Está en la página 1de 7

Punim seminarik

Universiteti I Prishtinës

Fakulteti I Filologjisë

Letërsi shqipe

Lënda: Analizë e tekstit letrar.

Tema:Analizë e metagjuhës letrare të poezisë “Nji lule vjeshtet” të At Gjergj Fishtës.

Studentja: Denisa Krasniqi Mentori:Prof. Ilir Brecca

Prishtinë. 2018 Data:25.10.2018


Përmbajtja

1.Hyrja……………………………………………………………4

2.Mbarshtrimi…………………………………………………….4

3.Perfundimi……………………………………………………..7

4.Literatura……………………………………………………….8
Hyrje

Për analizë të poezisë “Nji lule vjeshtet” do të trajtojmë çështjet themelore të


metagjuhës së tekstit siç janë :

-tipi I gjuhës së modeluar në tekst;

-tipi I shprehjeve spias modelimit dhe funksionit;

-stili I poezisë (zhandri, tipi I letersisë ,diskursi )

Të gjitha këto çështje do ti shqyrtojmë ne pjesën e mbarështimit, për të nxjerr në pah


çka na ofron ky krijim lirik I Fishtës.

Mbarështrimi

Teksti poetik “ Një lule vjeshtet ” është poezia tipologjikisht më lirike në korpusin e
përgjithshëm të autorit.Duke pasur një shkrirje mes subjektit e objektit, në këtë, tekst
autori del më subtil se kudo në krijimtarinë e tij artistike, tekst ky që është i përshkuar
nga ndjenja malli e dhembje, nga ndjenja të mërzisë së thellë të një humbje që ja trondit
shpirtin para një varri që sundon idenë e bukurisë së venitur sikurse lulja e verës në
vjeshtën me shi.

“Nji lule vjeshtet” është poezi në të cilën fakti (vdekja) prodhon pikëllimin, ndërsa
dëshira (parajsa) ngushëllimin. Kështu, në fillim Fishta shfaqet si poet, pastaj si prift, për
të cilin amshimi nuk është hipotetik, por faktik. Derisa diskursi është vetëm faktik, Fishta
është poet i pastër lirik, ndërsa kur diskursi bëhet fetar, atëherë pushon poeti dhe flet
prifti.
“Nji lule vjeshtet” fillon me tonin e zi elegjiak dhe me një përshkrim rrëqethës: “N’atë
rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem/ Tash plűhën jé”. Jepet hapësira e shkretuar
(rrahe), pastaj vendi (vorri), depërtohet në të dhe konstatohet që ai është i errët, kurse
kufoma është bërë pluhur. Konstatimi “tash pluhën je” tregon që nga vdekja deri te
poezia ka një distancë kohore, jo ditore, jo javore, por disa mujore, ose vjetore, sepse
kufomës i duhen muaj për t’u bërë pluhur. Së pari ndalet te sytë: “Ata dy sŷ t’janë errun,/
Kű qiella prirej me sá hana e diella” .Pra, në varrin e errshëm edhe sytë janë “errun”, ata
sy ku pasqyroheshin hëna dhe dielli. Duke përmendur hënën dhe diellin, poeti aludon
në jetën e atij që dikur shihte ditën (diellin) e natën (hënën), por që tash është “errun” si
“vorri” e nuk sheh më as ditë, as natë.

“Nji lule vjeshtet “ është teksti më i veqantë I Fishtës. Një lirikë me tema e motive të
lëvizshme në hartën universale të shpirtit të njeriut,mes qiellit e tokës. Poezia është e
ndërtuar me atribute të fuqishme e dridhmuese, të cilat krijojnë topose të veçanta
letrare, ku gravitojnë figura të tmerrshme tokësore, si vdekja dhe pamja fizike e saj, që
identifikohet përmes shpirtit dhe parajsës.

Nëse argumentojmë fjalët të cilat I përdorë Fishta në këtë poezi mund të gjejmë pak
fjalë të gjuhës standarde për shembull:

-“Gjithmonë I ri, tue njehë furit e mnershme”

-“Ndihet tue ra , kur dora e prekë e msueme!”

-“Atëherë un kangët kam me I ndertue kreshnike”

Por me një dominim te gjuhës gegnishte për shembull:

-E ai za t’asht kpitë , I cilli bite m’zemer “

-“Dhimbshem në rreze t’hanës rrin tue gjimue!”

-“Gjumin e dekës në vorr mos me t’turbullue”

-“Ambel prej emnit t’and kanë me jehue”.


Shprehje artistike në këtë poezi hasim nga më të ndryshmet si për shembull: shprehje
metaforike kemi në vargjet:

-“Pjesa më e mira e jotja ka fluturue” është metaforë e virtytit që iku.

-“I u ndez aty flakë zemra kah lumnija” është metaforë që paraqet vrullin e zemrës.

Kemi edhe shprehje krahasimtare tek vargjet :

-“T’traklloi, e ti kalove porsi voesa”

-“I nierit t’drejtë, si drita m’sy të kthiellun”

Në këtë poezi hasim edhe shprehje të bukurtingëllimës për shembull:

-“Besen e dhanme- e miqasin e zanme”

Shembuj të shprehjeve tingullore hasim në vargjet:

-“Qi permallshem gurgullon n’per rrajë e curra”.

-“Qi bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit”.

Në këtë poezi hasim edhe pasthirrma me anë të cilave Fishta shpreh emocionet e
ndjenjat poetike sic kemi vargjet:

-“Euh!po,se shpirti I yt,kulluet si rrezja”.

-“Oh! sa e sa here,kur n’mbrame shuen natyra”.etj

Fuqia e lirikës së tij mbetet përgjithnjë në emocionalitetin e veçantë, në elementaritetin


e figurës, në gjuhën shqipe krejt të veçantë, që mund të quhet gjuhë e Fishtës.Në këtë
lirikë kemi mungesën e rimës , si pak poezi të Fishtës.Kjo poezi ka një stil hermetik pasi
nuk dihet saktë kujt I është kushtuar . Poeti mbetet qenie tokësore kurse qenia e dashur
bëhet I përjetshëm.Dialogu ndërmjet tyre mbetet I gjallë si një ndjesi e fortë që lidhë të
dy botët ,të cilat mund të lidhen vetëm në të shkuarën nëpërmjet kujtimit, ku kemi
vargjet:

“Un t’thrras atëbotë n’per terr. Nji vaj bilbylit”. 1

1
Sabri hamiti ,Letërsia Moderne,Faik Konica,Prishtinë,2002,fq53
Perfundimi

Vimë në përfundim që në këtë poezi dominon gjuha dialektore gegnishte por edhe me
një larmi fjalësh standarde.Kjo poezi ka me shumë shprehje figurative e më pak
shprehje të drejtpërdrejta.Teksti I poezisë shpalos Fishtën si poet në tri dimensione:si
prift,si njohës e adhurues I klasikës dhe I popullorës .Poezia e Fishtës dallon nga
poezitë e tjera për shkak të mungesës së rimës por e bën të veqantë stili I saj
klasik,lirik,hermetik.
Literatura

1.Gjergj Fishta , Mrizi I Zanavet, shtypshkronja,Shkodër ,1941.

2. Sabri Hamiti,Letersia Moderne vepra letrare8,Faik Konica,Prishtinë,2002.

También podría gustarte