrveҫ hirit tё Krishtit. Ati shpirtёror thjeshtё ёshtё organ i hirit.

Disa tё tjerё pretendojnё: «Pёrse tё shkoj tek priftёrinjtё, pёrderisa


edhe ata bёjnё tё njёjtat mёkate por edhe mё tё kёqija?» Ky
kundёrshtim, nё rastin qё nuk ёshtё shpifje prej armiqve tё
besёimit mё tё shumtёn e herёve dhe produkt i qё kanё pёr qёllim
akuzimin e padrejtё dhe gjё qё bёhet prej tё gjithё nesh. Pikёrisht
kjo pikё pёrbёn njё pretekst dhe jo njё justifikim tё logjikshёm.
Etёrit na propozojnё: «Ashtu si i sёmuri kёrkon qё tё zbulojё tё
gjejё doktorin specialist dhe tё dalluar pёr sёmundjen e tij, kёshtu
edhe ti kёrko dhe gjej atin e mirё shpirtёror dhe me pёrvojё, madje
nёse beson se vlerё mё tё madhe nga shёndeti i trupit ka shpёtimi i
shpirtit tonё». Le tё mobilizojmё, pra, pretekste tё lehta.

Njё kategori tjetёr njerёzish pretendojnё: «Nuk rrёfehem sepse


priftёrinjtё ua thonё tё gjithёve ato qё rrёfen. Nuk iu kam besim».
Edhe kёtu duhet tё kuptojmё se bёhet fjalё pёr njё keqkuptim tё
tmerrshёm, qё nё mёnyrё artistike kultivon i ligu nё shpirtrat e
njerёzve qё ti largojё nga hiri i saktё i Misterit. Duhet qё ta
kapёrcejmё njё frikё tё tillё. Ati shpirtёror duke pasur parasysh, se
sa mёkat i madh dhe sa shkelje e rёndё ёshtё shpёrndarja e
mёkateve tё rrёfyera, nuk shkel nё asnjё mёnyrё sekretin e
misterit. Prandaj le tё mos na mashtrojё djalli.

Rrёfimi tek ikona ёshtё i gabuar!

Ekziston edhe njё kategori tjetёr tё krishterёsh qё pretendon se:


«Preferoj t’ia them ikonёs». Ky ёshtё njё argument shumё naiv.
Ikona nuk ka pushtet tё tillё, dmth. tё dёgjoi dhe tё falё mёkatet e
njerёzve, fjala e Perёndisё ёshtё shumё e qartё.

Pёr mё tepёr, nё njё rast tё tillё, si ёshtё e mundur tё mёsojmё


nёse Perёndia na fali? Nё vazhdim, nё problemet e ndryshme
shpirtёrore kush do tё na udhёzojё? Kush do tё na kёshillojё?
Kush do tё na japё ilaҫet e duhura shpirtёrore qё tё shёrohemi nga
pasionet tona tё ndryshme? Kёshtu qё nuk mund tё rrёfehemi tek
ikonat.

Marshim i vazhdueshёm

Disa tё tjerё pretendojnё se: «Pёrse tё rrёfehem, pёrderisa tё


njёjtat mёkate do ti bёj pёrsёri?». Dhe ky ёshtё njё argument
shumё sipёrfaqёsor. Gjё qё as edhe jeta e pёrditshme nuk e
vёrteton pёrderisa edhe tek doktori shkojmё pёrsёri, kur
sёmuremi tjetёr herё dhe rrobat i lajmё sa herё qё fёlliqen dhe kaq
shumё raste tё tjera. Pёrse, pra, mos tё bёhet e njёjta gjё edhe pёr
shpirtin tonё? Jeta shpirtёrore ёshtё njё marshim i vazhdueshёm
pёr fitimin e shenjtёrisё dhe tё virtytit. Tё lumtur janё ata qё e
ndjekin atё. Dhe nёse pengohen dhe bien, pak rёndёsi ka, mjafton
tё ngrihen dhe tё vazhdojnё pёrsёri. Zoti e mban gjithmonё hapur
derёn e pendimit dhe na pret.

Kurthi i shtytjes sё rrёfimit

Ajo qё ёshtё mё e zakonshme nga tё gjitha ato qё njerёzit


shfaqin qё t’i shmangen rrёfimit ёshtё spostimi. «Kemi kohё. Mё
vonё», dёgjojmё shumё. Pa mёdyshje duhet tё themi se shtytja
spostimi ёshtё justifikimi mё i rrezikshёm, ёshtё kurth i vёrtetё
sepse vё nё gjumё ndёrgjegjen e njeriut dhe zhduk ҫdo
problematizim tё shenjtё nga zemra e tij. Harrojmё se nuk jemi
pushtetar tё kohёs dhe se nuk kemi bёrё kontratё se kur do ta ikim
prej kёsaj bote. Si mund tё parashikojmё me kaq lehtёsi se sa do tё
jetojmё apo kur do tё vdesim? Nuk shikojmё kaq vdekje tё
papritura, kaq aksidente, kaq sёmundje?

Pastaj, nёse e mira mё e madhe ёshtё pajtimi dhe bashkimi me


Perёndinё – dhe kjo gjё presupozon domosdoshmёrisht rrёfimin-,
pёrse tё na mungojё njё e mirё e tillё? Pra, le tё dёgjojmё porosinё
e Perёndisё: «Mos u vono tё kthehesh tek Perёndia dhe mos e shty
pendimin tёnd nga dita nё ditё. Sepse zemёrimi i Zotit do tё vij
papritmas» (Urt. Sirak. 5, 7).
Ftesa hyjnore

Zoti na drejton njё ftesё madhёshtore: «Bir, ma jep mua zemrёn»


(Fj. Urt. 23, 26). Perёndia kёrkon zemrёn tonё. Ta pastrojё nё
banjёn e pendimit, tek ky mister i madh i Kishёs sonё dhe ta
shenjtёrojё me hirin e Tij.

Nuk ka rёndёsi se ҫfarё kemi bёrё deri mё sot. Gjёja mё e


madhe dhe mё e rёndёsishme ёshtё se ҫfarё do tё bёjmё qё tani e
tutje. Ҫfarё do ti pёrgjigjemi ftesёs sё Tij.

Hiri i Perёndisё qoftё me ne dhe na frymёzoftё nё vendimin


heroik tё pendimit dhe tё drejtoftё hapat tona drejt rrёfimit, tek kjo
qendёr mjekёsore e shpirtit. Atje do tё ndiejmё lirinё e vёrtetё dhe
gёzimin e vёrtetё. Atje do tё gjejmё qetёsi dhe paqe. Atje do tё
jetojmё misterin e dashurisё sё Perёndisё, i cili pёr shpёtimin tonё
u bё njeri, u kryqёzua dhe u ngjall.

“Uroj qё Perёndia me ndёrmjetimet e jerondёve oshёnarё Pais dhe


Porfir ti jap botёs pendim.”
RRЁFIMI I PASTЁR

Mёsime nga Shen Kozmai i Etolisё

Vёllezёrit e mi, nёse dёshironi qё tё kuroni shpirtrat tuaj,


katёr gjёra ju nevojiten.

E PARA: Nёse dёshironi qё tё rrёfeheni, themeli i parё ёshtё,


TЁ FALNI ARMIQTЁ TUAJ, dhe t’ju jepni tё drejtёn tё gjithё atyre
qё padrejtёsuat.

E DYTA: Tё gjeni At Shpirtёror tё pёrshtatshёm, tё


shkolluar, tё virtytshёm qё tё rrёfeheni dhe tё thoni tё gjitha
mёkatet tuaja. Nёse ke bёrё 100 mёkate dhe rrёfeve tek Ati
Shpirtёror vetёm 99 prej tyre dhe NJЁ NUK IA THEMI, TЁ
GJITHA MЁKATET NUK FALEN. Kur mёkaton duhet tё tё vijё
turp, dhe kur rrёfehesh tё mos kesh aspak turp.

E TRETA: Kur tё rrёfehesh do tё tёp yes Ati Shpirtёror:


«Pёrse biri im i bёre kёto mёkate?» Tё kesh kujdes mos tё fajёsosh
dikё tjetёr por vetёm veten tёnde dhe tё thuash: «I BЁRA NGA
VULLNETI IM I KEQ».

E KATЁRTA: Kur Ati Shpirtёror tё tё jap falje dhe tё


largohesh, tё vendosёsh me bindje qё mё mirё tё derdhёsh gjak se
sa tё mёkatosh.

MOS THUAJ KURRЁ:

«Kjo ёshtё diҫka e parёndёsishme, le tё mos e rrёfej».

Sepse ashtu siҫ thotё Apostull Jakovi: «SEPSE KUSHDO QЁ


E ZBATON GJITHЁ LIGJIN, POR E SHKEL NЁ NJЁ PIKЁ, ЁSHTЁ
FAJTOR NЁ TЁ GJITHA PIKAT».(Jakov. 2, 10)
UDHЁZUES

MЁKATET I REFEROHEN PERЁNDISЁ, TЁ AFЁRMIT DHE


VETES TONЁ

Para se tё paraqitёsh nё misterin e shenjtё tё rrёfimit veҫohu


nё njё vend tё qetё dhe lutu Perёndisё qё tё tё jap Pendim tё
vёrtetё. Kushto pak kohё nё mёnyrё qё tё pёrgatitesh siҫ duhet.
Ktheji sytё tek vetja jote, ndiqe ecurinё e gjendjes sё brendshme
shpirtёrore dhe kontrollo me kujdes veten tёnde nё lidhje me kёto:

JU PЁRGJIGJEMI POZITIVISHT TЁ GJITHA MЁKATEVE DHE


DUKE I THЁNЁ SHUMЁ HERЁ (SH. H.).

I) POROSIA E DASHURISЁ PЁR PERЁNDINЁ

1. Nuk e dua Perёndinё me gjithё zemёr.


2. Nuk e dua Perёndinё mё tepёr se tё gjithё njerёzit e mi tё
dashur, mё shumё se gjёrat e mia dhe mё tepёr se VETJA
IME.
3. Nuk jam i gatshёm qё tё parashtroj veten time nё ҫdo lloj
sacrifice pёr hir tё dёshirёs sё Perёndisё.
4. Nuk e dua tё afёrmin tim. (Sh. H.)
5. Nuk lutem pёr tё (afёrmin) dhe pёr ata qё mё bёnё keq dhe
mё dёmtuan.
6. Nuk punoj misionarisht me vetmohim qё tё njohin edhe
njerёz tё tjerё Krishtin dhe tё shpёtohen.
7. Me dashje apo pa dashje jam shkaktar qё tё humbasin
shpirtra. (Sh. H.)
8. Nuk jap shpesh me pёrulёsi dhe sipas mundёsisё lёmoshё.
9. Nuk dёshiroj lumturinё dhe pёrparimin SHPIRTЁROR,
MATERIAL, FAMILJAR DHE PROFESIONAL e tё tjerёve.
(Sh. H.)
10. Nuk dua qё tё mё mungojё asgjё pёr hatёr tё tё afёrmit. (Sh.
H.)
11. Nuk kam shpёtuar dhe nuk kam ndihmuar njerёz qё kishin
nevojё. (Sh. H.)
12. Nuk paqёsova as nuk pajtova njerёz por bёra tё kundёrtёn.
(Sh. H.)
13. Nuk ngushёllova dhe as nuk ndihmova ata qё kishin nevojё.
(Sh. H.)
14. Tregoj indiferencё dhe ftohtёsi. (Sh. H.)
15. Nuk bёj vepra tё mira, dhe ato qё bёj i bёj pёrgjysёm, dhe
kёrkoj SHPЁRBLIM. Jam fajtor pёr ҫdo TЁ KEQE qё kam
kryer dhe pёr ҫdo TЁ MIRЁ qё nuk kam kryer.
16. Indinjohem dhe trishtohem pёr tё mirёn qё kam bёrё. (Sh.
H.)
17. Nuk zotёroj frymё sacrifice dhe frymё luftarake dhe takt
nuk kam.
18. Nuk jam TOLERANT dhe nuk i FAL tё afёrmit e mi. (Sh. H.)
19. Kur kam faj nuk pёrulem dhe nuk kёrkoj falje. (Sh. H.)
20. Jam zemёrngurtё – LIGЁSI. (Sh. H.)
21. Antipati – URREJTJE. (Sh. H.)
22. Smira, Armiqёsia, Shpirtligёsia. (Sh. H.)
23. Kur nga smira shkaktojmё prishjen e paqes dhe dashurisё sё
njё familjeje, ose vёllazёrisё murgjёrore dhe pёrgjithёsisht
njerёzve tё dashur.
24. Mё vjen keq pёr tё mirat e atij qё kam zili.
25. BLASFEMI ME DASHJE APO PA DASHJE TЁ SHPIRTIT TЁ
SHENJTЁ. (Sh. H.)
26. TЁ MBAJTURIT MЁRI, XHELOZIA. (Sh. H.)
27. Hidhёroj tё tjerёt pa arsye. (Sh. H.)
28. Jam fajtor pёr ҫёshtje Kishtare. (Sh. H.)
29. PЁRGOJIMI. (Sh. H.)
30. Dёgjoj pёrgojime dhe gёnjeshtra dhe nuk reagoj. (Sh. H.)
31. FLAS KOT. (Sh. H.)
32. ANKOHEM, JAM BESЁPAKЁ. (Sh. H.)
33. MALLKOJ, THEM FJALЁ TЁ NDYRA. (Sh. H.)
34. Bie dakord dhe hesht kur dёgjoj njerёz tё tjerё tё bёjnё kёto
gjёra. (Sh. H.)
35. Shakatё e mia janё tё PAHIJSHME dhe MЁKATARE. (Sh.
H.)
36. Tallem me invalidё, njerёz me tё meta mendore dhe tё
pashkolluar qё tё argёtohem unё ose shoqёria ime. (Sh. H.)
37. Kam SHPIFUR. (Sh. H.)
38. SHPIFJA, DISKREDITIMI, IRONIA. (Sh. H.)
39. HIPOKRIZIA DHE SERVILIZMI. (Sh. H.)
40. Lavdёroj pa dallim veten time dhe tё tjerёt. (Sh. H.)
41. Jam neglizhent. (Sh. H.)
42. Mospёrpjekje shpirtёrore. (Sh. H.)
43. Kёshillime drejt mёkatit. (Sh. H.)
44. Plogёshtia kundrejt ҫdo tё mire. (Sh. H.)
45. Pavendosmёria. (Sh. H.)
46. Jam frikacak, shpirtvogёl. (Sh. H.)
47. Tregoj indiferencё, pakujdesi, cektёsi dhe neglizhencё ndaj
detyrave tё mia. (Sh. H.)
48. Nuk tregoj shpresёtarinё dhe sjelljen e duhur brenda dhe
jashtё kishёs. (Sh. H.)
49. Nxehem me gjёnё mё tё vogёl kundrejt Perёndisё, njerёzve,
kafshёve dhe gjёrave tё tjera. (Sh. H.)
50. Inatosem dhe zemёrohem gjё qё mё bёn tё sillem keq nga
ana e jashtme dhe e brendshme dhe nё kёtё formё tjetёrsohet
psikologjia ime.
51. Besim i tepruar nё veten tonё dhe jo tek Perёndia. (Sh. H.)
II) UNЁ JAM ZOTI DHE PERЁNDIA YT
52. Nuk kam besim tё plotё dhe tё patundur tek Perёndia. (Sh.
H.)
53. Nё Pёrkujdesjen (Providenca Hyjnore) e Tij. (Sh. H.)
54. Nё shenjtёrinё e Krishtit dhe tek Mёsimet e Tij.
55. Nё gjithҫka qё mёson Kisha e Shenjtё dhe Apostolike me
anё tё Shpirtit tё Shenjtё.
56. Mosbesimi, besa e paktё. (Sh. H.)
57. Nuk ju jap prioritet dhe nuk pёrkujdesem siҫ duhet pёr
veprat e Krishtit. (Sh. H.)
58. Kam turp dhe frikё tё pohoj Krishtin. (Sh. H.)
59. Nuk bёj shenjёn e Kryqit kur kaloj pranё kishe, kur ha dhe
pёrpara tё tjerёve. (Sh. H.)
60. Nuk pohoj Krishtin dhe Mёsimet e Tij dhe nuk i
nёnshtrohem dёshirёs sё Tij pёrpara njerёzve nё prani tё
njerёzve tё tjerё dhe sidomos kur besojnё nё diҫka tjetёr. (Sh.
H.)
61. Mohimi i hapur apo i fshehtё i Perёndisё.
62. Mora pjesё nё organizata antiortodokse – ateiste. (Sh. H.)
63. Kam mbёshtetur se besimi ortodoks ёshtё i njёjtё me
besimet e tjera pa asnjё ndryshim. (Sh. H.)
64. Ju kam dhёnё tё drejtё heretikёve gjoja pёr argumentat e
tyre tё llogjikshme.
65. U luta sё bashku me heretikё. (Sh. H.)
66. Shkova nё medium, fallxhore. (Sh. H.)
67. Kam bёrё magji qё tё lidhen ҫifte. (Sh. H.)
68. I zgjidha (ҫёshtjet, problemet) tek magjistarja dhe jo nё
Kishё. (Sh. H.)
69. Besoj tek ёndrrat. (Sh. H.)
70. Mora pjesё nё mbledhje pnevmatistёsh. (Sh. H.)
71. Hipnotizmi, eksorkizmi me kandil, ҫlirim nga syri i keq jo
me anё tё kishёs, kapёrcimi i zjarrit, therje gjeli nё themele,
rruaza, sy, qepё ose hudhra, psherёtima, patkonj. (Sh. H.)
72. Tё lidh dhe tё ngatёrroj tё afёrmit e mi. (Sh. H.)
73. Besoj nё paragjykime dhe bestytni. (Sh. H.)
74. Kёrkimi i mrekullive pa asnjё arsye. (Sh. H.)
75. Kёrkoj nga Perёndia gjёra mёkatare. (Sh. H.)
76. Nuk kungohem me misteret e papёrlyera nga indiferenca
dhe neglizhenca. (Sh. H.)
77. Kungohem pa u rrёfyer dhe pa mbajtur kreshmё, dhe pa
frikё Perёndie, besim, shpresё dhe dashuri. (Sh. H.)
78. Kur kungohem nuk e nderoj siҫ duhet Krishtin. (Sh. H.)
79. Pёshtytje pas Kungimit Hyjnor. (Sh. H.)
80. Nuk kam frikё Perёndie. (Sh. H.)
81. Nuk jam familjarizuar me misteret e Perёndisё. (Sh. H.)
82. Shkel kreshmёt pa pasur sёmundje trupore. (Sh. H.)
83. Pa arsye serioze. (Sh. H.)
84. Pa lejen e Atit shpirtёror. (Sh. H.)
85. Nuk kam vetёdije tё mёkatshmёrisё sime. (Sh. H.)
86. Nuk pendohem sinqerisht. (Sh. H.)
87. Nuk kam pёrqёndrim shpirtёror dhe nuk e vras
ndёrgjegjen. (Sh. H.)
88. Kur rrёfehen akuzoj tё tjerёt. (Sh. H.)
89. Fsheh mёkate. (Sh. H.)
90. Nuk studioj ҫdo ditё Shkrimin e Shenjtё apo libra tё tjerё
fetarё. (Sh. H.)
91. Nuk e ndez kandilin ose e ndez me vaj tё papastёr. (Sh. H.)
92. Nuk luftoj kudo dhe gjithmonё me gjithё fuqinё time
kundёr mёkatit. (Sh. H.)
93. Nuk lutem rregullisht me besim, pёrulёsi, shpresёtari,
dёshirё dhe kujdes. (Sh. H.)
94. Nuk falёnderoj gjithmonё dhe nga zemra Perёndinё pёr
bamirёsitё e panumёrta dhe tё pёrditshme qё mё bёn. (Sh.
H.)
95. Nuk e lavdёroj pёr madhёshtinё dhe Lavdinё e tij tё pafund.
(Sh. H.)
96. Trishtohem me sprovat dhe mё pushton padurimi. (Sh. H.)
97. Ankohem ndaj Perёndisё. (Sh. H.)
98. Humbas shpresёn pёr shpёtimin dhe ndreqjen time. (Sh. H.)

III) NUK DO TЁ KRIJOSH IDHULL PЁR VETEN TЁNDE.

99. Jam egoist dhe krenar. (Sh. H.)


100. Mё pёlqejnё gjёrat njerёzore, mёndjemadhёsi. (Sh. H.)
101. Mburrem dhe demonstroj veten time. (Sh. H.)
102. Mё pёlqen vetja dhe mё pёlqen tё kem pushtet. (Sh. H.)
103. Kokfortёsia, pangopёsia, paredashja. (Sh. H.)
104. Shikoj interesin tim. (Sh. H.)
105. Skllav i modёs mondane. (Sh. H.)

IV) KUJTO DITЁN E SHTUNЁ

106. Nuk shkoj nё kishё ditёt e diela apo nё festa tё mёdha


pa arsye shёndeti apo ndonjё arsye tjetёr serioze. (Sh. H.)
107. Nё vend tё Adhurimit Hyjnor dhe veprave tё
dashurisё merrem me vepra mёkatare. (Sh. H.)
108. Ndjek Liturgjinё Hyjnore nga radioja duke bёrё ndonjё
punё. (Sh. H.)
109. Largohem nga Kisha pa mbaruar Liturgjia Hyjnore ose
shkoj me vonesё nё Kishё. (Sh. H.)
110. Pi kafe dhe cigare para se tё shkoj nё kishё. (Sh. H.)
111. Nuk lutem me ato qё psalen dhe lexohen, mendoj gjёra
tё tjera vёshtroj ata qё ndodhen dhe hyjnё nё kishё. (Sh. H.)
112. Pas kishёs, bisedoj, qesh, qёndroj pa shprestari edhe nё
qoftё se kryhet dasёm apo ndonjё shёrbesё tjetёr. (Sh. H.)
113. Punoj ditёt e diela apo nё festa tё mёdha ndёrkohё qё
mund tё mos punoja. (Sh. H.)

V) NDERO ATIN

114. Nuk nderoj dhe nuk respektoj ashtu siҫ duhet prindёrit
e mi. (Sh. H.)
115. I trishtoj me sjelljen dhe mosbindjen time, dhe nuk e
vras mendjen qё tё pёrmbush detyrimet e mia ndaj tyre. (Sh.
H.)
116. Nuk tregoj respektin dhe bindjen e duhur ndaj
priftёrinjve, mёsuesve, mё tё rriturve etj. (Sh. H.)
117. Jam mosmirёnjohёs ndaj atyre qё mё kanё ndihmuar
dhe bamirёsuar. (Sh. H.)
118. Nuk rrit fёmijёt dhe bijtё e mij shpirtёrorё me frymёn e
krishterё. (Sh. H.)
119. I shaj, i mallkoj. (Sh. H.)
120. Nuk i ruaj nga shoqёritё e kёqija. (Sh. H.)
121. I pengoj tё bёhen priftёrinj, murgj, murgesha.
122. Ndihmova qё dikush tё mos bёhet prift, murg apo
murgeshё apo tё braktiste manastirin e pendimit tё tij.
123. Si kumbar nuk interesohem pёr kultivimin dhe
pёrparimin shpirtёror tё bijve shpirtёrorё.
VI) MOS VRIT

124. Vrava, plagosa, godita, u grinda me tё tjerё. (Sh. H.)


125. Mendova dhe tentova tё vras veten. (Sh. H.)
126. Vendos nё rrezik shёndetin tim dhe jetёn time dhe tё tё
tjerёve dhe shёndetin e tё tjerёve. (Sh. H.)
127. Kam abortuar. (Sh. H.)
128. Tё evitosh me ҫdo lloj mёnyre tё bёsh fёmijё. (Sh. H.)
129. Me fjalё apo me vepra ndihmova qё tё tjerёt tё bёjnё
mёkatet e mёsipёrme. (Sh. H.)
130. Nga pakujdesia pёrhapa sёmundje ngjitёse. (Sh. H.)
131. Zemёrohem. (Sh. H.)
132. Lёkundem, shaj. (Sh. H.)
133. Pёrbuz tё tjerёt, ҫmoj tё tjerёt. (Sh. H.)
134. Jam sadist, i egёr, i rrёmbyer. (Sh. H.)
135. Hakmarrёs, Gёrnjar, nevrik (Tё lumur janё tё butёt).
(Sh. H.)
136. Prekem lehtё dhe nevrikosem kur tё tjerёt vёrtetojnё
mёkatet e mia. (Sh. H.)
137. Shfrehem me arrogancё dhe them fjalё tё hidhura dhe
fyerёse qё mёrzisin tё tjerёt. (Sh. H.)
138. Kёrkova prej Perёndisё hakmarrje pёr tё afёrm
(Perёndia do ta shlyejё).

VII) MOS KURVЁRO

139. Jam fajtor i ҫdo lloj mёkati tё turpshёm trupor. (Sh. H.)
140. Ndota ҫdo pjesё tё trupit tim. (Sh. H.)
141. Ndota dhe mёkatova veten time me gjeste tё pista
veten time dhe tё tjerёt. (Sh. H.)
142. Kam bёrё gjitha tё tjerat pёrveҫ aktit seksual. (Sh. H.)
143. Telefonata erotike. (Sh. H.)
144. Mёkatova me tё gjitha shqisat. (Sh. H.)
145. Shkela kurorёn. (Sh. H.)
146. Jam fajtor sepse shkela kurorёn e bashkёshort-it/-es.
147. Kurvёrova shumё herё me mendje dhe tё gjitha
mёkatet trupore. (Sh. H.)
148. Dёshirova – dёshiroj gra tё tjera – burra tё tjerё. (Sh.
H.)
149. Prostitucioni. (Sh. H.)
150. Marrёdhёnie paramartesore. (Sh. H.)
151. U bёra ndёrmjetёs lidhjesh tё paligjshme, erotike. (Sh.
H.)
152. Homoseksualiteti.
153. Marrja e virgjёrisё. (Sh. H.)
154. Pёrdhunimi. (Sh. H.)
155. Tentativё pёrdhunimi. (Sh. H.)
156. Marrёdhёnie me njerёzit e afёrm, marrёdhёnie me
kafshёt, nekrofilia, pedarasti. (Sh. H.)
157. Masturbimi i vetes ose i tё tjerёve. (Sh. H.)
158. Mendime tё fёlliqura dhe pasione pёr tё gjitha kёto.
(Sh. H.)
159. Mendime dhe dёshira tё fёlliqura dhe dёshira,
mendime dhe dёshira tё liga.
160. Kurvёrimi me shikim. (Sh. H.)
161. Anomali trupore dhe shthurje jo normale. (Sh. H.)
162. Mosrespektimi i vetpёrmbajtjes trupore gjatё tё
Dielave, festave, tё Mёrkurrave dhe tё Premteve, Kreshmёve
tё Mёdha apo gjatё ditёve tё tjera qё kreshmohet. (Sh. H.)
163. Gjatё ciklit menstrual (pёr gruan) ndez kandilin, shkon
nё kishё, apo kryen marrёdhёnie seksuale me bashkёshortin.
164. Mё mundojnё mёkate pёr pёrdorim substancash
narkotike. (Sh. H.)
165. Shitje – pёrdorim substancash tё ndaluara tё ҫdo lloj.
(Sh. H.)
166. Dehje, pangopёsi, grykёsi. (Sh. H.)
167. MЁ PЁLQEN VETJA. (Sh. H.)
168. Kur nёna nuk e ushqen foshnjёn nga gjiri i saj qё tё
mos prish trupin e saj. (Sh. H.)
169. Bixhozi (edhe nё qoftё se luan pa para), zaret, Duhani,
plangprishje (shpenzim pa hesap), dorёshtrёnguar, luksi.
(Sh. H.)
170. Kam marrё pjesё nё lojra fati. (Sh. H.)
171. Pamje tё ndyra nё kinema, teatёr, televizor. (Sh. H.)
172. Tekste dhe figura me pёrmbajtje imorale. (Sh. H.)
173. Kёngё me pёrmbajtje mёkatare. (Sh. H.)
174. Marr pjesё nё biseda me pёrmbajtje imorale. (Sh. H.)
175. Argёtime mёkatare, tё pahijshme dhe tё shёmtuara.
(Sh. H.)
176. Lejoj mendjen time tё ndotet nga mendime dhe dёshira
tё papastra dhe tё pahijshme. (Sh. H.)
177. Jam fajtor mёkatesh epshndjellёse dhe kёnaqёsiprurёse
dhe i dёshirave tё tjera mёkatare dhe tё liga. (Sh. H.)
178. Kryeva me duartё e mia gjeste tё pahijshme. (Sh. H.)
179. Them fjalё tё ndyra (Shokuese). (Sh. H.)
180. Vepra dhe shprehje tё shёmtuara. (Sh. H.)
181. Munxosa, mallkova, pёr veten time pёr tё tjerёt dhe
them fjalё qё nёnkuptojnё ndyrёsi. (Sh. H.)
182. Veshja ime ёshtё e shёmtuar dhe provokuese. (Sh. H.)
183. Shkova nё karnavale apo festa tё tjera dhe u vesha
(burrё/grua). (Sh. H.)
184. Koketeri. (Sh. H.)
185. Tё vendosёsh grurё tё zier nё mёnyrё qё tё mёsojё se
cilin apo cilёn do tё martohet apo kur nusja shkruan emrin e
vajzave tё pamartuara nё kёpucёn e saj. (Sh. H.)
186. Skandalizova me veshjen time. (Sh. H.)
187. Skandalizova me sjelljen dhe pamaturinё dhe u bёra
fajtor smire, zilie, gjykimi dhe pёrgojimi. (Sh. H.)
188. Skandalizova me pakujdesinё time, veprat e mia, fjalёt
e mia dhe paqёndrueshmёrinё time, fёmijёt e mi truporё,
fёmijёt e mi shpirtёrorё, dhe fёmijё tё tjerё tё vegjёl nё moshё
apo nё shpirt. (Sh. H.)
189. Skandalizova dhe mёrzita Atin shpirtёror dhe nuk iu
binda. (Sh. H.)
190. U skandalizova nga figura e Krishtit (gratё) dhe u
skandalizova nga figura e tё Tёrёshenjtёs (burrat).
191. Morra pjesё nё konkurse bukurie. (Sh. H.)
192. Skandalizova me sjelljen time dhe me disa vepra tё mia
u bёra ARSYE qё tё tjerёt tё mёkatojnё. (Sh. H.)
193. Shoqёritё e mia nuk janё pozitive dhe kam zakonin e
keq tё qesh si i pamend. (Sh. H.)

VIII) MOS VIDH… MOS DЁSHIRO ATO QЁ KA I AFЁRMI


YT.

194. Kam Vjedhur nё kishё, kam Fallsifikuar (kopjim firme,


ndryshim tekstesh), kam Mashtruar. (Sh. H.)
195. Padrejtёsi (padrejtёsova punёtorё apo eprorё). (Sh. H.)
196. Falsifikimi, Spekulimi, Ryshfeti. (Sh. H.)
197. Blej llotari, hedh shorte, hippodrome, skedina etj.
198. Vodha, Shpёrdorova para dhe sende tё shtetit ose tё
huaja. (Sh. H.)
199. Bleva gjёra tё vjedhura me dijeninё time. (Sh. H.)
200. Mbaj pa tё drejtё gjёra ose borxhe. (Sh. H.)
201. Nuk u kujdesa pёr gjёra tё huaja qё mё kishin dhёnё
dhe i shkatёrrova.
202. Kur shestojmё dredhi dhe dhunojmё pasurinё e tё
tjerёve.
203. Fsheha ushqime dhe mallra qё tё pёrfitoja mё shumё.
(Sh. H.)
204. Fsheh tё ardhurat e punёs time qё ti shmangem
taksave tё ligjshme. (Sh. H.)
205. Jap hua me pёrqindje tё paligjshme. (Sh. H.)
206. Marr prqindje prej njёrёzve qё kanё nevojё pёr
ndihmё. (Sh. H.)
207. Kam bёrё vepra tё tjera tё paligjshme. (Sh. H.)
208. Mbuloj dhe pranoj paligjёsitё (nё punё apo diku tjetёr)
dhe nuk bёj me dashuri dhe takt kontrollin e caktuar. (Sh.
H.)
209. Si nёpunёs shtetёror ose privat nuk punoj me
ndershmёri, ndёrgjegjshmёri, kujdes, gёzim. (Sh. H.)
210. Kur kёrkojmё lёmoshё nga dembelizmi. (Sh. H.)
211. Jam kureshtar. (Sh. H.)
212. Nuk dёgjoj dhe pёrbuz kёshillat e eprorёve nga
krenaria. (Sh. H.)
213. Hapa dhe lexova letra tё tё tjerёve dhe pёrgjova. (Sh.
H.)
214. Dёshirova gjёra shpirtёrore - familjare, personale – dhe
materiale qё i pёrkasin tё afёrmve. (Sh. H.)
215. Dёshirova gruan/ burrin e tё afёrmit. (Sh. H.)
216. MOS KUJTO MЁKATET E RINISЁ DHE SHKELJET E
MIA. (Psalmi 24, 7)
IX) NUK DO TA PЁRDORЁSH EMRIN E ZOTIT
PERЁNDISЁ TЁND MЁ KOT… MOS THUAJ DЁSHMI
TЁ RREME

217. Pёrmenda emrin e Perёndisё pa shpresёtari. (Sh. H.)


218. Pёrmend fjalё nga Shkrimi i Shenjtё pёr tё bёrё shaka.
(Sh. H.)
219. Blasfemoj tё Shenjtat. (Sh. H.)
220. Mendime blasfemike pёr Misteret Hyjnore, dogmat,
Hyjlindёsen, Shenjtorёt.
221. Mosbesim ndaj dogmave e Ortodoksisё, ndaj atyre qё
thotё Shkrimi i Shenjtё, ndaj mrekullive dhe Jetёve tё
Shenjtorёve.
222. Dёrgoj tё tjerёt nё djall. (Sh. H.)
223. Betohem tek tё shenjtat apo tek ҫdo gjё tjetёr, Vura tё
tjerё tё betohen. (Sh. H.)
224. Them «Pёr Zotin» (betim). (Sh. H.)
225. Nuk mbajta sekret. (Sh. H.)
226. Nuk plotёsova njё premtim – premtime (ndaj tё
shenjtave). (Sh. H.)
227. Jam jokoherent ndaj detyrave tё mia dhe nuk i mbaj
premtimet qё jap. (Sh. H.)
228. Them gёnjeshta gjatё bisedave dhe nё punё. (Sh. H.)
229. Lёvdatё e gёnjeshtёrt dhe hipokrite pёr arsye pёrfitimi.
(Sh. H.)
230. Mёkatoj jo nga pakujdesia ose nga pamundёsia por
nga dinakёria se do tё rrёfehem. (Sh. H.)
231. Kam dhёnё dёshmi tё rreme, kam shkelur betimin,
kam tradhёtuar. (Sh. H.)
232. Kam adhuruar persona. (Sh. H.)
233. Morra pjesё nё herezi, pёrҫarje(skizmё). (Sh. H.)
234. Pranoj herezitё, Pranoj globalizmin (ikumenizmin),
isha pjestarё nё masoni ose e pranoj. (Sh. H.)
235. Rrezikoj shёndetin tim kur jam i sёmurё dhe nuk shkoj
tek doktori nga kopracllёku apo indiferenca apo ngaqё
keqkuptoj besimin tek Perёndia.
236. Pranoj astrologjinё – shenjat e horoskopit. (Sh. H.)
237. Pranoj teorinё e Darvinit.
238. Morra pjesё nё Ruletё ose e pranoj. (Sh. H.)
239. Mendova tё vrisja veten, Tentova tё vras veten. (Sh. H.)
240. Nudizmi. (Sh. H.)
241. Ndёrsa mundesha nuk ndalova njё tё keqe.
242. Qёndrova pёrpara ikonash kur lutesha apo pёrpara
kishёs me veshje tё pahijshme. (Sh. H.)
243. Ngas makinёn rrezikshёm, shkaktova aksident ose
blasfemi. (Sh. H.)
244. Pranoj vdekjen klinike.
245. Torturova kafshё. (Sh. H.)
246. Pёrbuz tё afёrmit e mi. (Sh. H.)
247. Hakmerrem. (Sh. H.)
248. Profet i rremё. (Sh. H.)
249. Keqёrdor mirёsinё. (Sh. H.)
250. Merrja pjesё nё organizata anarkiste. (Sh. H.)
251. Me dashje apo pa dashje kam vёnё zjarr. (Sh. H.)
252. Fanatizёm partiak. (Sh. H.)
253. Pranoj apo bёj ryshfete nё kurriz tё tё tjerёve.
254. Prishje familjeje, familjesh. (Sh. H.)
255. Pёshtyta pas Kungimit Hyjnor. (Sh. H.)
256. Idhujtari. (Sh. H.)
257. Jam besёpakё. (Sh. H.)
258. Nuk bёra kanonin (ushtrime shpirtёrore, bёhet fjalё pё
rata qё kanё njё kanon tё tillё), apo nuk e bёra me dashuri
dhe pёrulёsi. (Sh. H.)
259. Neglizhova tё lutem pёr ata qё kanё nevojё apo mё
kёrkuan qё tё lutem pёr ta. (Sh. H.)

X) PЁR FAMILJEN

260. Jam i butё me veten time kur gaboj ndёrsa me tё tjerёt i


rreptё.
261. Kam kёrkesa absurde nga bashkёshorti apo
bashkёshortja ime. (Sh. H.)
262. Ngul kёmbё, nuk kam frymё faljeje dhe mirёkuptimi.
(Sh. H.)
263. Nuk pёrkujdesem pёr familjen time. (Sh. H.)
264. Ofendova bashkёshortin apo bashkёshorten time
pёrpara tё tjerёve apo nё veҫanti. (Sh. H.)
265. Nuk dua dhe nuk respektoj prindёrit dhe tё afёrmit e
bashkёshortes apo bashkёshortit tim. (Sh. H.)
266. Nuk kujdesem pёr fёmijёt e mi se ҫfarё lexojnё, ҫfarё
shokёsh kanё dhe ҫfarё shikojnё. (Sh. H.)
267. Kur fёmijёt nuk nderojnё prindёrit e tyre, apo nuk i
ndihmojnё kur ata kanё nevojё.
268. I padrejtёsova kur ndava pasurinё apo nё diҫka tjetёr.
(Sh. H.)
269. Ndёrhyra nё familjen e fёmijёve tё mi dhe u bёra arsye
tё krijohen mosmarrёveshje midis ҫiftit, tё grinden apo tё
ndahen. (Sh. H.)
270. Nuk i administroj siҫ duhet tё ardhurat e familjes time
apo tё parave tё tjera qё mё janё besuar. (Sh. H.)
271. Kam humbur kryqe, ikona dhe sende tё tjera me bekim
dhe u bёra shkaktar ta shkelin me ose pa dashje. (Sh. H.)
272. Pastromё nga ato qё nuk i noh (nga mёkatet e mia qё
nuk i njoh, tё cilat nuk ranё nё perceptimin tim, PASTROMЁ
ZOT). (Psalmi 18, 13).
273. GJITHҪKA QЁ MBAJMЁ MEND DHE NA RЁNDON
QЁ NGA MOSHA SHTATЁ VJEҪARE E SIPЁR QOFTЁ E
VOGЁL APO E MADHE.
274. DUHET TЁ RRЁFEHEMI KUR NJЁ KRYEPRIFT APO
PRIFT NA KA SHKISHЁRUAR APO NЁSE NA KA
MALLKUAR ETJ.
RRЁFIM DASHURIE

Po ju jap njё urdhёrim tё ri: ta doni njёri-tjetrin; sikurse unё ju


kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njёri-tjetrin. Prej kёsaj do t`ju
njohin tё gjithё qё jeni dishepujt e mi, nёse keni dashuri pёr njёri-
tjetrin. (Joani 13, 34-35)

Ky ёshtё urdhёrimi im: ta doni njёri-tjetrin, ashtu si unё ju kam


dashur juve. (Joani 15, 12)

Himni i dashurisё i Apostull Pavlit (1 Korint. 13, 4-7)


Dashuria është zemërgjërë, është e dhimbshme, dashuria,
nuk ka smirë, nuk mbahet me të madh, nuk krenohet; nuk është e
panjerëzishme, nuk kërkon interesin e vet,
nuk hidhërohet, nuk e mban mend të keqen,
nuk i kënaqet padrejtësisë, por i gëzohet të vërtetës.
Arsyeton gjithçka, beson gjithçka; shpreson gjithçka, duron gjithçka.

RRЁFIMI
DASHURIA QЁ KAM NUK KA DHEMBSHURI.
DASHURIA QЁ KAM NUK TREGON MIRЁSI.
DASHURIA QЁ KAM KA ZILI.
DASHURIA QЁ KAM ЁSHTЁ ARROGANTE.
DASHURIA QЁ KAM FRYHET NGA KRENARIA.
DASHURIA QЁ KAM SILLET SHЁMTUAR.
DASHURIA QЁ KAM ЁSHTЁ EGOISTE.
DASHURIA QЁ KAM SHIKON INTERESIN E SAJ.
DASHURIA QЁ KAM ЁSHTЁ PEZMATUESE.
DASHURIA QЁ KAM MBAN MЁRI.
DASHURIA QЁ KAM GЁZOHET PЁR TЁ KEQEN.
DASHURIA QЁ KAM NUK MERR PJESЁ NЁ GЁZIMIN PЁR TЁ
MIRЁN.
DASHURIA QЁ KAM NUK MBRON, NUK BESON, NUK
SHPRESON, NUK DURON.

«Zot dhe Perёndi! Sa shumё mёkate tё tmerrshme qё ka brenda


meje tё cilat deri tani nuk i kisha zbuluar!»
ZOT UNЁ SI NJERI MЁKATOVA, POR TI SI PERЁNDI DHE
KRIJUES KIJ MЁSHIRЁ PЁR MUA.

Lutje e Shen Efrem Sirianit


para se tё flesh
Zot dhe Perёndia im Jisu Krisht, Ti qё e tregove nёnёn Tёnde tё
shenjtё mё tё nderuar se tё gjithё fuqitё qiellore, Ti, o i Tёrёmirё,
me ndёrmjetimet e saj dhe tё gjithё shenjtorёve tё Tu, kij mёshirё
dhe fale shёrbёtorin Tёnd tё padenjё, pёr ҫdo faj qё kam bёrё ditёn
e sotme si njeri, mё saktё si qenie jo njёrёzore, tё gjitha fajet qё kam
bёrё me dashje apo pa dashje. Ato qё kam bёrё nga dija dhe padija,
ato qё kam bёrё nga nxitimi dhe pakujdesia dhe ato qё kam bёrё
nga plogёshtia ime e shumtё dhe nga neglizhenca. Dhe nёse me
mendje u betova nё emrin Tёnd dhe nёse e shkela betimin dhe
nёse blasfemova apo tё zemёrova. Dhe nёse qava apo gёnjeva, dhe
nёse nuk i dhashё rёndёsi miqve qё ishin pranё meje dhe nёse
trishtova apo gjykova vёllain tim. Dhe nёse gjatё lutjes dhe psaljes,
mendja ime dinake shkonte nё ligёsi dhe vraponte nё kёnaqёsi tё
liga. Dhe nёse fola hokatarisht apo qesha pamaturisht, dhe nёse
tregova mendjemadhёsi, dhe nёse u krenova, dhe nёse shikova
bukuri tё kota dhe me anё tё saj ushqeva mendjen time
dinakёrisht. Dhe nёse thashё fjalё tё shёmtuara apo nёse gjykova
dhe qortova tё metat e vёllait tim, ndёrsa ndaj tё metave tё mia tё
shumta nuk ju dhashё rёndёsi, dhe nёse neglizhova lutjen dhe
gjithҫka tjetёr dinake qё mendova. Tё gjitha kёto dhe gjithё tё tjerat
tё cilat bёra dhe nuk mё kujtohen, falmё o Perёndi mua
shёrbёtorin Tёnd tё pacipё, dhe mёshiromё si i Mirё dhe
Njeridashёs.

Qё tё fle me paqe unё plangprishёsi, Tё lavdёroj bashkё me Atin


dhe Shpirtin e Tij tё Tёrёshenjtё, tё mirё e jetёbёrёs, tani e pёrherё
e nё jetё tё jetёve. Amin

LUTJE

«Zot Tё lutem tё mё falёsh pёr tё gjitha mёkatet qё kam bёrё qё


atёherё kur mbaj mend veten time deri mё sot. Mё fal pёr ҫdo gjё
qё them, bёj, mendoj, ndiej, ha, pi dhe qё nuk ёshtё e saktё. Dhe
pёr tё shkuarёn dhe pёr tё tashmen. Dhe mё denjёso qё tё bindem
sepse ёshtё pёr tё mirёn time, tё adhuroj, tё dua dhe tё ndjek ashtu
siҫ duhet, tё zbatoj porositё e Tua qё tё shpёtohem. Amin»
Uroj qё Perёndia me ndёrmjetimet e jerondёve oshёnarё nga Mali i
Shenjtё Pais & Porfir tё ndihmojё shpirtёrisht dhe trupёrisht
njeriun qё vuan, nё mёnyrё qё tё gjejё shёrimin dhe shpёtimin e tij.
Librat e mёposhtёm shpёrndahen pёr lavdi tё Perёndisё Triadike.

Pёr kёtё arsye formuluam kёtё pёrmbledhje tё ligjёratave tё Jerond Paisit


dhe tё Jerond Porfirit me temat e mёposhtme:

 FUQIA E RRЁFIMIT (Jerond Paisi, Jerond Porfiri).

 SPROVA – SЁMUNDJE (Jerond Paisi, Jerond Porfiri).

 PЁRGJEGJЁSIA E PRINDЁRVE PЁR EDUKIMIN E


FЁMIJЁVE (Jerond Paisi, Jerond Porfiri).

 PЁR NJЁ FAMILJE TЁ PATUNDUR (Jerond Paisi, Jerond


Porfiri).

 PЁRBALLIMI I VDEKJES DHE JETA E ARDHSHME (Jerond


Paisi).

 MREKULLI DHE GJATЁ JETЁS DHE PAS VDEKJES (Jerond


Paisi).

 DUKE NDIHMUAR TЁ RINJTЁ (Jerond Paisi).

 SHENJAT E KOHЁVE (Jerond Paisi).

 FUQIA LUTЁSE DHE SHЁRUESE E PSALMEVE Oshёnar


Arseni nga Kapadhokia.
SHPЁRNDAHET FALAS
Pamje e brendshme nga Panagudha brenda sё cilёs Jerond Paisi

«mbёshteti botёn me lutjen e tij»

También podría gustarte