Está en la página 1de 58

BARRA TATIMORE


SHQIPËRI,
Barra KOSOVË
tatimoreDHEnëBALLKAN, 2018
Shqipëri,
Kosovë dhe Ballkan, 2018
TAX BURDEN IN ALBANIA, KOSOVO AND
BALKANS, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan
Barra tatimore sipas qarqeve/regjioneve në Shqipëri dhe Kosovë, 2017
Investimet dhe Normat Tatimore

Tax Freedom Day in Albania, Kosovo and Balkans


Tax burden according to regions in Albania and Kosovo, 2017
Investments and tax rates

QENDRA ALTAX
Studime Fiskale Shqiptare
Nr. 2018/04/05
www.altax.al
altax@altax.al
Datë 02.04.2018
Tiranë, Shqipëri

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
1
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe
Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018

Barra tatimore sipas qarqeve/regjioneve në Shqipëri dhe Kosovë në vitin 2017


Investimi dhe Normat Tatimore

QENDRA ALTAX
Studime Fiskale Shqiptare
Edicioni 6të
DITA E LIRISË FISKALE NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE BALLKAN, 2018
Qendra ALTAX është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në ndihmë të politikës fiskale dhe
ekonomike shqiptare me qasje drejt politikës fiskale evropiane. Qëllimi kryesor është që të promovojë edukimin me sistemin
fiskal dhe pershtatjen e tij sipas ambjentit ekonomik, të ndihmojë tatimpaguesit dhe palët e interesuara (studentët, ekspertët
në terren, studiuesit) nëpërmjet ekspertizës të jenë të informuar mbi ambjentin fiskal dhe klimën ekonomike. Nga ana tjetër
bashkëpunimi me akademikë dhe ekspertë fiskale ndihmon për të zgjeruar dhe për të krijuar një audiencë të plotë në ndihmë
të rritjes së kapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë.

NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT. NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT!

www.altax.al
altax@altax.al
Prill 2018
Tiranë, Shqipëri

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
2
© ALTAX
Studime Fiskale Shqiptare
Prill 2018

Përgatitja dhe shpërndarja


Eduart Gjokutaj
Aurela Gjokutaj
Qendra ALTAX

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018

Barra tatimore sipas qarqeve/regjioneve në Shqipëri dhe Kosovë në vitin 2017


Investimi dhe Normat Tatimore

Kjo analizë, sipas zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është
ngarkuar më shumë, dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila
industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.

Fjalë kyç: barra tatimore, Shqipëria, Kosova, Ballkan, tatime, taksa, qark, rajon, shkalle tatimore, liri fiskale
JEL Classification: H20, H26

Dokumenti është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një
burim diskutimi për gjithë të interesuarit, ose për ta përdorur në funksion të diskutimeve dhe analizave të politikave për
shpërndarjen e barrës tatimore dhe zbatimin në praktikë në kuadër të politikës decentralizimit dhe forcimit të financave
lokale.
Autorësia është e ©ALTAX.
Cilido që do të përdorë të dhëna apo pjesë nga ky botim, është i detyruar të shënojë autorësinë si referencë në publikimet
që do të përdorë.
Dokumenti gjendet te faqja në internet www.altax.al
Nëse keni kërkesa apo pyetje dërgojini te altax@altax.al

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
3
Acknowledgment

(ENGLISH) ALTAX CENTER is an Albanian think-tank initiative aiming at a new approach to Albanian-
European fiscal and economic policy. The primary goal is to promote education in taxation, help and
assist the taxpayers and interested parties(students, field experts, civil servants) with the proper
expertise. On the other hand, the cooperation with the academics and fiscal experts helps to expand
and create a comprehensive audience in help of increasing of fiscal capacities in Albania and Kosovo.
One of our key goals is to achieve a more efficient and less complex tax system for all. Our comments
and recommendations on tax issues are made solely in order to achieve this aim; we are an entirely
apolitical organization. ALTAX Center is founded to help, increasing the knowledge and education
about the implementation in the right way of fiscal policies and public finances management. We are
organized and work based on the principle “Right from the start”.
WE HELP YOU TO PAY TAXES. WE HELP YOU NOT TO PAY BRIBE FOR TAXES!

Konsideratë

(ALBANIAN) Qendra ALTAX është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në
ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomike shqiptare me qasje drejt politikës fiskale evropiane. ALTAX
është një qendër studimore fiskale dhe punon që të rritë mirëkuptimin e qeverisë dhe publikut për
çështje të lidhura me ndershmërinë e sistemit ekonomik, fiskal ne shoqërinë civile ne Shqipëri, si dhe
kryerjes së shërbimeve publike vendore dhe qendrore të duhura dhe të qëndrueshme. ALTAX
përfaqëson një qendër kërkimore të pavarur fiskale, në rolin e një komentatori të financave publike,
politikës fiskale, ligjit tatimor, edukimit fiskal, politikave sociale dhe pabarazive sociale në
shpërndarjen e mirëqenies duke vlerësuar zhvillimin e politikave me qëllim promovimin e zhvillimit në
Shqipëri të krahasuara me vendet në rajon dhe botë.
NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT. NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR
TAKSAT!

Për komente, ju mund të kontaktoni altax@altax.com

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
4
PËRSHKRIM
ABSTRACT
(ALBANIAN) Në serinë e publikimeve, një traditë e krijuar për të gjashtin vit për analizën mbi barrën tatimore,
QENDRA ALTAX prezanton edhe këtë vit, barrën tatimore më të lartë dhe më të ulët, për secilin nga 12 qarqet
dhe qytetin bregdetar të Sarandës në Shqipëri1, si dhe për 7 regjionet që përfshijnë 30 komunat në Kosovë.
Pesha e barrës tatimore paraqitet në studim edhe në krahasimin midis vendeve të gadishullit të Ballkanit duke
bërë klasifikimin për barrën më të lehtë dhe barrën tatimore më të rëndë të regjistruar në vitin 2017 dhe të
krahasuar me klasifikimin e një viti më përpara. Një vend të veçantë mban barra tatimore edhe për Kosovën
duke e trajtuar në nivel shteti dhe regjionesh, që prezantohet për herë të dytë nga Qendra ALTAX. Llogaritja e
peshës që ato mbajnë në raport me buxhetin dhe prodhimin e brendshëm rajonal është një tregues që synon të
prezantojë disproporcionet midis rajoneve në dy shtetet shqiptare të Ballkanit, por edhe midis vetë rajoneve të
Ballkanit, ku një pjesë të veçantë mbajnë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ballkani është pjesë e Evropës,
gjeografikisht i rrethuar nga anëtarë të BE-së. Popujt e BE-së dhe të rajonit kanë një trashëgimi të përbashkët
dhe histori e të ardhme të përcaktuar nga mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. BE ka kohë që është angazhuar
fort në rajon. Prej Këshillit Evropian të Selanikut në vitin 2003, ajo ka mbështetur të ardhmen e rajonit si pjesë
integrale e BE-së.

Qëllimi i prezantimit të këtij studimi është prezantimi i implikimeve të rëndësishme për qytetet dhe shtetet e
përfshira në objektin e studimit, sepse tatimet, taksat dhe tarifat janë një pjesë kyçe e barrës së taksave dhe si
një burim për mundësimin e shërbimeve publike, që ndikojnë në konkurrencën dhe në cilësinë e jetës,
ekonomisë dhe mirëqenies së vendeve dhe qyteteve. Të dhënat e përdorura për llogaritjet janë marrë nga
burime statistikore zyrtare, nga financat, tatimet dhe organizata që mbajnë të dhëna dhe publikojnë, si brenda
dhe jashtë Shqipërisë. Një pjesë e të dhënave janë përpunuar dhe përdorur për të krahasuar dhe shërbyer si
referencë kryesore për prezantimin. Me anë të studimit tentohet të tërhiqet vëmendja e politikës dhe
studiuesve, medias fiskale, politikes fiskale dhe administrimit, si dhe kritikëve që mund të rezervojnë komente
për vlerësimin apo kanë pyetje në lidhje me llogaritjet dhe faktet e prezantuara në dokument.

(ENGLISH) The thematic series of publications that are already a tradition about the debate of the tax burden
in Albania and other countries of region as well, ALTAX Center presents again this year, the lowest tax burden
and highest tax burden , in 2017, for each region in Albania and Kosovo presenting the classification for every of
12 albanian regions and the Saranda city in Albania, as well as 7 regions of Kosovo, which inlude 30 communes
in total. The share of the tax burden is also presented in the comparison between the countries of the Balkans
peninsula by making the classification for the highest burden and the lowest tax burden recorded in 2017 and
compared with the previous year's rating. A special place of study also is the tax burden on Kosovo, which is
presented for the second time by the ALTAX Center. Calculation of the share they have in relation to budget and
domestic regional production is an indicator that aims to present disproportion between the regions in the two
Albanian states, but also between the Balkan regions themselves, where a special part holds the six Western
Balkan countries. The Balkans are part of Europe, geographically surrounded by EU members. The peoples of
the EU and the region have a common heritage and future history determined by common opportunities and
challenges. The EU has long been strongly committed to the region. From the Thessaloniki European Council in
2003, it has supported the region's future as an integral part of the EU.

The purpose of presenting this study is to present important implications for the cities and countries involved in
the study, since taxes, and fees are a key part of the tax burden and a source for enabling public services that
impact on competitiveness and quality of life, economy and welfare of countries and cities. The data used for
the calculations are obtained from official statistics sources, from finances, taxes and organizations that keep
data and publish them, both domestically and externally. Part of the data was processed and used to compare
and serve as the main reference for the presentation. The study aims to attract policymakers and scholars
attention, fiscal media, fiscal policy analysts and tax administration authorities, as well as critics who can reserve
comment reviews or have questions about the calculations and facts presented in the document.

1
për qarkun e Vlorës është përjashtuar bashkia e Sarandës për arsye të rëndësisë së paraqitjes së treguesve të
barrës tatimore, si një zonë dhe ekonomi lokale me tipare të mirëfillta turistike në Shqipëri
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
5
Terma dhe përkufizime

Shuma totale e tatimeve të paguara, si dhe detyrimeve doganore dhe sigurimeve


Barrë Tatimore shoqërore e shëndetësore, sipas bazës të të ardhurës të tatimit përkatës (tatimet mbi
(BT) kapitalin, mbi punën dhe tatimet mbi konsumin) nga një grup i caktuar tatimpaguesish,
industrie, rajoni, shteti etj., të krahasueshme me çfarë paguajnë grupet, industritë,
rajonet, shtetet, etj.
Shkallët tatimore gjithsej llogariten si ngarkesë e tatimeve, taksave dhe kontributeve të
detyrueshme për tu llogaritur dhe paguar nga bizneset dhe individët. Kjo barrë tregon
Normat Tatimore më së miri peshën që vendos politika fiskale e një vendi mbi rezidentët dhe jorezidentët.
në Total Tatimet në burim (të tilla si tatimi mbi pagen) ose taksat dhe tatimet e mbledhura me
agjent tatimor (të tilla si TVSH, tatimi mbi shitjen) janë të përjashtuara.
Tatim direkt mbi të ardhurat. Megjithëse termi përgjithësisht zbatohet për një tatim mbi
individët (ku ai mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose tatim mbi të
ardhurat individuale), ai gjithashtu përdoret në disa vende për një tatim mbi personat
juridikë, si p.sh. shoqëritë.
Tatimi përgjithësisht zbatohet në bazë vjetore, d.m.th. mbi të ardhura të nxjerra në, ose
lidhur me, një vit fiskal të caktuar.
Mund të dallohen dy sisteme kryesore të tatimit mbi të ardhurat: një sistem tatimor
global dhe një sistem tatimor tabelar mbi të ardhurat. Megjithatë, edhe në sistemet e
Tatimet mbi të tatimit global, në pikëpamjen e përkufizimeve të ndryshme teorike të të ardhurave,
ardhurat shumica e vendeve i specifikojnë postet që përbëjnë të ardhura për qëllime tatimore.
Shkallët e tatimit mbi të ardhurat mund të zbatohen me shkallë progresive ku shkalla e
tatimit rritet me rritjen e të ardhurave ose me shkallë fikse. Mund gjithashtu të vendoset
një mbipagesë.
Shumica e vendeve vendosin tatim mbi të ardhurat për totalin e të ardhurave në shkallë
botërore të rezidentëve dhe për të ardhurat nga burime brenda vendit në rastin e
jorezidentëve. Disa vende, megjithatë, e kufizojnë tatimin mbi të ardhurat në të ardhurat
me burim të brendshëm si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët sipas parimit të
territorit.
Në këtë grup përfshihen tatimet që lidhen drejpërdrejt me të ardhurat e krijuara nga
Tatimi mbi punën puna. Të ardhura të tilla janë tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributi i
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto

AKB Të ardhura Kombëtar Bruto


Termi përdoret për qëllime statistikore nga Kombet e Bashkuara për t’iu referuar
“detyrimeve kapitale (d.m.th. ato tatime të vendosura në intervale të parregullta dhe
Tatim mbi shumë të rralla mbi vlerat e aktiveve ose pasurinë neto në pronësi të njësive
kapitalin institucionale) dhe tatimeve mbi transferimet e kapitalit (d.m.th. tatimet mbi vlerat e
aktiveve të transferuara ndërmjet njësive institucionale si rezultat i trashëgimisë,
dhurimeve me gjallje (inter vivos) (d.m.th. kur donatori është gjallë) ose transferime të
tjera”.

Investimet e Investimet e Huaja Direkte janë hyrjet neto të investimeve për të marrë një fitim në një
Huaja Direkte ndërmarrje që vepron në një ekonomi të ndryshme nga ajo e investitorit.
BE Bashkimi Evropian

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
6
PËRMBAJTJA

Përshkrim Faqe 8
Burimi të dhënave Faqe 9
Rishikimi barrës tatimore në vitet e kaluara Faqe 10
I Ballkani, Ekonomia dhe Barra Tatimore Faqe 11
1.1 Ballkani dhe panorama makroekonomike në 2017 Faqe 11
1.2 Barra Tatimore në Ballkan Faqe 14
1.3 Struktura e tatimeve dhe taksave në Ballkan, 2017 Faqe 15
1.4 Produktiviteti i TVSH. Barra tatimore dhe norma e TVSH Faqe 17
1.5 Normat Tatimore Totale në Ballkan, 2017 Faqe 17
1.6 Normat tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe në Ballkan, 2017 Faqe 19
1.7 Ndryshimi i normave tatimore dhe indeksi GINI Faqe 23
1.8 Investimet e Huaja Direkte dhe ndikimi nga barra tatimore Faqe 25
1.9 Ndikimi i rritjes së investimeve nga ulja e normave të tatimit mbi kapitalin Faqe 28
II Barra Tatimore në Shqipëri Faqe 31
2.1 Efekti i politikës fiskale dhe qasja e administrimit Faqe 33
2.2 Të ardhurat tatimore rajonale ndaj prodhimit të brendshëm Faqe 35
Kutia 1 Llogaritja e barrës tatimore për Qarqet Faqe 38
2.3 Qarqet me barrën tatimore më të ulët Faqe 39
2.4 Qarqet me barrën tatimore më të lartë Faqe 40
III Barra Tatimore në Kosovë Faqe 42
3.1 Pesha e të ardhurave tatimore regjonale ndaj prodhimit të brendshëm Faqe 42
3.2 Regjionet me barrën tatimore më të ulët Faqe 43
3.3 Regjionet me barrën tatimore më të lartë Faqe 44
IV Liria Fiskale 2018 Faqe 45
4.1 Indeksi i Lirisë Fiskale 2018. Metodologjia Faqe 45
4.2 Dita e Lirisë Fiskale në Ballkan, 2018 Faqe 46
4.3 Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2018 Faqe 47
4.4 Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë, 2018 Faqe 48
Përmbledhje Faqe 49
Shtojca Faqe 51
Kutia 2 Vendet me kostot tatimore më të lira në Ballkan Faqe 51

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
7
Parathënie

Zhvillimi i politikave fiskale në funksion të modeleve ekonomike dhe sociale është i varur në
korrektësinë e politikës, si reflektim i ambjentit ekonomik dhe social. Në rajonin e Ballkanit, ashtu si
në gjithë botën nevojitet që buxhetet e qeverive të mbështeten nga sisteme tatimore që promovojnë
rritjen e të ardhurave për frymë nëpërmjet stimulimit të konkurimit ekonomik.

Së pari, kjo arrihet duke miratuar një politikë që adreson situatën reale të rajonit, si dhe të secilit vend
të tij. Si rrjedhojë, sistemet tatimore kanë nevojë të rakordojnë kapacitetet dhe teknologjinë me
realitete të tilla si: barra tatimore, rishpërndarja e saj dhe rikuperimi i barrës te taksapaguesit, sipas
peshës dhe kontributit të tyre me investimet publike. Ky ekuacion duhet të bazohet mbi parimin e se
çfarë merret duhet të kthehet si kompensim.

Së dyti, është e natyrshme se politika fiskale ka ndikim direkt në buxhet, nëpërmjet politikës tatimore,
doganore, lokale dhe më gjerë në aspektin social. Nisur nga ky efekt, politika fiskale duhet të nxitë
reagimin e ambjentit ekonomik, ku rritja e të ardhurave të buxhetit të stimulojë zhvillimin e aktivitetit
të biznesit, si rrjedhojë të nxitë rritjen ekonomike, si mund të ndodhë edhe e kundërta.

Llogaritja, matja dhe prezantimi i barrës tatimore dhe si dhe paraqitja e Indeksit të Ditës së Lirisë
Fiskale janë në edicionin e gjashtë të shfaqjes së tyre për ambjentin ekonomik dhe politik shqiptar dhe
më gjerë. Studimi fiskal i prezantuar mbi rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e
Qendrës ALTAX për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2018 është bërë një referim, që po synon të
krijojë një model në ambientin ekonomik e politik shqiptar.

Matja e barrës tatimore tregon efektin, se si politika e mirë/keqe e taksave plotëson një nga qëllimet
parësore, rritjen e të ardhurave duke ruajtur barazinë e tatimpaguesve në barrën që ata mbajnë. Nga
ana tjetër politika duhet të synojë efektin që bie barazia lidhur me shpërndarjen e barrës që duhet të
mbajnë tatimpaguesit sipas aftësisë për të paguar.

Nëpërmjet llogaritjes së barrës tatimore synojmë të analizojmë efektet e sistemit të taksimit në


shpërmndarjen e mirëqenies ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan. Studimi është realizuar për
të treguar nivelin e barrës tatimore nga njëri qark në tjetrin, duke komentuar për mundësitë që duhet
të analizojnë politikat fiskale dhe administrimi në rritjen e të ardhurave nëpërmjet krahasimit me
qarqe të ngjashme, në funksion të financimit të shpenzimeve për investime lokale dhe qendrore dhe
rritjes së mirëqenies së qytatetarëve, pa harruar se politika fiskale nëpërmjet barrës vendos mbi
rishpërndarjen e të ardhurave.

Nga ana tjetër, nisur nga fakti ku secili qytetar është kontributor në buxhetin e shtetit nëpërmjet
pagimit të një takse në formë direkte apo indirekte, atëherë është me interes që secili të dije se sa
është barra tatimore që mban në raport me qytetarët në qarqet e tjera shqiptare, Në Kosovë si dhe
në vendet e tjera të Ballkanit.

Renditja e qarqeve brenda Shqipërisë, si dhe shteteve brenda rajonit të Ballkanit sipas barrës fiskale
jep mundësinë biznesit për të shqyrtuar efektshmërinë e politikave dhe nismave të qeverisë për
zhvillimin ekonomik, si dhe mundet të ndikojë në momentin e analizës për alokimin e shpenzimeve
publike në kuadër të transparencës së financave publike.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
8
Kjo analizë, sipas zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është
ngarkuar më shumë, dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila
industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.

Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga
rezidentët dhe jo rezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të ligjit të
procedurave tatimore. Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet
që administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve
sociale), taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet
doganore sipas rajonit ku janë arkëtuar.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës
ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit (të
përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50% të gjithë totalit të të ardhurave
tatimore për të dy nivelet e administrimit tatimor.

Të dhënat statistikore për qarqet janë objekt i analizave, sipas krahasimit të të dhënave të programeve
buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.

Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga kater pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënave
statistikore në nivel ndërkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes rajonale
sipas barrës tatimore. Pjesa e tretë dhe e katërt sqaron metodologjinë e llogaritje s së Indeksit të Lirisë
fiskale dhe renditjen bashkë me analzat referuar renditjes.

Burimi të dhënave

Të dhënat e përdorura për Shqipërinë i përkasin realizimit të treguesve buxhetorë paraprakë të vitit
2017 dhe në analiza të caktuara edhe të dhëna të viteve përpara. Të dhenat e përdorura për vendet e
tjera i përkasin vitit 2015 - 2017. Ato janë marrë nga raporte të publikuara nga Fondi Monetar, Banka
Botërore, Institute dhe qendra statistikore e studimore te vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si
dhe nga publikime zyrtare të financave të vendeve të Ballkanit.

Një vend të veçantë në të dhënat dhe informacionet e administruara dhe përpunyuara janë raportet
publike të miratuara nga këshillat e Bashkive të Shqipërisë, si dhe raporte të komunave të Republikës
së Kosovës në dy vitet e fundit.

Prezantimi i të dhënave mbi Prodhimin e Brendshëm, pagimin e tatimeve dhe taksave janë bazuar mbi
kryqëzimin e informacionit, që gjendet i publikuar në raportet e Fondit Monetar (Country Reports),
dhe Trading Economics, te të cilët gjenden tabela, komente dhe projeksione për të dhënat makro për
vitet e fundit përfshirë edhe vitin më të fundit 2017.

Për Shqipërinë, të dhënat për prodhimin e brendshëm rajonal janë marrë nga Ministria e Financave
ne publikimet e borxhit publik, po ashtu edhe për Kosovën janë marrë nga publikimi i Agjensisë së
Statistikave të Kosovës. Ndërsa të dhënat makro për tatimet dhe taksat e paguara janë nxjerrë nga
përpunimi i statistikave dhe buletineve të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe
agjensive të të hyrave publike për të dy shtetet.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
9
Rishikimi barrës tatimore në vitet e kaluar

Në rishikimin e treguesve të barrës tatimore, sipas edicioneve të viteve të kaluar, të publikuar nga
Qendra ALTAX, synojmë të
Tab.1 Barra tatimore në Ballkan, 2014 - 2016 saktësojmë treguesin e
SHTETI BARRA TATIMORE barrës tatimore për vitet
Nr.
2016 2015 2014 sipas serive kohore 2014 –
1 KOSOVË 26.3 25.1 23.9 2017, duke marrë në
konsideratë të dhëna më
2 SHQIPËRI 24.9 24.1 23.9
të plota lidhur me
3 MAQEDONI 24.8 25.2 24.5
treguesit makro-
4 BULLGARI 27.2 26.7 26.1 ekonomikë të PBB-së dhe
5 RUMANI 26 27.5 27.3 taksave të paguara, të
6 SERBI 35.9 34.6 35.0 korrektuar nga vetë
7 BOSNJË-HERCEGOVINË 37.2 37.5 37.6 institucionet e shteteve të
Ballkanit. Korigjimet e
8 KROACI 38.1 34.8 35.2
treguesit të barrës
9 MALI I ZI 37.2 36.3 39.1
tatimore paraqiten në
10 GREQI 40.6 39.4 38.9 Tab. 1. në krah dhe janë të
Burimi: IMF, MoF dhënat e konfirmuara
edhe sipas raporteve të Fondit Monetar.

Kjo tabelë korrekton treguesin e barrës tatimore për secilin nga tre vitet paraardhëse 2014-2016 të
paraqitur në Tab. 1.1. Në rishikimin e treguesit midis viteve 2014-2016: Kosova rezulton me shmangie
Tab.1.1 Barra tatimore në Ballkan, 2014 - 2016 me (+)0.6 – (+)2.8 pikë
%
përqind;
BARRA TATIMORE
RENDITJA SHTETI Shqipëria rezulton me
2016 2015 2014 shmangie (+)0.1 – (+)0.5
1 (1) KOSOVË 23.5 23.8 23.3 pikë përqind;
2 (2) SHQIPËRI 24.4 24.1 23.8 Maqedonia rezulton me
shmangie (-)0.7 – (-)0.8
3 (3) MAQEDONI 25.6 26.2 25.2
pikë përqind;
4 (5) BULLGARI 28.6 29.2 27.8
Bullgaria rezulton me
5 (4) RUMANI 29.6 28.2 27.7 shmangie (-)1.7 – (-)1.4
6 (7) SERBI 36.0 35.3 33.0 pikë përqind;
7 (6) BOSNJË-HERCEGOVINË 37.8 33.6 37.0 Rumania rezulton me
shmangie (-)0.4 – (-)3.6
8 (9) KROACI 38.1 38.0 36.7
pikë përqind;
9 (8) MALI I ZI 38.2 37.5 38.1 Serbia rezulton me
10 (10) GREQI 40.6 39.0 39.0 shmangie (+)2 – (-)0.1
Burimi: IMF, PwC, EC, MoF pikë përqind;

Bosnjë - Hercegovina rezulton me shmangie (+)0.6 – (-)0.6 pikë përqind;


Kroacia rezulton me shmangie (-)1.2 pikë përqind;
Mali i Zi rezulton me shmangie (+)1.1 pikë përqind;
Greqia rezulton me shmangie (-)0.1 pikë përqind.

Shmangiet ndryshojnë kurbën e barrës tatimore me një devijim mesatar për Ballkanin deri (+)0.6 deri
(-)2.2 pikë përqind.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
10
I.
Ballkani, Ekonomia dhe Barra tatimore
Nga matja sipas fuqisë blerëse (PPP), nivelet e të ardhurave në rajon sot janë më pak se 30
për qind se ato të zonës euro. Raporti nuk ka ndryshuar që nga viti 2008. Kjo është në kontrast
të thellë me përvojën e shteteve të reja anëtare të Bashkimit Evropian (EU), ku të ardhurat
relative kanë vazhduar të rriten fuqimisht që nga kriza globale financiare dhe tani janë gati dy
të tretat e atyre të eurozonës. Ka shumë arsye për këtë performancë zhgënjyese, duke
përfshirë një tranzicion të papërfunduar, të ilustruar në disa vende nga një varg i madh
ndërmarrjesh shtetërore joefikase; mangësi në sundimin e ligjit dhe mjedisin e biznesit;
kapital njerëzor i kufizuar, i përkeqësuar në disa vende me emigrim të konsiderueshëm të
burimeve njerëzore të kualifikuara ose 'ikje të trurit'; dhe infrastruktura e dobët e shoqëruar
edhe nga një infrastrukturë publike me cilësi të dobët (FMN, 2017).

1.1. Ballkani dhe panorama makroekonomike në 2017

RRITJA E PRODHIMIT TË BRENDSHËM, 2016 -2018 Prodhimi i Brendshëm në Ballkan ka


SHTETET 2016 2017 2018 patur një tendencë pozitive përgjatë
SHQIPËRI 3.4 3.8 3.7 viteve të fundit. Nëse shikojmë
BOSNJË - HERCEGOVINË 3.2 2.7 3.2 treguesit e rritjes ekonomike për vitet
2.4 1.9 3.2
2016 dhe 2017 mund të lexohet qartë
MAQEDONI
se Kosova, Rumania dhe Mali i Zi
KOSOVË 4.1 4.1 4
pavarësisht kapaciteteve në punë kanë
MALI I ZI 4.6 2.5 2.8
shfaqur një rritje ekonomike mbi
SERBIA 2.7 3 3.5
RRITJA EKONOMIKE BALLKANI PERËNDIMOR 3.4 3.0 3.4
nivelet mesatare të rajonit. Megjithatë,
GREQI 0.4 2.7 2.6 niveli i rritjes së vitit 2016 nuk ka vijuar
RUMANI 4.8 4.2 3.4 edhe në vitin 2017. Ndërsa rritja
BULLGARI 3.9 3.8 3.8 ekonomike në rajon është e dukshme,
KROACI 3 3.1 2.8 këto nivele janë shumë më poshtë se
RRITJA EKONOMIKE BALLKANI - BE 3.0 3.5 3.2 ato të para krizës globale të 2008-09.
RRITJA EKONOMIKE BALLKANI 3.2 3.2 3.3 Në periudhën afat-mesme, megjithatë,
Burimi: IMF rajoni ka potencial të rëndësishëm për
rritjes, siç mund të shihet edhe thjesht
nga parashikimi për vitin 2018.

Në ballafaqimin e rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit që ende nuk janë pjesë e BE-së
(ku përfshihen edhe Shqipëria e Kosova) me rritjen ekonomike të Ballkanit, që është anëtar i
BE-së duket se tendenca e rritjes ekonomike në grupin e parë është pak më e lartë se rritja
ekonomike e grupit të dytë.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
11
Megjithatë kjo tendencë rritje është e pamjaftueshme për të shërbyer si një shtytje e duhur
për të mbyllur në një periudhë afatmesme boshllëkun e mirëqenies dhe standardeve të
jetesës midis rajonit dhe BE.

Në vitin 2017, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Kosovës sipas metodës Atlas të
Bankës Botërore, u klasifikuan si vende me të ardhura të nivelit të sipërm të grupit me të
ardhura të mesme.

Kategoria e vendeve me të ardhura të nivelit të sipërm përfshin vendet me të ardhura


kombëtare bruto (AKB) për frymë ndërmjet 3,956 $ dhe 12,235 $. Megjithatë, shumica e
vendeve të Ballkanit Perëndimor janë në fund të këtij grupi të ardhurash, pra midis 4.180 $
në Shqipëri dhe 5.310 $ në Serbi. Edhe Mali i Zi me AKB-në më të lartë të rajonit për frymë
(7,120 $), regjistroi përafërsisht vetëm një të pestën e të ardhurave për frymë në BE. Kosova,
vendi më i varfër i rajonit me të ardhura për frymë prej 3,850 $, i përket nivelit të poshtëm
të grupit me të ardhurave mesatare.

Në pamje të parë, importet dhe eksportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor duket se


përfaqësojnë vlera të larta të PBB-së. Megjithatë, një vëzhgim i tillë nuk paraqet gjithë
panoramën e tregtisë.

Përqindjet e larta të eksporteve dhe importeve në raport me PBB-në janë një fenomen
natyror në ekonomitë e vogla. Në krahasim me ekonomitë ballkanike dhe ato të Europës
Lindore që ju bashkuan BE-së në vitet 2007 – 2013 (Sllovenia, Kroacia, Sllovakia, Polonia,
Estonia dhe Çekia) dallimet, sidomos në pjesën e eksportit janë të dukshme. Edhe nëse
hendeku është zvogëluar në dekadën e fundit, ekziston ende një rrugë e gjatë për të arritur
në përqafrim me këto vende referuese, sidomos për Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë-
Hercegovinën.

Në disa vite të dekadës së fundit, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria importet dhe eksportet në
raport me PBB-në kanë qenë të paqëndrueshme, jo vetëm gjatë krizës financiare globale
(2008-09), por edhe në vitet pas saj. Krahasimi mes importeve dhe eksporteve në Ballkanin
Perëndimor tregon një deficit të madh tregtar, të cilat janë kompensuar në ekonomi nga
efektet e remitrancave dhe faktorët pozitivë të balancës së të ardhurave2.

Niveli i inflacionit vërehet se ka ecur sipas trageteve të parashikuara nga Bankat Qendrore
vetëm në Shqipëri dhe Serbi. Pavarësisht këtij fakti, Serbia deri në vitin 2013 ka patur luhatje
të dukshme të nivelit të inflacionit. Ndërsa, Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve regjistroi
inflacionin më të ulët dhe më të qëndrueshëm në rajon. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë -
Hercegovina përjetuan paqëndrueshmëri të konsiderueshme të presionit inflacionist. Në një
nivel më të vogël, ky presion ishte i pranishëm edhe në Maqedoni.

Kjo do të thotë që ekonomitë e vogla të hapura ndaj tregut global, të cilat kanë hequr dorë
nga sovraniteti i tyre monetar, përjetojnë më shumë inflacion të paqëndrueshëm për shkak
të karakterit të tij ekzogjen, të nxitur nga tronditjet reale dhe financiare ndaj tregjeve të

2
sidomos në Mal të Zi, ato kanë qenë historikisht tw financuara nga investimet e huaja direkte dhe
subvencionet e buxhetit

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
12
jashtme dhe ndryshimeve në kurset e këmbimit midis monedhave kryesore. Sidoqoftë, është
e drejtë të thuhet që nga 2014- 2017, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në gjendje
të konvergojnë në nivele më të larta të inflacionit.

Regjimet monetare mund të kenë rëndësi për stabilitetin financiar. Të gjitha vendet e
Ballkanit Perëndimor, pavarësisht regjimeve të tyre të deklaruara dhe aktuale monetare, janë
tepër të euroizuara. Ky nuk është një problem vetëm në Kosovë dhe Mal të Zi, ku euro është
tashmë prej vitesh një monedhë zyrtare kombëtare, por është një dobësi serioze edhe në
vende të tjera të Ballkanit.

Sipas Bankës Botërore (2017), shërbimet përbëjnë më shumë se dy të tretat e eksporteve


totale të mallrave dhe shërbimeve, me një sofistikim të ulët të eksportit. Në vitin 2013, në
bazë të bazës së të dhënave të tregtisë UNCTAD, udhëtimi dhe turizmi luajtën një rol të madh
në eksportin e shërbimeve nga Shqipëria, Bosnjë - Hercegovina dhe Mali i Zi, ndërsa shërbimet
e tjera dominonin eksportet e shërbimeve nga Maqedonia dhe Serbia. Shërbimet e tjera ishin
gjithashtu elementi më i madh në strukturën e importeve të shërbimeve në të gjitha vendet,
përveç Shqipërisë, ku shërbimet e udhëtimit dhe të turizmit dominonin në pjesën e importit.

Fqinjët Ballkanit Perëndimor janë vendet e BE-së dhe partnerët dominues tregtarë të çdo
vendi me 70 për qind të tregtisë së tyre totale. Për eksportet e vendeve të Ballkanit
Perëndimor, kjo dominancë është edhe më e fortë. Tashmë rajoni është integruar me shumë
me vendet e EU në terma tregtarë edhe pse pjesa e BE ka një rënie nëse krahasohet me një
dekadë më parë.

Shqipëria ka qenë vendi me performancën më të mirë përsa lidhet me indeksin e punësimit,


me një normë mesatare papunësie të barabartë me rreth 15 përqind të fuqisë punëtore.
Dikush mund të argumentojë se papunësia e lartë rezulton nga tregu informal i punës, i cili
nga ana e tij udhëhiqet nga taksat e larta dhe barrierat rregullatore. Por, nëse bazohemi në
të dhënat e Anketimit mbi Performancën e Sipërmarrjeve dhe Klimën për Biznes në 2017
arrihet në përfundimin se barrierat për bizneset e reja janë ndër faktorët më të fortë
kontribuesë në nivelin e lartë të papunësisë në rajon.

Ndërkohë, është e dukshme që arsimimi më i mirë nuk ka rritur gjasat për të rritur punësimin
në Ballkanin Perëndimor (ndryshe nga sa ndodh p.sh. në Gjermani, ku arsimimi mbetet një
pikë referimi), përveç një rënie të nivelit të papunësisë veçanërisht në Kosovë dhe Bosnjë –
Hercegovinë për individët me arsim të lartë dhe post universitarë. Në Shqipëri, shkalla e
papunësisë e forcës për punë me arsim bazë është sistematikisht më e ulët se sa shkalla e
papunësisë për forcat e punës me arsim të mesëm dhe të lartë.

Këto gjetje mund të sugjerojnë një rol thelbësor për tregun joformal të punës (pavarësisht
nivelit të arsimimit) dhe një mospërputhje midis profilit të arsimimit, cilësisë dhe kërkesës
aktuale për punë.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
13
1.2. Barra Tatimore në Ballkan
Në Ballkan, vit pas viti ndodh që BT të ketë një rritje, edhe pse nga ndikime të faktorëve të
brendshëm makroekonomikë dhe të performancës fiskale mund të ketë patur një ulje (Greqi,
Serbi, Kosovë), apo nivel të njëjtë në vitet e fundit (Rumania, Mali i Zi).

Në krahasimin e BT në Ballkan në vitet 2014-2017 shikohet se:

- vendet me barrë të lartë tatimore (Greqi, Mali i Zi, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe
Serbi) niveli i saj ka ruajtur tendenca që kanë mbajtur nivel të lartë të barrës tatimore
(mbi 35% të PBB);
- vendet me barrë të mesme tatimore (Rumani, Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë)
kanë një tendencë të rritjes së saj në vite, përveç Rumanisë që ka shënuar një ulje të
lehtë të barrës tatimore. Kjo rritje në barrën fiskale është ndikuar kryesisht nga
ndryshimet në legjislacionet fiskale, ku përfshihen normat tatimore në ulje3.

Normat për tatimet mbi kapitalin dhe punën për vitin 2017 nuk kanë pësuar ndryshime duke
shfaqur një stabilitet të politikës së normave tatimore. Ndërsa ndryshime në rritje/ulje të
normës kanë pësuar kontributet sociale në disa vende (Greqi, Bullgari, Mali i Zi dhe Rumani).

Barra tatimore në vitin 2017 në Ballkan është sa 32.1% e PBB-së në Ballkan. Nëse krahasohet
me nivelin e PBB-së në BE ka një diferencë me 10.1 pikë përqind. Ky nivel tregon ende
boshllëkun e madh që ka politika dhe administrimi fiskal për të arritur nivelin e barrës së

3
Rumania uli normën standarte të TVSH në vitin 2017 nga 20% në 19%
Kosova uli normën standarte të TVSH në vitin 2017 nga 20% në 18%
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
14
taksimit që kanë vendet e BE-së, edhe pse disa nga vendet e Ballkanit tashmë janë pjesë e BE-
së (Greqi, Rumani, Bullgari, Kroaci).

STRUKTURA E TAKSAVE NË BALLKAN (si % e PBB), 2017 %


VENDET E BALLKANIT BE-28 BALLKAN SHQIPERI KOSOVE MALI I ZI BOSNJA SERBIA MAQEDONI GREQI KROACI RUMANI BULLGARI
BARRA TATIMORE 42.8 32.1 25.9 26.2 37.2 38.0 35.8 25.3 39.7 38.4 26.0 28.0
Burimi: IMF

Barra tatimore në 2017 mban nivelin më të lartë në Greqi me 39.7% të PBB-së. Vendin e dytë
e mban Kroacia me barrë tatimore në nivelin e 38.4% me një ruajtje të nivelit të lartë të barrës
tatimore. Vendin e tretë e mban Bosnjë-Hercegovina me një nivel të barrës tatimore sa 38%
e PBB-së dhe një vend më poshtë është Mali i Zi me një nivel të barrës tatimore sa 37.2% e
PBB-së.

Maqedonia është vendi me barrën tatimore më të ulët në Ballkan në 2017 me një nivel sa
25.3% e PBB-së. Pas Maqedonisë vjen Shqipëria, e cila mban një barrë tatimore në vend të
parafundit në Ballkan me një nivel sa 25.9% të PBB-së. Vende me barrë tatimore poshtë
mesatares së Ballkanit janë Rumania me nivel barre sa 26% e PBB-së, Kosova me nivel barre
sa 26.2% e PBB-së dhe Bullgaria me një nivel barre tatimore sa 28% e PBB-së.

Serbia mban një nivel barre tatimore (35.8% e PBB-së) më të lartë se mesatarja e Ballkanit
(32.1% e PBB-së).

Në një analizë krahasuese për të parë efektin ndikues të taksave dhe tatimeve përbërëse të
barrës tatimore mund të bëhet nëse lexojmë në vijim se si është struktura e barrës tatimore.

1.3. Struktura e tatimeve dhe taksave në Ballkan, 2017


Baza kryesore e të ardhurave buxhetore në vendet e Ballkanit mbizotërohet nga tatimet mbi
konsumin4.

Në analizën e përbërësve të barrës tatimore5, barra e tatimeve të konsumit ndaj barrës


tatimore është më e vogël në Rumani me 9.8% (nga 26% që është BT gjithsej) dhe nivelin më
të lartë e mban Kosova me 20.3% (nga 26.2% të barrës tatimore gjithsej). Për Ballkanin, barra
e tatimeve të konsumit zë 15.8% të barrës tatimore gjithsej6.

Në Malin e Zi, barra e tatimeve të konsumit zë 18.1%, ndërsa në Serbi barra e tatimeve të
konsumit zë 17.6%. Në Bosnjë-Hercegovinë, barra e tatimeve të konsumit zë 18.6%, ndërsa
në Maqedoni barra e tatimeve të konsumit zë 12.2%.

Shqipëria ka një barrë të tatimeve mbi konsumin në nivelin 12.4% (nga 25.9% e BT gjithsej).
Kroacia ruan një barrë të tatimeve të konsumit në nivelin 17.9% (nga 38.4% të barrës tatimore

4
TVSH, Akciza dhe Taksat doganore
5
BT përbëhet nga taksat indirekte (të konsumit), taksat direkte (taksat mbi kapitalin), kontributet sociale dhe
tatimet e taksat e tjera (tatimi mbi të ardhurat personale, taksa nacionale dhe lokale)
6
Barra tatimore e Ballkanit është sa 32.1% e PBB-së.
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
15
gjithsej). Bullgaria ka një barrë të tatimeve të konsumit në nivelin 14.6% (nga 28% që është
BT gjithsej).

STRUKTURA E TAKSAVE NË BALLKAN (si % e PBB), 2017

6.5
0.1 2.9
2.0
1.6
14.0
11.5 1.5 15.2
11.5 11.1 11.9
2.0 1.1
9.3 0.3 1.5
3.5 0.0 6.8
8.4 8.7
5.6
14.1 16.7
20.3 18.1 17.6 17.9
15.8 18.6 14.6
12.4 12.2 9.8

10.7 9.0
5.4 4.4 3.9 5.6 4.1 5.5 4.4 5.7 6.0 5.5

BE-28 BALLKAN SHQIPERI KOSOVE MALI I ZI BOSNJA SERBIA MAQEDONI GREQI KROACI RUMANI BULLGARI

TATIMET MBI TE ARDHURAT TATIMET MBI KONSUMIN KONTRIBUTET E SIGURIMEVE TAKSA TE TJERA

Tatimet mbi të ardhurat që përfaqësojnë shumicën e tatimeve direkte përbëjnë një nivel
tregues të konsiderueshëm vetëm në Greqi (9% e BT gjithsej prej 39.7%). Gjithë vendet e tjera
të Ballkanit tregojnë një bazë të ngushtë të tatimeve direkte në nivelet midis 4.1% (Bosnja)
deri në 6% (Rumani). Kosova paraqitet me BT të tatimeve direkte më të ulët në Ballkan.
Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia janë poshtë mesatares së Ballkanit dhe më shumë se dy
herë poshtë mesatares së 28 vendeve të BE-së (BE-28).

Një bazë e ngushtë e tatimeve direkte tregon ende një tranzicion ende të pambyllur përsa
lidhet me kontributin më të madh që duhet të mbajnë në buxhet të ardhurat nga kapitali dhe
puna (kompanitë dhe individët). Nëse e krahasojmë nivelin e BT për tatimet direkte të
Ballkanit (përveç Greqisë) me mesataren për BE-28 diferenca është më shumë se dyfishi.

Barra tatimore e kontributeve sociale në Ballkan është në nivele treguese më poshtë se


mesatarja e BE-28. Ndërsa, midis vendeve të Ballkanit barra tatimore e kontributeve sociale
është mjaft e luhatur. Nivelin më të ulët regjistrohet në Kosovë (0%) dhe niveli më i lartë është
në Bosnjë (15.2% e BT gjithsej).

Një variacion i këtij niveli tregon, si për politika të ndryshme fiskale përsa lidhet me barrën që
mbahet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit, por edhe për probleme që duhet të adresohen
lidhur me kapacitetet e administrimit dhe nivelin e informalitetit në punësim.

Nga studimet e ndryshme të kryera për informalitetin në tregun e punës në Ballkan është
gjithnjë prezent shqetësimi i një informaliteti në tregun e punës që ndryshon dhe ulet me
ritme më të ngadalshme se parashikimet dhe programet e qeverive ballkanike.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
16
1.4. Produktiviteti i TVSH. Barra tatimore dhe norma e TVSH

Produktiviteti i TVSH në Ballkan është në nivele mesatarisht të larta. Por, ndërkohë Greqia,
PRODUKTIVITETI I TVSH, BARRA E TATIMEVE MBI KONSUMIN, 2017 Rumania, Maqedonia dhe Shqipëria
NORMAT STANDART BT - TATIMET MBI PRODUKTIVITETI kanë nivel produktiviteti më të ulët
VENDET E BALLKANIT
TË TVSH KONSUMIN TVSH krahasuar me mesataren e
KROACI 25 17.9 0.72 produktivitetit të TVSH-së për
BOSNJË-HERCEGOVINË 17 18.6 0.72 Ballkanin (0.59). Norma e
MALI I ZI 19 18.1 0.7 produktivitetit të TVSH është e
KOSOVË 18 20.3 0.7
lidhur ngushtësisht edhe me barrën
SERBI 20 17.6 0.68
e tatimeve mbi konsumin. Kjo barrë
BULLGARI 20 14.6 0.62
SHQIPËRI 20 12.4 0.51 është më e lartë në vendet me
MAQEDONI 18 12.2 0.51 produktivitet të lartë dhe
RUMANI 19 9.8 0.42 anasjelltas. Ndërsa, niveli i normës
GREQI 24 16.7 0.39 tatimore standarte nuk është i
Burimi: IMF, MeF lidhur ngushtësisht me
produktivitetin e TVSH-së si dhe barrën e tatimeve mbi konsumin.

Në analizën, që bazohet në treguesit për taksat e paguara në vitin 2016 dhe 2017, tendenca
e pagesave të tatimeve nuk ka ruajtur të njëjtën konsistencë sipas politikës fiskale. P.sh.
Maqedonia dhe Shqipëria kanë norma standarte të TVSH, si dhe akcizë që nuk futet në
kategorinë e normave të ulta. Megjithë këto norma të cilat janë në nivelin mesatar, treguesi i
pagesave të tatimeve indirekte (TVSH dhe akcizë) është më i ulët se vendet e tjera që kanë
norma TVSH më të larta apo më të ulta se dy vendet.

Kjo moskordancë midis këtyre treguesve është e lidhur me mangësitë dhe qasjen joefektive
të kapaciteteve të administrimit, por edhe me ecurinë në zhvillimin e ekonomisë dhe nivelin
e përjashtimeve dhe lehtësirave tatimore, nëpërmjet normave të reduktuara tatimore.

1.5. Normat Tatimore Totale në Ballkan, 2017


Barra tatimore e llogaritur për vendet e Ballkanit, si prezantuar më lart është kontributi direkt
i taksapaguesve të vendeve ballkanike në raport me PBB-në e krijuar për vitin 2017, që tregon
Tab.2 BARRA SIPAS NORMAVE TATIMORE NE TOTAL, NË BALLKAN, 2017 % se sa të ardhura fiskale kanë
Barra e Normës Tatimore, si % e fitimit hyrë në arkën e qeverisë si
Nr. SHTETI
TOTALI Tatim Fitimi
Tatimet mbi Tatimet e rrjedhojë e zbatimit (vullnetar
punën tjera
ose jo) të legjislacionit fiskal dhe
1 MAQEDONI 13.0 11.0 0.0 2.0
kontabël, të vendeve të
2 KOSOVË 15.2 9.3 5.6 0.3
3 KROACI 20.6 0.05 19.4 1.15
Ballkanit.
4 MALI I ZI 22.1 8.2 13.4 0.7
5 BOSNJË-HERCEGOVINË 23.7 8.4 13.5 1.8 Në Tabelën 2 është prezantuar
6 BULLGARI 27.1 5.0 20.2 1.9 llogaritja e kryer nga ekspertët e
7 SHQIPËRI 37.3 14.0 18.8 4.5 Bankës Botërore, të cilët e
8 SERBI 39.7 16.0 20.2 3.5 llogarisin barrën tatimore duke
9 RUMANI 38.4 11.6 25.8 1.0 marrë parasysh nivelin e
10 GREQI 51.7 23.0 28.0 0.7 normave tatimore sipas modelit
Burimi: WB, PwC

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
17
të politikës fiskale, të miratuar në vendet e Ballkanit. Normat tatimore të shprehura si
ngarkesë e tatimeve, taksave dhe kontributeve të detyrueshme për tu llogaritur dhe paguar
nga bizneset dhe individët, si përqindje e fitimit të biznesit japin panoramën e një barre që
teorikisht duhet të paguhet sipas ligjeve në fuqi (përjashtuar tatimet mbi konsumin).

Barra e normave tatimore është shuma që llogaritet dhe miratohet për t’ja deleguar
administratës fiskale qendrore dhe lokale, në mënyrë që ata ta arkëtojnë nga bizneset dhe
individët, nëpërmjet punonjësve të taksave.

Maqedonia dhe Kosova vijojnë të ruajnë edhe në 2017 barrën më të ulët të normave tatimore
në Ballkan7. Barrën më të lartë e ruajnë edhe për 2017 dy vende anëtare të Bashkimit
Europian, Rumania dhe Greqia. Bosnja,
Tab. 4
Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia kanë
BARRA TATIMORE NË 2017 rritje të normave tatimore në total.
RENDITJA SHTETI Normës Pagesës së
tatimore taksave e
Në krahasimin midis barrës tatimore,
1 MAQEDONI 13 25.3
që përfaqëson të hyrat në buxhet të
2 KOSOVË 15.2 26.2 tatimeve dhe taksave dhe normës
3 KROACI 20.6 38.4 tatimore në total tregon se:
4 MALI I ZI 22.1 37.2 - barra e tatimeve dhe taksave të
5 BOSNJË-HERCEGOVINË 23.7 38.0 paguara në buxhet ka një tendencë që
6 BULLGARI 27.1 28.0 tregon për shpërndarje të saj në të
7 SHQIPËRI 37.3 25.9 gjithë ekonominë
8 SERBI 39.7 35.8 - normat tatimore në total tregojnë se
9 RUMANI 38.4 26.0 sa tatime janë paguar nga kompanitë
10 GREQI 51.7 39.7 dhe bizneset që mbajnë kontabilitet në
Burimi: WB, PwC raport me fitimet që ka biznesi në vitin
2017 (përjashtuar TVSH). Po të
krahasojmë Maqedoninë (ku raporti i tatimeve të paguara në raport me fitimin e rezultuar
është i ngushtë), me Greqinë (ku ky raport është i lartë) shikohet se kjo barrë vjen nga norma
e tatimit mbi fitimin dhe tatimeve të tjera mbi kapitalin, por edhe nga normat e kontributeve
sociale.

Në Tab.4., Maqedonia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Bullgaria kanë një
barrë tatimore më të lartë se normat tatimore në total. Shqipëria, Serbia, Rumania dhe Greqia
tregojnë të kundërtën. Nëse analizojmë edhe faktorë të tjerë mund të kuptohet më qartë
mungesa e përkatërsisë mes dy treguesve në tabelë.

Në vendet e grupit ku bën pjesë dhe Shqipëria shihet se kanë një qasje më agresive
administrimi tatimor. Vende që kanë strukturë tatimore të ngjashme (p.sh. Shqipëria me
Malin e Zi apo Maqedoninë), por me treguesin e normës tatimore të ndryshëm janë
ngushtësisht te lidhur me performancën e administrimit tatimor, por edhe me nivelin e
informalitetit dhe konkurueshmërisë së ekonomisë.

7
Shiko http://altax.al/al/publikime-te-altax/product/barra-tatimore-ne-shqiperi-dhe-ballkan-2017

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
18
Natyrshëm, që përsa kohë fitimi rezulton i vogël edhe raporti tenton të dalë më i lartë. Ky tregues nuk merr
parasysh normën e evazionit fiskal. Në rastin e vendeve ballkanike, ku në administratën fiskale deklarohen
fitimet që nuk përfshijnë edhe evazionin, ky tregues reflekton një barrë që nuk përkon me atë që mund të
konsiderohej si një barrë reale e normave tatimore. Sa më i lartë mund të jetë niveli i evazionit në tatimet direkte
(pavarësisht se ato nuk janë të veçuara nga efekti i evazionit edhe te tatimet mbi konsumin dhe tatime të tjera),
aq më joreal mundet të jetë ky tregues i përpunuar prej Bankës Botërore.

Në grafik shihen normat tatimore total nw Ballkan. Nëse i shikojmë në projeksionin horizontal
të 4 viteve (2014 – 2017) bie në sy se Shqipëria pas vitit 2014 deri ne 2015 ka hyrë në grupin
e vendeve ballkanike me norma tatimore totale më të rritura duke patur shkëputje nga grupi
i vendeve të tjera me treguesin e normës tatimore totale të ulët.

Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Serbia kanë një linjë horizontale të pandryshueshme të normës
tatimore totale përgjatë 4 viteve të fundit lidhur me normën tatimore totale. Ky tregues edhe
pse nuk ka ndryshuar, mbetet e pranueshme se vetë barra tatimore, duke qenë se në nivelin
38% – 77% të saj është e përbërë nga tatimet mbi konsumin nuk ndikohet shumë nga norma
tatimore totale (përfaqësojnë tatimet direkte dhe kontributet mbi fitimin tregtar).

1.6. Normat tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe në Ballkan, 2017


Për vitin 2017 rajoni i Ballkanit është karakterizuar në politika fiskale që janë fokusuar në
stabilitet të normës së tatim fitimit, ulje të lehta të normës së kontributeve sociale, si dhe
rritje të saj për TVSH-në në rastin e Malit të Zi. Vendet e Ballkanit nuk kanë patur zhvillime të
dukshme të politikës fiskale me kuadër reformues të sistemit tatimor. Politika fiskale e
ndjekur ka synuar në stabilizimin dhe forcimin fiskal, si dhe në disa ndryshime të vogla që kanë
patur për qëllim harmonizimin e politikave sociale, si dhe lehtësira për grupe të caktuara të
aktiviteteve të ekonomisë kombëtare.

Ndryshimet e ndodhura në normën e TVSH-së kanë për qëllim rritjen e të hyrave të buxhetit,
por me objektivin për të mos u prekur në tërësi të ardhurat e buxhetit dhe stabiliteti fiskal.

Norma standarte mesatare e TVSH-së në vitin 2017 për Ballkanin vijon të jetë 20%, njësoj sa
ishte dhe për vitin 2016. Kosova, Bosnjë-Hercegovia, Maqedonia, Rumania zbatojnë norma

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
19
tatimore standarte të TVSH nën mesataren e rajonit. Të gjithë vendet e tjera të Ballkanit,
përveç Bosnjë-Hercegovinës aplikojnë edhe norma të reduktura të TVSH, kryesisht për
konsumin jetik, shëndetësi, furnizimin e popullatës me energji, transport urban, si dhe për
edukimin, librat, revistat dhe veprimtari kulturore, sportive.

Nga shikimi i ndryshimeve ligjore për TVSH-në, për secilin vend ballkanik lidhur mei
ndryshimet e normave tatimore, vërehet se Kroacia, Greqia dhe prej Janarit 2018 edhe Mali i
Zi zbatojnë norma tatimore standarte mbi mesataren e rajonit. Kosova ka filluar të zbatojë
një normë të reduktuar të TVSH, në fund të vitit 2015, si dhe ka rritur normën standarte me
2%, për qëllime të ruajtjes së stabilitetit fiskal të buxhetit. Mali i Zi dhe Serbia miratuan në
2016 normë të reduktuar të TVSH, respektivisht me 7% dhe 10%, Ndërkohë, Mali i Zi prej
Janarit 2018 ka rritur normën standarte me 2% më shumë nga sa e kishte më përpara.

Greqia miratoi në vitin 2016 rritje të normës standarte të TVSH me 1%, duke u renditur si
vendi i dytë me normën standarte të TVSH më të lartë në Ballkan, pas Kroacisë. Shqipëria,
Bullgaria dhe Serbia zbatojnë pre disa vitesh një normë standarte mestare të TVSH në nivelin
20%.

Tab.5 NORMAT TATIMORE NË BALLKAN, 2018 %


TATIM MBI TË TATIM NË BURIM SIGURIME SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE
TATIM
Nr. SHTETI TVSH ARDHURAT
FITIMI
NGA PAGA DIVIDENT INTERESA PASURI GJITHSEJ PUNËDHËNËSI PUNËMARRËSI

1 MAQEDONI 5; 18 10 10 10 10 10 27 0 27
2 KOSOVË 8; 18 10 10 0 10 10 10 5 5
3 KROACI 5; 13; 25 18 12; 40 12 15 15 37.2 17.2 20
4 MALI I ZI¹ 7; 21 9 9; 15 9 9 9 34.3 10.3 24
BOSNJË-HERCEGOVINË* 17 10 10 5 10 10 41.5 11 31
5
BOSNJË-HERCEGOVINË** 17 10 10 10 10 10 23 0 23
6 BULLGARI² 9; 20 10 10 0; 5 10 10 32.8 19.02 13.78
7 SHQIPËRI 6; 20 5; 15 13; 23 15 15 15 27.9 16.7 11.2
8 SERBI 10; 20 15 10; 25 20; 25 20; 25 20; 25 37.8 17.9 19.9
9 RUMANI³ 5; 9; 19 16 16 5 16 16 37.25 2.25 35
10 GREQI⁴ 6; 13; 24 29 45 15 15 20 41.06 25.06 16
Burimi: PwC, KPMG, MeF
Shënim: Ndryshimet e shkallëve tatimore, 2018
¹ Rritja e normës standarte të TVSH nga 19% në 21%. Ulje kontributit për punëmarrësin me 0.5%
² Vendosja e shkallës së reduktuar TVSH me 7%. Rritur kontributi social me 0.57% për punëdhënësin dhe 0.88% për punëmarrësin
³ Ulur kontributi social me 20.5% për punëdhënësin dhe rritur me 18.5% për punëmarrësin
⁴ Rritur kontributi social me 0.5% për punëdhënësin dhe 0.5% për punëmarrësin
* Federata e Bosnjë-Hercegovinës; ** Republika Srpska

Në 2017 nuk ka ndryshime të normës së tatimit mbi fitimin. Në shikimin e ligjit për tatimin
mbi fitimin (korporativ) bie në sy se Greqia, Kroacia, Shqipëria, Serbia, Rumania zbatojnë
norma tatimore mbi mesataren e rajonit. Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina
zbatojnë norma tatimore nën mesatare e rajonit. Normën më të lartë të tatimit mbi fitimin e
mban Greqia me nivelin 29% mbi fitimin tregtar. Normën më të ulët vijon ta mbajë Mali i Zi
me nivelin e 9% të fitimit tregtar. Shqipëria ruan një normë tatimore që është sa mesatarja e
rajonit. Ndërsa, Kosova mban një normë tatimore të ulët prej 10% të fitimit tregtar, që
zbatohet në disa vende (Maqedoni, Bosnjë, Bullgari).
Në vitin 2017, në Shqipëri u fut një normë e reduktuar e tatimit mbi fitimin me 5% për
personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin apo zhvillimin e software-ve.
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
20
Normën e reduktuar për tatiminin mbi fitimin e aplikon vetëm Shqipëria. Të gjithë vendet e
Ballkanit kanë një normë të sheshtë të tatimit mbi fitimin.

Norma mesatare e Ballkanit për tatimin mbi fitimin (korporativ) në vitin 2017, si dhe në 2018
ka patur një ulje me 2% në Kroaci.

Normat tatimore për tatimin mbi të ardhurat individuale/paga8 janë:

- në nivele mbi mesataren e Ballkanit për nivelet e larta të pagave në Greqi (45%), Kroaci
(40%) dhe Serbi (25%).
- Në nivele nën mesatare për nivelet e ulta të pagave në Kroaci (12%), në Malin e Zi
(9%), në Shqipëri (13%), në Serbi (10%).
Tatimin progresiv për pagat (të ardhurat individuale) e zbatojnë Kroacia (dy shkallë tatimore),
Mali i Zi (dy nivele tatimore), Shqipëria (dy nivele tatimore), Serbia (dy nivele tatimore)

Normat tatimore për tatimet në burim janë:

- poshtë mesatares së Ballkanit i mbajnë 5 vende; Mali i Zi (taksë e sheshtë 9% për


tatimet në burim), Kosova (taksë e sheshtë 10%, kurse dividenti nuk taksohet),
Maqedonia (taksë e sheshtë 10% për gjithë të ardhurat personale), Bosnjë-
Hercegovina (taksë e sheshtë 10%, ku vetëm dividenti tatohet me 5%), Bullgaria
(taksë e sheshtë 10%, ku vetëm dividenti tatohet me 5%).
- mbi mesataren e Ballkanit i mbajnë 5 vende; Shqipëria9 (taksë e sheshtë 15% për
tatimet në burim), Serbia (taksë progresive 20% dhe 25% për tatimet në burim),
Greqia (taksë e sheshtë 15% për tatimet mbi dividentin dhe interesat bankare dhe
20% për tatimin mbi pasurinë), Kroacia (taksë e sheshtë 15% për tatimin mbi interesat
bankare dhe për tatimin mbi pasurinë dhe 12% për tatimin mbi dividentin), Rumania
(taksë e sheshtë 16% për tatimin mbi interesat bankare dhe për tatimin mbi pasurinë
dhe 5% për tatimin mbi dividentin).

Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia aplikojnë sistem progresiv të tatimit mbi të
ardhurat personale, i cili mbart mbi vete ende propblemin e bazës së ngushtë të këtij tatimi.

Norma mesatare gjithsej e kontributeve sociale10 në Ballkan për vitin 2018 është te 31.8%.

Poshtë kësaj norme mesatare renditen 3 vende (Republika Srpska është llogaritur si Federatë
dhe nuk përfshihet në këtë kategorizim në nivel vendi):
- Kosova (10%), Maqedonia (27%), Shqipëria (27.9%), Bosnjë - Republika Srpska (23%);
Mbi këtë normë mesatare renditen 7 vende:

- Kroacia (37.2%), Mali i Zi (34.3%), Bosnjë – Federata (41.5%), Bullgaria (32.8%), Serbia
(37.8%), Rumania (37.25%), Greqia (41.06%).

8
përfshirë tatimet në burim, si: tatimi mbi dividentin, tatimi mbi interesa bankarë dhe tatimi mbi të ardhurat
nga pasuria
9
Rasti i shkallës tatimore për Shqipërinë ka spjegim për grupimin, për arsye se shkalla me 13% e tatimit mbi të
ardhurat personale përfshin mbi 95% të bazës tatimore të tij.
10
për punëdhënësin dhe punëmarrësin

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
21
Në diagramën më lart shikohet se pesha kryesore e politikës fiskale në vendet e Ballkanit
orientohet drejt tatimeve mbi konsumin dhe kontributeve sociale dhe i lihet më pak hapësirë
tatimeve direkte.

Në kontekstin e zbatimit të normave tatimore, që faktikisht janë “menuja” e politikës fiskale


të Ballkanit, nëse analizojmë në tërësinë e tyre këto norma me nivelin e barrës tatimore shihet
se kapacitetet për tatimet indirekte janë poshtë nivelit të normave tatimore në secilin vend
ballkanik. Por edhe për tatimet direkte, kapacitetet për administrimin tatimor mbeten ende
të parealizuara. Ky ballafaqim kërkon një rishikim të modelit të përshtatjes me ambjentin
ekonomik dhe social të tatimpaguesve.

Nëse shtrihemi në raste të tjera, nuk ka dyshim se politika fiskale ndikon në zgjedhjet
ekonomike të biznesit. Por, nëse uljet e normave të tatimeve nuk harmonizohen me
kapacitetin administrativ, dhe zgjerimin e bazave tatimore, atëherë krijohet një situatë
buxhetore që ndikon negativisht te konsolidimi fiskal, si dhe te forcimi i vullnetarizmit në
pagimin e tatimeve dhe rritjen e kulturës fiskale.

Nga krahasimi horizontal i normës së kontributeve sociale gjithsej ka një tendencë rajonale të
rritjes së tyre në 2017 krahasuar me një vit më parë me 2.05 pikë përqind. Ndryshimi në rritje
i normave të kontributeve sociale reflekton azhornimet e miratuara në legjislacionet e tyre
disa nga vendet ballkanike në lidhje me tatime të caktuara lidhur me politikat e punësimit dhe
mbulimit buxhetor për fondet e pensioneve.

Nëse shikojmë në politikën fiskale të vendeve ballkanike, vetëm normat tatimore nuk e
plotësojnë dot politikën fiskale të asnjërit prej vendeve. Nëse ulja e një norme tatimore të një
tatimi të caktuar nuk është tatimi i fundit që paguhet për një të ardhur të realizuar, problemi
i mbitaksimit nuk mund të quhet i zgjidhur. Një sistem kompleks tatimor, i zbatuar në një
ekonomi e cila ka nevojë për të qenë konkuruese në tregun rajonal ka nevojë për një
harmonizim të politikës fiskale me normat tatimore.

Edhe pse studimet mbi ndryshimet e normave të tatimeve mbi konsumin dhe kapitalin janë
më pak ndikuese në ekonomi, se ndryshimet e normave të tatimeve mbi individin dhe punën,
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
22
zhvendosja e barrës tatimore nga konsumi dhe kapitali te individi dhe puna është një detyrë
mjaft e vështirë për çdo qeveri.

Për vendet e Ballkanit, gjithsesi politika fiskale lidhur me normat tatimore nuk ka patur
ndikimin e pritshëm në rritjen ekonomike. Le të shikojmë rastin e malit të Zi, i cili ka aplikuar
normat tatimore më të ulta në Ballkan.

P.sh. PBB në këtë vend për periudhën prej vitit 2008 – 2017 nuk ka shënuar një rritje të qëndrueshme, por ka
shwnuar ulje – ngritje gjatë këtij harku kohor. Po kështu ka ndodhur edhe me Maqedoninë, e cila mbahet për
normat tatimore më të ulta edhe madje në nivel europian. PBB-ja e këtij vend ka mbetur në nivelet rreth 10
miliard Euro, me ulje ngritje të vlerës së shtuar kombëtare.

Nisur nga perpsektiva e politikës fiskale për vendet e Ballkanit konsiderohet si e dëmshme
aplikimi i një politike reformuese gjithpërfshirëse dhe që nuk mbështetet te një nivel
administrimi i fortë dhe me kapacitete të ngritura. Përmirësimi i sistemit tatimor është
gjithnjë një kusht i nevojshëm për funksionimin e zhvillimit ekonomik.

1.7. Ndryshimi i normave tatimore dhe indeksi GINI (pabarazia


në shpërndarjen e të ardhurave kombëtare)

Niveli i lartë në rritje i pabarazisë në të ardhura në Ballkan vazhdon të marrë vëmendje në


rritje, për një arsye të kuptueshme. Ndërsa ekziston një marrëveshje e përgjithshme se
pabarazia është një sfidë që secili vend duhet ta adresojë, ajo që nevojitet për më tej është
se si të adresohet konkretisht nëpërmjet politikës dhe administrimit fiskal.

Matja e pabarazisë në të ardhurat individuale përgjithësisht matet sipas indeksit (koeficientit)


GINI11. Para se të shikojmë se si pabarazia ndikohet prej tatimeve dhe taksave nga studimet e
kryera12, pabarazia e të ardhurave kryesisht pasqyron ndikimet që vijnë prej pabarazisë së
tregut të punës. Pabarazia e të ardhurave prej punës është kontribuesi kryesor i shpërndarjes
në të ardhurat e familjeve. Nëse shikojmë rastin e Shqipërisë, pjesa më e madhe e të
ardhurave nga puna shkon në nivelet e pagave të larta për një pakicë më pak se 1% e
punëmarrësve.

Në vitin 2013, shpërndarja e të ardhurave të mbajtura nga segmenti me të ardhura të larta


prej 10% ishte 0.23%. Megjithatë, pjesa e të ardhurave për këtë segment luhatet ndjeshëm
në vitet e fundit duke patur një stabilitet me një luhatje midis segmenteve të individëve me
të paktën 2%. Kjo duket nga fakti se numri i depozituesve individë që i kanë depozitat me
vlerë deri në 2.5 mln lekë është sa 96%13 e depozituesve individë që përfitojnë nga skema.

11
Indeksi Gini ose koeficienti Gini është një masë statistikore e shpërndarjes së të ardhurave e zhvilluar nga
statisticieni italian, Corrado Gini. Shpesh GINI përdoret si një matës i pabarazisë ekonomike, duke matur
shpërndarjen e të ardhurave ose, më pak, shpërndarjen e pasurisë në popullsinë e një vendi e më gjerë.
Koeficienti shkon nga 0 (ose 0%) në 1 (ose 100%), ku me 0 kuptohet barazia perfekte dhe me 1 kuptohet pabarazi
në nivelet më të larta.
12
https://www.oecd.org/eco/public-finance/49417295.pdf
https://www.brookings.edu/wp-content/uploads/2016/06/would-top-income-tax-alter-income-inequality.pdf
http://repec.iza.org/dp6910.pdf
13
http://asd.gov.al/download/raporte-vjetore/Raporti-Vjetor-ASD_2016_2.pdf
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
23
Në pasqyrimin e indeksit GINI, duket edhe në rast se shikohet të ardhurat e mbetura pas
pagesës së tatimeve dhe taksave. Sipas raporteve të OECD, pabarazia në të ardhura në vendet
e zhvilluara pas taksave është rreth 25% më e ulët se sa të ardhurat para tatimeve. Ndërkohë,
në Ballkan duke u nisur nga një nivel më i lartë informaliteti, si dhe nga një evazion që nuk
përfshin gjithë treguesit realë të matshëm mund të thuhet se kjo statistikë mund të jetë më
e ulët.

Transfertat e parave nga buxheti në grupet e ndryshme të popullsisë, siç janë pensionistët, të
papunët dhe shtresat e paafta për punë dhe në nevojë përbëjnë nga 6% deri 12% të
shpenzimeve buxhetore në vendet e Ballkanit. Këto transferta, kryesisht kanë për qëllim
rishpërndarjen e të ardhurave gjatë gjithë jetës së individëve duke ndjekur parimin e
shpërndarjes së tyre sipas nivelit historik të kontributit të individëve në buxhet. Edhe pse
vlerat e këtyre transfertave për individ përfaqësojnë shuma parash modeste ose shumë të
vogla në raport me konsumin indiovidual, ato mbeten një instrument permanent i
rishpërndarjes së të ardhurës për periudha afatgjata apo të përhershme.

Nga treguesi i Indeksit GINI në Ballkan, sipas Grafikut më lart vërehet një pabarazi më e lartë
të ardhurash për Shqipërinë (0.41) dhe Kosovën (0.41). Në vend të dytë pasohet nga
Bosnja(0.40). Në vend të tretë është Maqedonia (0.39) e pasuar nga Rumania (0.37), Mali i Zi
(0.36), Bullgaria dhe Serbia (0.35) dhe me pabarazi të ardhurash më të ulët në Ballkan janë
Greqia dhe Kroacia (0.32).

P.sh., kur shikojmë situatën e shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri, nëpërmjet nivelit të konsumit familjar
shikohet një rritje relative e pabarazisë në raport me 5 vite më parë (GINI, 0.29). Konsumi mesatar familjar, sipas
INSTAT për segmentin e 10 përqindëshit të pasur ka patur një rritje prej mbi 14% në krahasim me pjesën e
segmenteve të tjera të popullsisë. Por, kjo e dhënë nuk mund të argumentojë gjithë treguesin e pabarazisë, pasi
indeksi GINI ndikohet edhe nga elementë të tjerë.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
24
Nëse fokusohemi te rishpërndarja e të ardhurave sipas barrës fiskale dhe tipit të taksave të
aplikuara mund të thuhet se barra e taksave tregon pak progresivitet në rishpërndarjen e të
ardhurave sipas zonave gjeografike dhe segmenteve të punëmarrësve sipas sektorëve
ekonomikë, pasi vetë zhvillimi i sektorëve ekonomikë dhe zonave gjeografike ka diferenca
historike, ekonomike, kulturore, edukative dhe ambjentaliste, pa dashur të jemi shteruesë në
përmendjen e faktorëve.

Megjithatë, nëse shikojmë rastin e Shqipërisë për tatimin progresiv mbi pagat, vërehet se prej
vitit 2014 progresioni i tatimit mbi pagat ka zvogëluar pabarazinë e vërejtur në të ardhurat
bruto dhe neto të raportuara. Ndryshimi i progresivitetit në shkallët e sipërme të taskimit të
pagave është më efektiv në uljen e pabarazisë sesa ndryshimet e ngjashme në fundin e
shkallës së të ardhurave. Megjithëse nuk është e mundur të gjenden të dhëna për secilin vend
të Ballkanit, në mënyrë eksplicite ky konkluzion mendojmë se është gjithashtu i qëndrueshëm
edhe për Ballkanin.

Për shkak se evazioni fiskal është kaq i përhapur në vendet e Ballkanit, rezultatet e treguesve
të barrës dhe produktivitetit tatimor nga gjetjet e studimit mund të qartësojmë se vendet e
Ballkanit përballen me kosto më të ulëta të efikasitetit në drejtim të ngushtimit të pabarazisë
nëpërmjet taksave. Kjo situatë kërkon programim specifik të veprimeve në terren me
objektivin afatshkurtër, që të ngushtohet niveli i lartë i evazionit fiskal, pasi kjo qasje bie një
ndikim më të shpejtë dhe të prekshëm në drejtim të barazisë në të ardhurat.

1.8. Investimet e Huaja Direkte dhe ndikimi nga barra tatimore

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi më i rëndësishëm i IHD-ve me hyrje të


ngjashme me vitin e kaluar. Shqipëria përfitoi sasinë e dytë më të madhe të investimeve të
huaja direkte në rajon, kryesisht në projekte të energjisë. Në të kundërt, Bosnjë - Hercegovina
ishte më e dobët se në vitet e mëparshme, ndoshta për shkak të mjedisit ekonomik gjithnjë e
më të segmentuar. Maqedonia e Kosova morën më shumë IHD se një vit më parë, pavarësisht
nga pasiguria politike në rritje në këto vende. Furnizuesit e industrisë së automobilave dhe të
elektronikës e bëjnë Maqedoninë vendin unik në rajon, me pjesën e lartë të IHD-ve në
prodhim.

Analiza e realizuar në shembullin e vendeve të Ballkanit, identifikon marrëdhënie të ndryshme


të investimeve të huaja direkte, eksporteve dhe importeve në PBB-të e këtyre vendeve, si dhe
përbërjen e ndryshme e PBB-ve të tyre. Sipas analizës së kryer, konstatohet se ndikimi i IHD-
ve në zhvillimin ekonomik të Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi në vitet e
fundit nuk ka qenë faktor kryesor. Përkundrazi, në Shqipëri, Serbi, Rumani dhe Bullgari IHD-
të kanë patur impakt në PBB-të e vendeve duke u reflektuar në nivelet e rritjes ekonomike.
Ky qëndrim nuk përjashton rëndësinë specifike investimeve të huaja direkte, por sigurisht që
ato nuk janë faktori vendimtar në zhvillimin e këtyre vendeve. Nëse analizohet periudha prej
rreth njëzet vitesh, pothuajse të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të vërehen
mjaft të dobëta.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
25
Prandaj është thelbësore që IHD-të, të trajtohen si një nga faktorët që të kombinuar me
elemntët e brendshëm dhe në kushte të caktuara, nga sinergjia e tyre mund të përmirësojnë
zhvillimin ekonomik të vendeve ballkanike.

Megjithatë, për të qenë konkurrues në tregun e Ballkanit dhe atë europian dhe që të tërhiqen
një sasi e konsiderueshme investimesh është e pashmangshme që të realizohen reformat e
nevojshme, ku më kryesoret janë: të reduktohet korrupsioni, të përmirësohet efikasiteti i
administratës dhe të krijohen strategji efektive për tërheqjen e drejtpërdrejtë të huaj
investime, dmth. krijojnë një mjedis tërheqës biznesi për investime. Gjithashtu është e
rëndësishme të mbahet një sistem i qëndrueshëm ekonomik dhe financiar, si dhe një sistem
konkurrues taksash. Së bashku me këtë argument është e nevojshme të përcaktohen
përparësitë konkurruese të vendeve në raport me vendet fqinje, të cilat do të kenë ndikim
pozitiv tek investitorët e huaj në të ardhmen.

Niveli i IHD-ve Neto në Ballkan në 2017 është mesatarisht sa 4.61% e PBB-së së rajonit. Nivelin
më të lartë të fluskit sipas PBB-së vendore e mban Mali i Zi me nivelin 12.3%. Shqipëria ka një
hyrje të IHD neto në 2017 sa 9.4 % e PBB-së, ndër më të lartat në Ballkan dhe vjen menjëherë
pas Malit të Zi. Vendin e tretë për tërheqje të investimeve të huaja në përqindje të PBB-së e
mban Serbia.

IHD Neto në BALLKAN (% e PBB), 2014 - 20-17


18
16
14
% IHD ndaj PBB

12
10
8
6 2017
4 2016
2
2015
0
2014

Vendet e Ballkanit

Vlerën më të lartë absolute të investimeve e ka marrë Rumania dhe Greqia, nisur edhe për
shkak të madhësisë së ekonomisë dhe kapaciteteve që u ka ofruar investitorëve të huaj. Nuk
ka ndodhur e njëjta logjikë në rastin e Bullgarisë, e cila edhe pse ka madhësi të përafërt të
ekonomisë me Kroacinë ka regjistruar në vlerë absolute 63% më pak IHD neto. Shqipëria edhe
për vitin 2017 vijon me nivel të lartë të investimeve të huaja direkte duke arritur shumën e
908 milionë euro. Ndërkohë, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë tërhequr vlera
neto investimesh të huaja poshtë shumës 500 milionë euro. Vlera gjithsej e IHD-ve neto për
Ballkanin në 2017 llogaritet të jetë në shumën 15.5 miliardë Euro.
Investimet e huaja direkte mesatare në Ballkan janë 3% - 5% e PBB-së në nivel rajoni.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
26
Kur analizojmë efektin e barrës tatimore sipas statistikave të investimeve neto në përqindje
të prodhimit të brendshëm, vërehet se vendet me IHD më të lartë nuk kanë të njëjtën ecuri
me barrën tatimore.

Arsyeja e mospërkimit të barrës tatimore, shkallës tatimore dhe investimeve të huaja është
pasqyrimi më i mirë i rolit që ka në radhë të parë klima për investime në një vend të caktuar.
Politika fiskale ka efektin për të thithur investimet, por kjo ndodh pasi kushtet dhe rregullat
për tregun perceptohen nga investitorët sipas indekseve për investim me situata pozitive dhe
mbi nivelet mesatare të tyre.

Nga ana tjetër, nevoja për sisteme të zhvilluara të tregjeve financiare, infrastrukturës rrugore
dhe energjetike, kapaciteteve dhe aftësive të mangëta të tregut të punës bashkë me nivelin
e korrupsionit kanë një tjetër efekt me ndikim në thithjen e investimeve dhe zhvillimin e
tregut të brendshëm.

Pas reagimit nga indekset përfaqësuese të treguesve më lart, në përputhje me planifikimin


për thithjen e investimeve të huaja vlen të hartohet politika fiskale që përshtat shkallët e
taksimit të kapitalit dhe punës sipas nivelit të tregut dhe vizionit për tregun e ardhëm.

Perceptimi se normat e ulta të tatimeve tërheqin IHD ka ndikuar jo pak politikëbërjen në


Ballkan në dekadën e fundit. Në teori, nëse një vend aplikon norma të ulta të tatimit mbi
fitimin dhe përgjithësisht mbi kapitalin bëhet më tërheqës për tu zhvendosur fitimet e
kompanive investitore, pasi ndikon mbi dividentin që mbetet si fitim pas tatimit. Riatdhesimi
i fitimit te kompanitë që kanë hapur këto degë të tyre në vendet me norma të ulëta tatimore
ndikon edhe në instalimet e shumëkombsheve.

Është pikërisht, kjo politikë e normave të ulta tatimore që është kthyer në një konkurim të
fortë midis vendeve të Ballkanit, duke u diktuar të zbatojnë edhe politikat për shmangien e
taksimeve të dyfishta dhe adoptimin e parimeve të OECD mbi transferimin e fitimit nëpërmjet
çmimit.

Shqipëria dhe Kosova janë të krahasueshme në politikat e tyre me vendet e tjera të Ballkanit,
por që gjithsesi kanë problematika të korrupsionit dhe kapaciteteve jo të përshtatshme me
mekanizmat që përdoren në sisteme me tatime të ulta.
Por, gjithsesi nga kryqëzimi i treguesve të investimeve, me normat tatimore mbetet e paqartë
nëse duhet ulur realisht një normë tatimore me qëllimin për të tërhequr vëmendjen e
investitorëve.

Nëse nisemi nga logjika e vendeve të zhvilluara ekonomike, si dhe atyre që po ndjekin ritme
të përshpejtuara zhvillimi, mund të vërehet se nëse ekonomia mbështetet mbi një
infrastrukturë të zhvilluar, shërbime publike efektive, zhvillohet mbi një treg relativisht të
madh, atëherë konkurenca e normave tatimore dhe barrës tatimore fiton avantazhe vetëm
kur garantohen apo egzistojnë këto kushte.
Kjo ndodh në numrin më të madh të vendeve anëtare të OECD, që kanë një barrë të lartë
tatimore, por dhe janë shmë efektivë në thithjen e investimeve të huaja.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
27
Një barrë e ulët tatimore nuk mund të kompensojë një ambjent jo tërheqës për investitorët.
Kjo ndodh për arsyen se taksat janë vetëm njëri nga elementet që edhe në kushtet e një oferte
me taksa të ulëta nuk arrin dot të kompensojë infrastrukturën e dobët, aksesin e dobët në
treg si dhe kushte të tjera mbi të cilat bazohet në vendimarrjen e tij një investitor.

Qeveritë ballkanike u janë përgjigjur këtyre presioneve të konkurencës në mënyrë ta


ndryshme. Shumë nga vendet kanë ulur normat e tatimit mbi fitimin, si rruga më e shkurtër
dhe e monitorueshme lehtësisht për të arritur objektivat për investimet.

Gjithsesi, uljet e normave tatimore kanë tendencën të jenë me kosto të lartë për buxhetin,
pasi të ardhurat që i hiqen buxhetit nga politika e uljes së normave të tatimeve në fakt prish
konkurencën e ndershme në vend, por kthehet edhe në një barrë të shtuar për segmente dhe
grupe të caktuara të tatimpaguesve.

Nga ana tjetër, ulja e normave tatimore kthehet në një kulturë për qytetarët për ti bërë
presion qeverive për mbajtjen e një politike të tillë në mënyrë permanente, pa patur egekt në
zgjerim të bazës dhe shpërndarjen e barrës në mënyrë të barabartë.

1.9. Ndikimi i rritjes së investimeve nga ulja e normave të tatimit


mbi kapitalin

Ndërkohë, që normat e ulëta tatimore në vendet pritëse të investimeve dështojnë të tërheqin


në mënyrë të konsiderueshme investimet e huaja, po ashtu edhe normat më të larta tentojnë
të dekurajojnë hyrjet e reja të IHD-ve.

Ky argument mbështetet nga faktet që kryqëzohen mes njëra-tjetrës. Kështu edhe pse vendet
pritëse të IHD-ve në Ballkanin Perëndimor kanë aplikuar për 10 vitet e fundit norma të ulëta
të tatimit mbi fitimin, përsëri shihet se niveli i investimeve nuk ka patur prirje të ketë rritje të
dukshme, madje edhe në vitet kur kjo ulje ka qenë ndër më të ulëtat në historikun e Ballkanit.

Konkurenca e normave tatimore për IHD është një realitet në mjedisin e sotëm global, si dhe
atë ballkanik. Është e vërtetë, që investitorët në mënyrë rutinore krahasojnë barrën e taksave
në vende të ndryshme, ashtu siç bëjnë hartuesit e politikave në mënyrë tipike për vende që
janë të ngjashme në lidhje me vendndodhjen dhe madhësinë e tregut.

Një pikëpamje gjerësisht e përhapur është se taksat kanë gjasa të kenë më shumë rëndësi në
zgjedhjen e një vendi pritës investimesh, nëse barrierat jo-tatimore hiqen dhe nëse
ekonomitë kombëtare konvergojnë me kërkesat për rimarrjen e investimit në formën dhe
mënyrën më konkurruese midis vendeve.

Por, ndërsa tatimi mbi fitimin njihet si një faktor i rëndësishëm në vendimet për të investuar,
në fakt nuk është përcaktuesi kryesor.

IHD janë tërhequr nga vendet që kanë ofruar qasje në tregje dhe mundësi fitimi; një kornizë ligjore
dhe rregullatore të parashikueshme dhe jo diskriminuese; stabilitet makroekonomik; tregje pune të
aftë dhe të përgjegjshëm; infrastrukturë të mirëzhvilluar.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
28
Nga historiku i konkurencës për norma tatimore sa më të ulta midis vendeve të Ballkanit
Perëndimor faktet e investimeve të realizuara në vite na mëson se nuk është gjithmonë e
qartë që reduktimi i tatimeve është në gjendje si instrument i vetëm që të tërheqë IHD-të.

NORMAT TATIMORE PER TATIMIN MBI PAGAT DHE TATIMIN MBI FITIMIN, 2009 -2018 %
SHTETET 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 TATIMI
10 10 10 10 10 23 23 23 23 23 TAP
SHQIPËRI
10 10 10 10 10 15 15 15 15 15 TF
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TAP
KOSOVË
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TF
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TAP
BOSNJË-HERCEGOVINË
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TF
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TAP
BULLGARI
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TF
45 40 40 40 40 40 40 40 36 36 TAP
KROACI
20 20 20 20 20 20 20 20 20 18 TF
40 45 45 45 42 42 42 45 45 45 TAP
GREQI
25 24 20 20 26 26 29 29 29 29 TF
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TAP
MAQEDONI
10 10 10 10 10 10 10 10 10 10 TF
9 9 9 9 9 9 9 9 9 9 TAP
MALI I Zl
9 9 9 9 9 9 9 9 9 9 TF
16 16 16 16 16 16 16 16 16 10 TAP
RUMANI
16 16 16 16 16 16 16 16 16 16 TF
15 15 15 15 15 15 15 15 15 10 TAP
SERBI
10 10 10 10 15 15 15 15 15 15 TF
Burimi: KPMG, MF

Ndërkohë, vendet e Ballkanit pjesë e BE-së edhe pse kanë një barrë më të lartë të tatimit mbi
fitimin, fakti që kanë një infrastrukturë të zhvilluar mirë, shërbime publike dhe ambjent
mikpritës dhe tërheqës për biznesin, duke përfshirë edhe madhësinë e tregut, atëherë është
e kotë të kërkohet të konkurrohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm me norma
tatimore të ulëta, pa mos ofruar edhe avantazhe të ngjashme si ato të vendeve ballkanike
anëtare të BE-së.

Një barrë e ulët tatimore nuk mund të kompensojë një mjedis përgjithësisht të dobët ose jo
tërheqës për IHD-të. Tatimi është vetëm një element dhe nuk mund të kompensojë
infrastrukturën e dobët, qasjen e kufizuar në tregje ose elementë të tjerë të dobët që ndikojnë
tek investimet. Gjithashtu, ndërkohë që vëmendja shpesh përqendrohet në tatimin mbi të
ardhurat e korporatave, rëndësia e taksave të tjera duhet të njihet.

Një faktor tjetër është se sa miqësore është me biznesin administrata tatimore dhe doganore,
qendore dhe lokale. Nga anketimet dhe raportet e shumta të organizatave ne mbrojtje të të
drejtave të biznesit shihet si një konkluzion i përbashkët, se në ato vende të rajonit ku
investitorët gjejnë sigurinë, parashikueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe afatet kohore në
zbatimin e rregullave tatimore, si dhe një normë efektive tatimore, atëherë ai mjedis
konsiderohet si miqësor me biznesin.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
29
Mjedisi mikpritës fiskal duhet të ndikohet gjithashtu edhe nga nevoja që lind si detyrë për
politikën për të ndërmarrë masa kundër keqpërdorimit të sistemit fiskal nga skema agresive
tatimore ndërkombëtare, që shfrytëzojnë dallimet mes sistemeve.

Vendet e Ballkanit duhet që gjithashtu të shqyrtojnë trajtimin tatimor të IHD-ve jashtë vendit.
Disa vende sot ofrojnë një trajtim tatimor që lejon lehtësim nga tatimi në vendin e origjinës
që shkon shumë më larg se argumenti i vjetër në funksion të konkurrencës, i cili kërkon një
përjashtim tatimor të vendit të origjinës ose një shtyrje të të ardhurave të pashpërndara të
aktivitetit të huaj, duke favorizuar rritjen e tatimit për të ardhurat e krijuara jashtë vendit të
rezidencs fiskale.

Qeveritë ballkanike duhet të përpiqen të përmirësojnë mirëdashjen e biznesit nga


administrata tatimore, duke përmirësuar transparencën dhe sigurinë për një trajtim korrekt
tatimor. Duke parë vetëm përpara, kufijtë e konkurrencës tatimore mund të testohen më tej,
me ulje të mëtejshme të barrës së tatimeve korporative për investimet e huaja, por edhe duke
mos rënë pré e modës së uljes së taksave, kur shihen nga hartuesit e politikave si të
panevojshme për të tërhequr investime, për shkak të cilësive të papërmbushura për tërheqje
investimesh nga vendi pritës dhe mungesës së një kuptimi të kontekstit lokal për investime të
suksesshme të huaja.

Në analizën e ndikimit të normave të tatimit mbi fitimin te investimet, nëse shikojmë edhe
investimet që parashikohen në buxhet me
INVESTIMET PUBLIKE DHE PRIVATE, 2016 - 2018 (si % e PBB)
fonde të brendshme, si dhe ato me fonde
SHTETET 2016 2017 2018
SHQIPËRI 4 4.6 5.2 të huaja vërehet fakti se në 2016 dhe 2017
BOSNJË - HERCEGOVINË 3.8 3.9 5.5 realizimi më i lartë si % e PBB-së ka
MAQEDONI 2.8 3.7 3.2 ndodhur në Malin e Zi, që ka normën më të
KOSOVË 7.1 7.3 8.1
ulët tatimore.
MALI I ZI 12.2 12.1 10.6
SERBIA 3.1 3.3 3.7 Nga ana tjetër, Greqia që ka normën më të
RRITJA EKONOMIKE BALLKANI PERËNDIMOR 5.5 5.8 6.1
GREQI 5.7 5.2 4.8
lartë të tatimit mbi fitimin mban vendin e
RUMANI 2.5 2.5 1.9 tretë duke konkurruar me ekonominë
BULLGARI 4 3.5 5.9 konkuruese, ambjentin mikpritës dhe pa
KROACI -0.8 0.9 -0.6
paragjykime mbi investitorët si dhe një
RRITJA EKONOMIKE BALLKANI - BE 2.9 3.0 3.0
RRITJA EKONOMIKE BALLKANI 4.2 4.4 4.5 administratë më të kualifikuar se vendet e
Burimi: IMF tjera.
Ndërkohë, Kosova si një vend me nevoja për investime për të mbyllur hapësirat e mungesës
infrastrukturore ka një realizim në nivel të lartë në raport me PBB-në, edhe pse në vlerë
absolute investimet janë modeste krahasuar me peshën që zbatohet në Rumani, Greqi e
Kroaci.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
30
II.
Barra Tatimore në Shqipëri

Ashtu si barra tatimore e ekzagjeruar mund të pengojë rritjen, në Shqipëri mungesa e


strukturave tatimore është shkaku kryesor i qeverisjes së dobët dhe jo të përgjegjshme. Me
tatimin dhe kulturën për të paguar, publiku mund të mbajë të hapur dialogun social me
qeverinë që të japë llogari për vendimet e saj dhe nga ana tjetër taksapaguesit të mos ndihen
të lidhur me vullnetin e donatorëve. Për shkak se të ardhurat tatimore janë relativisht të
parashikueshme, qeveritë mund të planifikojnë përpara me siguri më të madhe.

Barra tatimore është një tregues që merr një kuptim të veçantë për Shqipërinë, nisur nga
konteksti ekonomik dhe social me variacione të vazhdueshme, si dhe nga mungesa e
stabilitetit të sistemit fiskal dhe social.

Në këtë kontekst, ky teskt do t’i përgjigjet pyetjes kryesore, se cili qark paguan më shumë apo
më pak tatime në buxhetin shqiptar14. Paraprakisht do të prezantojmë ndikimet e faktorëve
që e bëjnë vlerësimin të mundshëm.

Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e shtrirjes se efektit
buxhetor të qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj). Nga ana tjetër nuk është as matja e gjithë
detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai realizon brenda një viti (pagesa për
institucione jofiskale).

Përpara se të trajtohet niveli i barrës tatimore sipas rajoneve (qarkut) të Shqipërisë do të


shikohen elementët përbërës që përfaqësojnë këtë barrë në buxhetin e shtetit.

Të ardhurat tatimore në buxhetin e vitit 2017 zënë 92.6% të gjithë totalit të të ardhurave
ne % buxhetore duke u rritur në strukturë me 1.7 pikë
Struktura te ardhurave buxhetore 2015 2016 2017 përqind më shumë. Ndërkaq të ardhurat
jotatimore zënë 4.8% të totalit të të ardhurave
Ndihmat 3.0 3.1 2.6
të buxhetit, me një ulje në strukturë prej 1.1 pikë
Tatimore 89.7 90.9 92.3
përqind. Pjesën tjetër të të ardhurave të
Jotatimore 7.3 5.9 5.1 buxhetit e zënë ndihmat me 2.6% të totalit të të
Burimi: MF 100.0 100.0 100.0 ardhurave gjithsej.

14
e shprehur si përqindje e tatimeve dhe taksave e tarifave të paguara ndaj PBB-së

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
31
Të ardhurat tatimore, që janë pjesa kryesore e buxhetit kanë një rritje me 2 pikë përqind në
raport me PBB për periudhën 2014 – 2017 ( nga 23.9% e PBB-së kanë arritur në 25.9% e PBB-
së).

Struktura të ardhurave tatimore Në strukturën e të ardhurave tatimore, tatimet


%
dhe doganat kanë një rënie të peshës së tyre në
Të ardhurat tatimore 2015 2016 2017
2017 me 1.1 pikë përqind krahasuar me 2016
Tatimet dhe Doganat 76.1 74.9 73.8 dhe 2.3 pikë përqind krahasuar me dy vite më
Pushteti Vendor 3.4 4.1 4.6 parë. Rritjen në peshë e ka marrë pushteti vendor
Sigurimi Shoqëror dhe Shëndetësor 20.5 21.0 21.6 me taksat që ka mbledhur me një rritje prej 0.5
Burimi: MF pikë përqind në 2017 dhe krahasuar me 2015
rritja është me 1.2 pikë përqind. Edhe
kontributet sociale kanë rritur peshën e tyre në strukturën e të ardhurave tatimore me 0.6
pikë përqind më tepër në 2017 e krahasuar me 2016 dhe me 1.1 pikë përqind më tepër
krahasuar me 2015. Kjo rritje e peshës së taksave të mbeldhura prej pushtetit vendor është
edhe një administrim më korrekt dhe efektiv i ligjit për taksat vendore, por edhe një rritje e
instrumentave nxitës të përdorur për biznesin e vogël të shoqëruara edhe me rritje të tarifave
vendore dhe taksave për disa kategori kryesisht në zonat urbane. Ndërkohë, lufta ndaj
informalitetit ka dhënë ndikimin e vet më të dukshëm në rritjen e kontribuuesve në skemën
e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore duke ndikuar edhe në rritjen e të ardhurave të
mbledhura.

Të ardhurat tatimore ndaj PBB Barra tatimore që vjen si rezultat i veprimeve të


Të ardhurat tatimore 2015 2016 2017
administratës tatimore qendrore dhe doganore
përbëjnë pjesën kryesore të barrës tatimore si
Tatimet dhe Doganat 18.2% 18.7% 18.9%
raport ndaj PBB-së. Respektivisht për 2015, 2016
Pushteti Vendor 0.9% 1.0% 1.3%
dhe 2017 barra tatimore për vetëm tatimet dhe
Sigurimi Shoqëror dhe Shëndetësor 5.0% 5.2% 5.7%
taksat që administrohen nga tatimet dhe
Burimi: MF
doganat ka një peshë sa 18.2% dhe 18,7% dhe
18.9% e PBB-së. Kjo rritje e peshës së të ardhurave tatimore dhe doganore me 0.2 pikë
përqind në 2017 është përcaktuar prej rritjes së peshës së TVSH-së, akcizës, taksave nacionale
dhe rritjes së tatimeve direkte. Barra tatimore, që vjen si kontribut nga administrimi tatimor
vendor (administratat tatimore të bashkive) në vitet 2015, 2016 dhe 2017 është respektivisht
sa 0.9%, 1% dhe 1.3% e PBB-së. Në vitin 2017, forcimi i administrimit të taksave vendore,
veçanërisht në Tiranë, si dhe ndikimi nga taksat që filluan të shfrytëzohen me kapacitet më të
lartë se më parë çoi në nivele performimi më të mirë me 0.2 pikë përqind më mirë në 2017
se viti i mëparshëm. Barra e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitet
2015, 2016 dhe 2017 mban një peshë në rritje në barrën tatimore me 0.5 pikë përqind në
2017 krahasuar me 2016, ku respektivisht pesha e saj specifike ndaj PBB-së sipas viteve më
lart është 5%, 5,2% dhe 5.7%.

Struktura e tatimeve % Struktura e tatimeve ka mbetur e pandryshuar


Tipi tatimit 2015 2016 2017 në vitin 2016 dhe 2017. Nisur nga pesha që
Tatime indirekte 65 65 65 mbajnë tatimet indirekte me 65% të peshës në
Tatime direkte 35 35 35 të ardhurat tatimore është treguesi i qartë se
Burimi: MF
barra tatimore kryesore mbartet nga
konsumatori shqiptar.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
32
Nga ana tjetër, kjo ndarje jo korrekte midis dy grupeve tatimore pasqyron nevojën e
ndryshimit të qasjes së politikës me synimin për zhvendosjen e barrës tatimore nga konsumi
te kapitali dhe puna, ku kryesisht duhet të jenë individët e pasur ata që duhet të mbajnë
peshën kryesore të barrës tatimore.

Në një renditje analitike, në tabelat më poshtë


PESHA SIPAS STRUKTURËS 2015 2016 2017
mund të shihet pesha sipas tipit të tatimit në
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 51.5% 50.9% 52.3%
raport me totalin e barrës. Në shikimin analitik
nga administrata tatimore 14.7% 15.5% 11.9%
të peshës së tatimeve kryesore strukturë, nga
nga administrata doganore 36.9% 35.4% 35.6%
krahasimi midis secilit tatim për vitet 2015 -
minus Rimbursimi TVSH 3.0% 3.2% 4.7%
2017, vërehet se pesha e TVSH ka një rritje në
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (Neto) 48.5% 47.6% 47.6%
2017 me 1.4 pikë përqind më tepër se 2015.
Tatimi mbi Fitimin 10% 11% 11%
Kjo rritje është ndikuar nga të ardhurat e TVSH
Akcizat 15% 15% 15% nga importet. Rritje të lehta në bazën tatimore
Tatimi mbi të Ardhurat Personale 11% 11% 11% ka patur edhe tatimi mbi fitimin, taksat
Taksa Nacionale dhe të tjera 13% 13% 13% nacionale, akcizat. Ndërsa është me rënie të
Taksa Doganore 2% 2% 2% lehtë tatimi mbi të ardhurat personale.
Burimi: MF
Të ardhurat e taksës së pasurisë që mbldhen
PESHA SIPAS ZERAVE 2015 2016 2017
prej pushtetit vendor kanë një ulje të bazës
Taksë mbi Pasurinë(ndertesat dhe trualli) 34% 31% 26%
tatimore me 5 pikë përqind. Taksa e biznesit të
Taksë mbi Biznesin e vogël 17% 4% 2%
vogël nuk egziston më prej vitit 2016. Ndërkohë,
Taksa Lokale 49% 65% 72%
gjithë taksat dhe tarifat e tjera lokale kanë një
Burimi: MF
zgjerim të bazës tatimore me 7 pikë përqind në
2017 krahasuar me 2016 dhe 23 pikë përqind krahasuar me 2015.

Këto treguesë vlejnë për transparencë në lidhje me peshën që mbajnë konsumatorët dhe
investitorët duke kuptuar se tendenca në rënie e peshës së tatimeve indirekte (presioni mbi
çmimet e konsumit) dhe tendenca në rritje e tatimeve direkte (ndikimi mbi fitimin korporativ
dhe të ardhurat personale) pasqyrojnë efektet e politikës fiskale të qeverisë, e cila synon një
rishpërdnarje të të ardhurave duke përfituar më tepër tatime nga fitimi mbi kapitalet.

2.1. Efekti i politikës fiskale dhe qasja e administrimit


Niveli aktual i barrës tatimore jo gjithmonë vjen nga normat e ulta, por në rastin e Ballkanit
ndikimi i normave të ulta përkthehet me një rrjedhojë direkte të një barre të ulët. Arsyeja
qëndron te niveli i informalitetit, korrupsioni dhe sistemi tatimor ende i paharmonizuar me
ekonominë dhe tregun. Por edhe lehtësirat fiskale dhe përjashtimet tatimore kanë një ndikim
deri në 3-4% të PBB-së në rajon duke ulur de facto barrën tatimore të secilit vend që i zbaton
këto politika lehtësuese dhe përjashtuese.

Rritja e peshës së barrës së tatimit mbi vlerën e punës (tatimi mbi të ardhurat personale) dhe
ndaj kapitalit (tatimi mbi fitimin) janë efekti që ka prurë tatimi progresiv dhe lehtësimi në
tërësi i pagave për punëtorët e pakualifikuar dhe me paga të ulëta, të cilat kanë ndikim si në
rritjen e bazës së tatimit, po ashtu edhe në rritjen e fitimit nga bizneset.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
33
Në vitin 2017, si viti i tretë i zbatimit të ligjit të ri të TVSH-së ka qenë një periudhë e
konsolidimit për këtë tatim që mban 35% të të ardhurave tatimore të buxhetit. Edhe në
Kosovë nisur nga fakti se ligji i TVSH pësoi ndryshim të normës dhe një shkallëzim për mallrat
bazë tashmë shikohen efektet në rritjen e të ardhurave nga ky tatim, si dhe një formalizim i
ekonomisë dhe përmirësim i produktivitetit të TVSH-së.

Viti 2017 wshte viti e tretë fiskal i zbatimit të politikës fiskale të progresivitetit të normave
tatimore15 në Shqipëri në lidhje me tatimin e kapitaleve dhe të punës. Nisur nga rezultatet e
mbledhjes sw tatimit mbi tw ardhurat personale arrijmë të krahasojmë efektet e tij në
performancën buxhetore duke kuptuar edhe diferencat që vijojnw tw jenë midis politikës dhe
administrimit fiskal.

Efekti i ndryshimeve ligjore në vendet e Ballkanit ka patur një efekt më të dobët te taksimi,
në raport me rritjen e nivelit nominal të të ardhurave.
Më shumë punë duhet të bëhet për të shqyrtuar efektin e ndryshimeve të prejardhira nga
politika tatimore në Ballkan. Më shumë duhet që të përshtatet barra tatimore me zhvillimin
ekonomik të secilit vend si dhe atë rajonale duke përshtatur politikën në mënyrën më të
natyrshme me objektivat ekonomikë.

Një nivel i lartë i barrës tatimore do të justifikohej vetëm për ato vende me nivel të lartë
teknologjie, produktivitet të lartë të punës dhe një kulturë të zhvilluar për pagimin vullnetar
të taksave.

Në vendet e Ballkanit me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik, ku të ardhurat për frymë janë
ndër nivelet e ulta ose mesatare të nivelit europian të të ardhurave për frymë, ngadalësimi i
rritjes së barrës tatimore ka efekt negativ në rritjen e PBB-së. Ulja e barrës tatimore do të
rezultonte në uljen e PBB-së, pasi nxitja që japin taksat për ekonomitë e vendeve ballkanike
konsiderohet se kanë ende një efekt formatues në veprimet e administratës tatimore.

Ofertat populiste të politikanëve ballkanikë për ulje të normave tatimore duke deklaruar se
bëhet për qëllime të rritjes së ekonomisë dhe nxitjes së investimeve duke nxitur po ashtu
edhe punësimin, kursimin dhe rritjen e mirëqenies (të ardhurave për frymë) kanë rezultuar
në realietin ekonomik dhe social si jo të vërteta dhe me efekt të dobët në funksion të
objektivave të shpallura. Këto oferta politike pa bazë dhe mbështetje në realitetin ekonomik
të vendeve ballkanike kanë krijuar efekte që kanë pakësuar produktivitetin ekonomik dhe
investime kapitale duke minuar besimin e investitorëve për investime të reja. Në këtë mnëyrë,
uljet e normave tatimore, të konceptuar si të palidhura me politikat dhe reformat e tjera të
ndërmarra apo të filluara nga qeveritë kanë ndikuar përgjithësisht në rritjen e deficiteve
buxhetore.

Edhe pse rritja e barrës tatimore duket si rruga më e lehtë për ngushtimin e deficitit buxhetor,
faktikisht nuk është e vërtetë. Duke konsideruar karakteristikat rajonale dhe objektivat
specifike të secilit vend është mëse e natyrshme aplikimi i skemave tatimore të diferencuara

15
Niveli i sheshtë mbi tatimin e fitimit dhe tatimit mbi të ardhurat personale u zëvendësua ne 2014 me tatimin
progresiv.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
34
midis vendeve, si dhe normave të tatim fitimit dhe tatimit mbi kapitalin, si dhe objektivave
buxhetore.

Ndërkohë, ne gjykojmë se fokusi për 2018 duhet të jetë më i madh te Segmenti i individëve me të
ardhura të cilat i përkasin kategorisë së mesme në Shqipëri.

Kjo kategori është më e rënduara nga tatimet dhe taksat në vitet e fundit. Është koha, që ulja e
taksave të lirojë familjen me të ardhura të mesme nga kjo barrë e rëndë. Punonjësit e kualifikuar
ose punonjësit e paguar mirë duhet të paguajnë normën më të lartë tatimore pa marrë realisht
pagesat e larta. Shkalla më e lartë e tatimit është tashmë e në zbatim, nëse të ardhurat e një individi
arrijnë 1.8 herë më lart se të ardhurat mesatare.

Për të realizuar lehtësime të konsiderueshme tatimore, norma më e lartë e taksave duhet të jetë
vetëm për të ardhurat e tatueshme mbi nivelet që vërtet konsiderohen si të ardhura përtej raportit
paga e lartë/ pagë mesatare me 1.8 herë . Për më tepër, ne mendojmë se tatimi mbi të ardhurat
nevojitet që pragu i pagës së patatuar prej 30.000 lekë të hiqet dhe të gjenden forma të tjera
kompensuese për vlerën e tatimit që mund të mbahet për pagat e nivelit nën 30.000 lekë.

E keqja e politikave fiskale është mostrajtimi njëkohësisht i barrës tatimore me balancën


makroekonomike dhe punësimin. Nga ky nënvleftësim i njërit element në dëm të tjetrit
harrohet faktori më i madh që duhet të konsiderojë një qeverisje e aftë: shprehjen e qartë të
vullnetit për ti dhënë të njëjtin prioritet, si fuqizimit të buxhetit, po ashtu edhe fitimeve dhe
kursimeve të biznesit dhe individëve.

Nëse të ardhurat e buxhetit do të planifikohen të rriten bashkë me investime private (të huaja
dhe vendase) në të njëtën kohë, atëherë presioni buxhetor do të jetë më pak i ndjeshëm dhe
në anën tjetër investitorët do të ndihen më të relaksuar lidhur me kthimin e investimeve të
tyre.

2.2. Të ardhurat tatimore rajonale në Shqipëri ndaj PBB-së


Raporti që kanë taksat e paguara të një vendi apo njësie territoriale brenda tij në raport me
PBB-në e vendit është një tregues që vlen për të parë se sa është kontributi real dhe për të
parë nga ana tjetër kthimn mbrapsht të këtyre pagesave në formën e shpenzimeve që bëhet
nga buxheti.

Në grafik, është prezantuar llogaritja e të ardhurave tatimore, që mblidhen nga administrata


qendrore dhe vendore tatimore, doganat, institutet për kontributet sociale prezantohet
pesha e të ardhurave që ka arkëtuar dhe kontribuar në buxhet secili qark dhe Bashkia e
Sarandës në Shqipëri në raport me PBB-në rajonale në vitin 2016 dhe 2017.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
35
Barra Tatimore Rajonale (% e PBB), 2016 - 2017
35.0

30.0
30.2
25.0
25.9 25.6
20.0 21.6 20.7
19.3 19.0 18.9
15.0 17.7 2017
16.5
13.7 13.2 13.2 2016
10.0

5.0

0.0

Rajoni i Tiranës dhe Vlorës kanë një rënie të barrës tatimore në vitin 2017 me 2.4 pikë përqind
dhe 0.9 pikë përqind. Ndërkohë, rajonet e Kukësit, Dibrës, Korçës, Beratit, Shkodrës, Elbasanit
dhe Lezhës si dhe Bashkia e Sarandës kanë rritur peshën e të ardhurave tatimore të
mbledhura duke ndikuar në rritjen e barrës tatimore nga 2.3 pikë përqind në Lezhë deri në
9.3 pikë përqind në Sarandë.

Pesha e barrës tatimore rajonale (tatimet dhe taksat qendrore dhe vendore) ndaj prodhimit të brendshëm,
përfshin llogaritjen e tatimeve të paguara në buxhetin e shtetit nga secili qark ndaj PBB-së së vendit. Në këtë
kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit për llogari të administratës tatimore
qendrore (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), si dhe administratat tatimore vendore (Bashkitë dhe njësitë).

Pesha të Ardhurave Tatimore Rajonale (% PBB), 2017


Saranda 0.5%
Kukës 0.4%
Gjirokastër 0.6%
Dibër 0.7%
Lezhë 0.8%
Berat 0.8%
Shkodër 1.3%
Korçë 1.3%
Vlorë 1.4%
Elbasan 1.5%
Durrës 2.7%
Fier 2.4%
Tiranë 11.6%
0.0% 2.0% 4.0% 6.0% 8.0% 10.0% 12.0% 14.0%

Barra tatimore për gjithë qarqet në vitin 2017 peshon sa 25.9% e PBB-së. Peshën kryesore e
mban qarku Tiranës me një barrë tatimore që është sa 11.6% e PBB-së sw vendit, e ndjekur
nga Durrësi dhe Fieri me një peshë respektive sa 2.7% dhe 2.4% e PBB-së. Më shumë se gjysma
e barrës tatimore që është derdhur në formën e taksave dhe tatimeve në buxhet nga
administrata tatimore dhe doganore i përket zonës së Tiranës dhe Durrësit.
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
36
Nga analiza e renditjes së peshës së të ardhurave në PBB me peshën e banorëve ndaj
popullsisë së vendit shikohet, se përveç tre qarqeve më të mëdhenj të pozicionuar në tre
vendet e para, gjithë qarqet e tjera kanë një peshë të ardhurash më të vogël se pesha e
banorëve. Kjo mospërputhje spjegohet, me përqëndrimin e konsumit dhe industrisë e tregtisë
me shumicë në këto qarqe të mëdha.

Nga ana tjetër, një administrim fiskal lokal më i mirë duhet të justifikojë ngushtimin e
diferencave midis konsumit dhe shpërndarjes së popullsisë dhe bizneseve në qark.

Ndryshimet ligjore të fundvitit 2015 në sistemin fiskal, nga njëra anë synuan të lehtësonin
biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit dhe nga ana tjetër, tentuan të normalizojnë situatën
në shumë sektorë të ekonomisë lokale. Këto ndryshime, njëkohësisht, rritën të ardhurat në
disa bashki kryesore, p.sh. Bashkia Tiranë, duke bërë të mundur ofrimin e më shumë
shërbimeve me një cilësi më të lartë.

Në politikat fiskale lehtësuese në drejtim të barrës së taksave lokale ishte “Tatimi i thjeshtuar
mbi fitimin” për biznesin e vogël, i cili u shfuqizua, duke lehtësuar kështu biznesin e vogël dhe
sidomos të vetëpunësuarit. Kështu, biznesi me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë
pagoi zero taksa mbi qarkullimin. Ndërsa biznesi me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milionë
lek pagoi 5% të fitimit të tatueshëm.

Më shumë se gjysma e të ardhurave në të gjitha qarqet mblidhen nga bashkia kryesore e


qarkut.

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme, për shtëpitë e banimit, mbeti në mëtë shumtën e bashkive
në të njëjtin nivel si më parë, me përjashtimin të disa bashkive që aplikuan ulje të saj. Për herë
të parë në vitin 2016 u vendos një taksë e re mbi truallin, e cila edhe pse teorikisht
konsiderohet një barrë e shtuar, në fakt ajo ka filluar të aplikohet në vlera shumë të ulëta, ku
p.sh. individët në Tiranë paguajnë vetëm 0.56 lek/m2 në vit ndërsa bizneset vetëm 20 lekë/m2
në vit.

Edhe pse ne vitin 2016 hyri per here te pare për Bashkitë e reja e planifikuar si takse trualli
per qellime “bisnesi” dhe takse trualli per qellime “banimi” ndikimi i saj nuk ishte me shume
se 0.12% e PBB për vitin 201716.

Pesha specifike që zënë qarqet e vendit, ka specifikat që përfshijnë numrin e tatimpaguesve


që mbajnë barrën tatimore, karakteristikat industriale, përbërjet gjinore, strukturën e
popullsisë, arsimimin, burimet natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasuritë individuale të
trashëguara dhe aktivet e krijuara në mbi dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe
investimeve me fonde publike dhe private duke përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal.

Këto raporte orientojnë edhe shpërndarjen e segmentimit të tatimpaguesve, sipas madhësisë


që ata kanë (mikro, të vegjël, të mesëm, apo të mëdhenj). Nga të dhënat e raporteve, mund
të shihet se barra tatimore në rajone mbahet në nivelin sasior nga baza e tatimpaguesve

16
Lista e plotë e taksave vendore gjendet te Shtojca.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
37
rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro (vetëpunësimet) dhe të vegjël, se sa
nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve të mesme dhe
të mëdhenj.

Një faktor ndikues lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum, të cilat
kanë një prirje të konsumohen jashtë zonës ku krijohen apo prodhohen drejt eksportit apo në
zonat me dendësi popullsie.

Shembull kuptimplotë është rasti i zonave ku nxirren pasuritë natyrore nëntokësore.


Zhvendosja e tyre drejt eksportit apo zonave me popullsi të dendur urbane bën në të njëjtën
kohë edhe zhvendosje të barrës nga njëra zonë e qarkut në tjetrën. Nga ana tjetër, barra
tatimore që mbajnë jorezidentët, edhe pse ka një peshë specifike jo më shumë se 4% në
totalin e barrës tatimore ka një ndikim në zonat ku ata janë vendosur dhe krijojnë të ardhura
brenda territorit të Shqipërisë.

Kutia 1. Llogaritja e barrës tatimore për qarqet

Llogaritja
Barra tatimore për qarqet e vendit është bazuar mbi të dhënat mbi bazë qarku. Në të ardhurat që llogariten si
barrë tatimore përfshihen detyrimet e paguara nga biznesi i regjistruar në drejtoritë rajonale tatimore, si dhe
për ato pagesa të taksave dhe tarifave vendore që bëjnë pjesë në të ardhurat tatimore, sipas përfshirjes që bëhet
në buletinet fiskale.

Të dhënat statistikore janë marrë nga buletini informativ i Instat, nga të dhëna të tjera të publikuara nga
administratat tatimore, doganore dhe vendimet e raportet vjetore të miratuara nga pushteti lokal, të kryqëzuara
me të dhënat e publikimeve të Fondit Monetar, Bankës Botërore, si dhe të studimeve të kryera për Shqipërinë
nga projekte vendore, të cilat kanë shërbyer si referencë për llogaritjen e barrës tatimore dhe treguesve të tjerë
krahasuesë.

Për llogaritjen e prodhimit të brendshëm të qarkut për vitin 2016 janë vlerësuar nga ekspertët tanë edhe botimi
i Institutit të Statistikave si dhe tendenca rajonale e strukturës së prodhimit të brendshëm në tre vitet e
mëparshme ndaj mesatares.

Për llogaritjen e detyrimeve doganore janë llogaritur arkëtimet e degëve doganore dhe alokimi sipas mallrave
dhe pikave të hyrjes së tyre kryqëzuar me konsumin dhe aktivitetet në qark.

Ndërsa tatimet e paguara nga shoqëritë më të mëdha janë llogaritur si një barrë tatimore që i përket Tiranës
dhe vendodhjes së tyre në disa nga qarqet ku kanë vendodhjet e tyre të biznesit në qytete kryesore si: Durrës,
Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër. Pas përcaktimit të tatimeve të paguara sipas qareve është bërë
raporti me prodhimin e brendshëm sipas qarkut përkatës duke rezultuar në raportet e paraqitura në analizë.

Parashikimi i të ardhurave për bashkitë ashtu si për Bashkinë e Tiranës është mbështetur kryesisht në llogaritjet
e kapacitetit të taksave e tarifave, informacion i përfituar nga programi i taksave vendore, në ecurinë e realizimit
të tyre në vite si dhe politikat e përcaktuara për periudhën në vijim, duke u mbështetur në aktet ligjore për to.

Në këtë përllogaritje gabimi shkon deri në ± 3%.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
38
2.3. Qarqet me barrën tatimore më të ulët

Viti 2017 karakterizohet nga një ngjeshje të rajoneve duke performuar më mirë qarqet që
kanë patur barrë të ulët në vitin 2016. Megjithë rritjen e barrës tatimore në 2017 krahasuar
me 2016, renditja sipas pozicioneve vjen si efekt i konkurencës së fortë rajonale për mbledhje
të taksave vendore dhe atyre qendrore. Qarqet me barrë tatimore të ulët janë konsideruar
ata që janë më poshtë se mesatarja e barrës tatimore në 2017 (23.6%).

Tab.7
Barra tatimore më e ulët vijon të jetë edhe në
BARRA TATIMORE NDAJ PBB RAJONALE, 2016 - 2017 %

RENDITJA
2017 është në qarkun e Kukësit me një tregues
BARRA TATIMORE SIPAS PBB RAJONALE
Qarku
të barrës në nivelin 20.9% dhe poshtë
2017 2016
1 Tiranë 27.8 29.4
2 Durrës mesatares së barrës tatimore të vendit. Për vitin
26.1 23.9
3 Vlorë 2017 ka rritje të saj me 6.8 % krahasuar me
25.0 26.2
4 Gjirokastër 2016. Ky nivel i barrës së këtij qarku, që rezulton
24.5 20.6
5 Korçë 24.2 21.7
6 Shkodër sipas raportit të tatimeve të paguara në vitin
24.0 19.0
7 Lezhë 2017 me prodhimin e brendshëm të qarkut të
23.9 21.0
8 Berat 22.9 17.2
9 Saranda
vitit 2017 është rrjedhojë e forcimit të
22.5 n/a
10 Elbasan mbledhjes së tatimeve dhe taksave, kryesisht
22.4 21.3
11 Dibër për tatimet e konsumit, por edhe për taksat e
21.4 14.3
12 Fier 21.0 20.2
13 Kukës
pushtetit vendor. Peshën specifike të të
20.9 14.1
Burimi: INSTAT, MF, Pushteti Vendor ardhurave në qark e ka rritur volumi i të
ardhurave doganore. Megjithatë, përsëri Kukësi
rezulton me barrën tatimore më të ulët në Shqipëri në 2017.

Qarku i Fierit, i cili në vitin e mëparshëm ishte në vendin e 8-të me një barrë tatimore sa 20.2%
e PBB-së rajonale, në vitin 2017 ka shkuar në një pozicionim me katër vende më poshtë edhe
pse ka rritje të lehtë të mbledhjes së tatimeve me 0.9% të PBB-së rajonale. Fieri, si një qark
me një vlerë të shtuar dhe peshë në ekonominë e vendit me të paktën 12.5% të PBB-së ka një
nivel të barrës tatimore të ulët dhe poshtë kapaciteteve fiskale të mundshme. Kjo situatë
është tregues i pagimit të taksave sa në mënyrë vullnetare, po aq edhe nga rritja e
performancës së administrimit fiskal në nivele ende të ulta.

Qarku i Dibrës është ngjitur 1 pozicion më lart në krahasim me një vit më përpara për shkak
të një barre më të lartë tatimore me 7.1 % më tepër.

Qarku i Elbasanit ka zbritur 5 vende më poshtë për arsye të një performance më të dobët se
qarqet me kushte dhe ambjent ekonomik të ngjashëm me të. Në vitin 2017 ka një rritje të
barrës tatimore me 1.1% të PBB-së.

Qyteti i Sarandës, për specifikën e një qyteti të madh të rivierës turistike bregdetare është
futur në llogaritjen dhe renditjen sipas barrës edhe pse nuk përfaqëson qark, por vetëm një
Bashki. Me hyrjen e parë në këtë listë, Saranda mban në 2017 pozicionin e 9-të duke u renditur
si qytet me barrë të ulët tatimore.

Qarku i Beratit, megjithë spostimin me dy vende më lart në krahasim me vitin e kaluar përsëri
ka ruajtur një barrë tatimore më poshtë se barra tatimore mesatare.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
39
2.4. Qarqet me barrën tatimore më të lartë
Barra tatimore më e lartë vijon edhe për vitin 2017 në qarkun e Tiranës me 27,8% të PBB-së
edhe pse me një rënie 1.6% të PBB-së krahasuar me 2016. Treguesi i një barre më të lehtësuar
tregon për një shpërndarje më të mirë të bizneseve edhe në qarqe të tjera të vendit, si pasojë
e investimeve në energji dhe naftë. Ndërkohë, të ardhurat e pushtetit vendor të Tiranës janë
deri në 9 herë më të larta se qyteti i dytë me të ardhura vendore të larta, Durrësi.

Tab.7 BARRA TATIMORE NDAJ PBB RAJONALE, 2016 - 2017 % Qarku i Durrësit, mban vendin e dytë për
BARRA TATIMORE SIPAS PBB RAJONALE
RENDITJA Qarku barrën më të lartë me një peshë sa 26.1% e
2017 2016
1 Tiranë 27.8 29.4 PBB-së rajonale. Në krahasim me 2016 ka një
2 Durrës 26.1 23.9 rritje të peshës së barrës tatimore me 2.2 % të
3 Vlorë 25.0 26.2 PBB-së. Ndikimi nga shërbimet detare, si dhe
4 Gjirokastër 24.5 20.6
aktiviteti vjetor turistik, përveç vlerës së shtuar
5 Korçë 24.2 21.7
6 Shkodër 24.0 19.0 nga transporti rrugor dhe shoqëri prodhimi
7 Lezhë 23.9 21.0 rezidente në Durrës i japin këtij qarku një
8 Berat 22.9 17.2 rëndësi të madhe përsa lidhet me të ardhmen
9 Saranda 22.5 n/a
e shpërndarjes së barrës tatimore.
10 Elbasan 22.4 21.3
11 Dibër 21.4 14.3
12 Fier 21.0 Qarku i Vlorës (pa Sarandën), për vitin 2017
20.2
13 Kukës 20.9 mban vendin e tretë për nivelin e lartë të
14.1
Burimi: INSTAT, MF, Pushteti Vendor
barrës tatimore në rapoprt me PBB-në rajonale
edhe pse ka rënie të peshës së saj krahasuar me 2016 me 1.2% të PBB-së. Vlora ka ulje në
rednitje në krahasim me vitin 2016 duke treguar se ka nevojë për një rritje të performancës
tatimore për të ruajtur standartin e arritur në nivelin e shpërndarjes së barrës tatimore mbi
bizneset. Nga ana tjetër porti i Vlorës ka ulur volumin e qarkullimeve dhe përpunimeve të
anijeve.

Gjirokastra, si një qark që ka një ndikim në sektorin e tregtisë kombëtare për shkak se mbetet
një portë e rëndësishme e importeve të jugut të vendit nga Greqia që mbetet një shtet partner
i rëndësishëm për ekonominë shqiptare ka patur një rritje të barrës tatimore me 3.9 % të PBB-
së më tepër. Rritja e nivelit të barrës ka ardhur për arsye të rritjes së pagesave të tatimeve
për taksat kryesore të TVSH dhe tatim-fitimit. Për këtë arsye ka një rritje në pozicionim me
tre vende më lart se viti i kaluar.

Qarku i Korçës në vitin 2017 ka humbur një vend nga renditja e dy viteve të kaluar duke patur
një pozicion më pak për shkak të barrës tatimore së qarqeve shumë afër me njeri tjetrin edhe
pse barra tatimore në 2017 është 2.5% e PBB-së më lart se viti i kaluar.

Qarku i Shkodrës këtë vit qëndron me një barrë tatimore më lart se mesatarja e barrës
tatimore të vendit. Shkodra është ngritur tre pozicione më lart duke u renditur në vendin e
gjashtë për nivelin e barrës tatimore të lartë në vend. Shkodra ka një performancë të
mbeldhjes në rritje me të paktën 5% të PBB-së më lart se viti i kaluar.

Qarku i Lezhës është në vitin 2017 për barrën tatimore që mbart në vendin e shtatë, pasi
është 0.3% të PBB-së më lart se barra tatimore mesatare e vendit për 2017. Vitin e kaluar

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
40
Qarku i Lezhës ishte një pozicion më lart. Megjithatë, mbledhja e tatimeve dhe taksave
qendrore dhe vendore ka një rritje me 2.9% të PBB-së.

Të 7 qarqet që gjenden në fillim të tabelës 7, si dhe bashkitë që përfshihen brenda tyre


konsiderohen me barrë tatimore më të lartë në vend, kurse Tirana dhe Durrësi mbartin një
barrë tatimore që qendron mbi nivelin kombëtar të barrës tatimore.

Në këto qarqe edhe pse nuk ka patur politika tatimore specifike, shihet se administrimi i
tatimeve nevojitet të mbajë një vëmendje të veçantë për rritjen e bazës për secilin nga
tatimet, por edhe cilësinë e vlerësimeve tatimore dhe nivelin e kontrollit ndaj evazionit
tatimor. Formalizimi i ekonomisë dhe ulja e nivelit të evazionit për të gjithë këto qarqe është
një problem ende i padresuar ashtu si nevojitet.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
41
III.
Barra Tatimore në Kosovë
3.1. Të ardhurat tatimore regjionale ndaj PBB-së në
Kosovë
Në Kosovë barra tatimore ka ardhur në rritje nga viti në vit. Barra tatimore e Kosovës, që
peshon sa 26.2% e PBB-së kombëtare të vitit 2017. Barra tatimore është ulur lehtë me 0.1%
të PBB-së kur e krahasojmë me vitin 2016. Peshën kryesore e mban Regjioni i Prishtinës me
një barrë tatimore që është sa 9.4% e PBB-së e Kosovës dhe me një ulje të peshës me 1% të
PBB-së. Regjioni i dytë me barrën më të lartë në PBB është Prizreni me një barrë sa 4.5% e
PBB-së. Gjithë regjionet e tjera kanë një peshë poshtë nivelit mesatar të barrës regjionale.
Më shumë se gjysma e barrës tatimore që është derdhur në formën e taksave dhe tatimeve
në buxhet nga administrata tatimore dhe doganore kosovare i përket Prishtinës, Ferizaj dhe
Prizrenit.
Tab.8 BARRA TATIMORE NDAJ PBB, 2016 - 2017 %
Regjioni i Ferizaj mban vendin e katwrt, ku
BARRA TATIMORE (% PBB)
RENDITJA Regjioni pesha e taksave dhe tatimeve është sa 3.4% e
2017 2016
PBB-së së kosovës. Në vend të katërt renditet
1 Prishtinë 9.4% 5.5%
2 Ferizaj 3.4% 4.1%
regjioni i Gjakovës me 2.8% të PBB-së dhe më
3 Gjilan 2.7% 0.7% tej vijon regjioni i Gjilanit, i cili është i ngarkuar
4 Pejë 2.3% 2.6% me një barrë sa 2.7% e PBB-së. Në regjionin e
5 Gjakovë 2.8% 2.3% pejës barra tatimore peshon sa 2.3% e PBB-së.
6 Prizren 4.5% 3.4% Vendin e fundit e mban regjioni i Mitrovicës
7 Mitrovicë 1.7% 2.9% me një barrë tatimore sa 1.7% e PBB-së.
Burimi: ASK, MF, Raporte nga Komunat
Nga analiza e renditjes së peshës së të
ardhurave në PBB me peshën e banorëve ndaj popullsisë së vendit shikohet, se përveç tre
qyteteve më të mëdhenj të Kosovës, të pozicionuar në tre vendet e para, të gjithë zonat e
tjera kanë një peshë të ardhurash më të vogël se pesha e banorëve. Kjo mospërputhje ashtu
si edhe në rastin e Shqipërisë spjegohet me përqëndrimin e konsumit dhe industrisë e tregtisë
me shumicë në këto qarqe.

Nga ana tjetër, edhe në Kosovë janë shfaqur vit pas viti probleme me performancën e
administrimit fiskal. Treguesi më i plotë është rënia e efekteve të arkëtimeve nga TVSH, pas
shkallëzimit të saj, si dhe rritjes me 2% për vitin 2016. Edhe pse pati këtë rritje në normën e
TVSH nuk pati një administrim që të tregonte se kjo vlerë e shtuar duhet të shkonte direkt në
buxhet, në mënyrë vullnetare.

Një faktor ndikues gjithashtu edhe në Kosovë lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe
shërbimeve për konsum, të cilat kanë një prirje të konsumohen jashtë zonës ku krijohen apo

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
42
prodhohen drejt eksportit apo në zonat me dendësi popullsie. Por, problemi që ende nuk po
kufizohet është evazioni, i cili vjen nga një ekonomi informale e rritur. Përqindja më e lartë e
shërbimeve të pataksuara është një ndër problemet më të mprehta dhe masive për tregun
kosovar.

Lufta ndaj evazionit fiskal, duhet të jetë fokusi kryesor i politikave fiskale, si pjesa e munguar
që të mos jetë vetëm një mënyrë për të rritur të hyrat e qeverisë, por gjithashtu të
shndërrohet në një mënyrë për të rritur barazinë e sistemit tatimor për tatimpaguesit. Kjo
luftë do të diktojë edhe një transparencë më të plotë dhe një nevojë për të përmirësuar
besueshmërinë e sistemit tatimor te qytetarët dhe bizneset.

3.2. Regjionet me barrën tatimore më të ulët


Sipas raportit të tatimeve të paguara në vitin 2017 me prodhimin e brendshëm të regjionit
për vitin 2017, barra tatimore më e ulët është në regjionin e Mitrovicës duke zbritur në 2017
tre pozicione më poshtë nga pozicioni që mbante në 2016 (vendi 4). Në këtë regjion barra
tatimore është jo më shumë se 24.8% e PBB-së respektive regjionale. Ky regjion, nisur edhe
nga mungesa e një stabiliteti social dhe mosfunksionim me kapacitet të plotë të administrimit
fiskal është kthyer edhe në një zonë që po kthehet në strehën e evazionistëve dhe
kontrabandistëve fiskalë.

Tab.8 BARRA TATIMORE NDAJ PBB REGJIONALE, 2016 - 2017 Edhe pse
% barra tatimore midis regjioneve ka
BARRA TATIMORE (% PBB) diferenca shumë të vogla, në vend të gjashtë
RENDITJA Regjioni
2017 2016 për barrën tatimore të ulët është Prizreni me
1 Prishtinë 28.3 22.6 25.1% të PBB-së regjionale, i cili në vitin 2016
2 Ferizaj 28.0 17.5 mbante pozicionin e vendit të tretë. Në
3 Gjilan 26.9 11.3 regjionet që mbajnë barrën më të ulët është
4 Pejë 25.5 11.2 Gjakova (25.4% të PBB-së regjionale), e cila
5 Gjakovë 25.4 10.5 ka një mbizotërim të biznesit të vogël dhe atij
6 Prizren 25.1 14.5 mikro duke krijuar vështirësi për të paguar
7 Mitrovicë 24.8 12.3 tatimet sipas ligjit në mënyrë vullnetare, por
Burimi: ASK, MF, Raporte nga Komunat edhe për shkak të mungesës së kulturës
fiskale për pagimin e taksave.

Regjioni i Pejës, i cili në vitin 2016 mbante pozicionin e gjashtë, tashmë në vitin 2017 është
ngjitur dy pozicione duke mbajtur një barrë tatimore sa 25.5% e PBB-së regjionale.
Megjithatë, edhe pse barra është rritur, ajo konsiderohet si më e ulët se mesatarja e barrës
tatimore të Kosovës.

Arsyet e një barre tatimore të ulët gjenden më së shumti te kufizime të biznesit në këto zona,
por edhe në një performancë që lidhet me probleme në administrimin në terren. Nga ana
tjetër, informaliteti dhe korrupsioni kanë dhën një ndikim në mbajtjen e barrës tatimore të
paekspozuar dhe jotransparente për buxhetin.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
43
3.3. Regjionet me barrën tatimore më të lartë
Barra tatimore më e lartë, në Kosovë është në regjionin e Prishtinës, që mban një barrë me
të paktën 22.6% të PBB rajonale. Edhe për vetë strukturën e administrimit tatimor të Kosvës
kjo barrë është më elartë për shkak të përqëndrimit të aktiviteteve private dhe publike
përreth këtij regjioni.

Edhe regjioni i Ferizaj, i cili gjendet në kufi me Maqedoninë mban një barrë tatimore që
renditet në vendin e dytë në Kosovë me 17.5% të PBB-së regjionale. Regjioni i Prizrenit, që
për nga rëndësia e ekonomisë kosovare mban një peshë me më shumë se 22% ka gjithashtu
edhe një barrë tatimore që renditet në vend të tretë me 14.5% të PBB-së.

Tab.8 BARRA TATIMORE NDAJ PBB REGJIONALE, 2016 - 2017 Të gjashtë


% regjionet dhe komunat, që
BARRA TATIMORE (% PBB) përfshihen brenda tyre konsiderohen me barrë
RENDITJA Regjioni
2017 2016 tatimore më të ulët se barra tatimore e
1 Prishtinë 28.3 22.6 qarqeve të Shqipërisë, por edhe nën nivelin
2 Ferizaj 28.0 17.5 kombëtar të barrës tatimore.
3 Gjilan 26.9 11.3
4 Pejë 25.5 11.2
Kështu nëse krahasojmë për nga ngjashmëria
5 Gjakovë 25.4 10.5
e pozicionit gjeografik dhe numri i popullsisë
6 Prizren 25.1 14.5
regjionin e Prishtinës me qarkun e Tiranës,
7 Mitrovicë 24.8 12.3
krahasimi midis tyre nxjerr një barrë tatimore
Burimi: ASK, MF, Raporte nga Komunat
për takspaguesit e Tiranës 6.8 pikë përqind më
të lartë. Po kështu edhe qarku u Kukësit që regjistron barrën më të ulët tatimore në Shqipëri
është 11.8 pikë përqind më e lartë se barra tatimore e regjionit të Gjakovës.

Edhe pse krahasimi nuk mund të quhet korrekt gjithsesi është me vlerë për të parë se si ka
ndikuar kjo barrë në zhvillimin ekonomik rajonal në të dy vendet, si dhe po ashtu a është
shtuar investimi i huaj nsiur nga fakti se barra është më e ulët në Kosovë sesa në Shqipëri.

Në fakt, ashtu si u komentua edhe më lart barra tatimore nuk është elementi i vetëm që
merret në konsideratë nga investitorët. Por gjithsesi një barrë e ulët tregon se zhvillimi i
kapaciteteve dhe teknologjia në përdorim janë ende në rrugën e tyre të forcimit dhe
depërtimit më të madh në ekonomi.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
44
IV
Liria Fiskale 2018
Indeksi i Lirisë Fiskale 2018
Metodologjia
Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të raportit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me produktin e
brendshëm bruto. Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe tatimeve, detyrimet doganore,
si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton shumëzohet me numrin
e diteve të vitit (për vitin 2016 viti përmban 366 ditë). Numri që rezulton llogaritet si ditë të muajve duke filluar
nga 1 Janari. Numri i ditëve të ndarë, sipas ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri në ditën që plotësohet sipas
muajit që i përkon. Ajo ditë që llogaritja ndalon konsiderohet si Dita e Lirisë Fiskale.

Kuptimi i kësaj dite lidhet me faktin se tatimpaguesit e vendit në këtë ditë kanë mbyllur llogaritë e pagimit të
detyrimeve tatimore dhe nga kjo ditë e vitit e në vijim ata punojnë për veten e tyre, pa i patur asnjë detyrim
tatimor shtetit.

Llogariteni Ditën e Lirisë Fiskale për qytetarin


Dita e Lirisë Fiskale përfaqëson popullin shqiptar në tërësi. Por, cila është Dita juaj e Lirisë Tatimore?

Ja një mënyrë e thjeshtë për ta llogaritur atë për çdo vit më parë.

Nëse ju do të keni të gjithë informacionin që ju nevojitet kur të paguani taksat tuaja llogaritja është një
konkluzion i thjeshtuar veprimesh. Së pari, shtoni detyrimet tuaja totale ndaj zyrës së tatim taksave qendrore
(per rastet kur jeni i regjistruar si aktivitet) si dhe taksat dhe tarifat vendore.

Në rastin e individit që nuk është i regjistruar në zyrën e tatimeve, por ka të ardhura nga burime të ndryshme
duhen përfshirë në këtë llogaritje gjithë tatimet dhe taksat që paguani për shërbimet që ju kërkohen, si dhe ato
që ju mbahen në burim (p.sh. tatimi mbi pagën, tatimi mbi interesat, taksat e bashkisë etj. të ngjashme).

Në kahun tjetër, regjistroni llogaritni të ardhurat bruto që keni marrë gjatë vitit që kaloi. Nga raporti midis gjithë
totalit të taksave dhe tarifave të paguara dhe gjithë të ardhurave tuaja bruto rezulton një numër. Ky numër është
dita e fundit e vitit që lidhet me barrën tatimore. Pas kësaj date që përkon në kalendar me një ditë të muajve të
vitit konsiderohet si Dita juaj e Lirisë Fiskale.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
45
4.1. Dita e Lirisë Fiskale në Ballkan, 2018
Këtë vit Dita e Lirisë Fiskale për Ballkanin bie në ditën 117 të të vitit 2018. Dita e Lirisë Fiskale
është një datë treguese për të kuptuar se në çfarë dite të vitit në mënyrë sim,bolike barra e
shtetit është përmbushur dhe pas kësaj dite të ardhurat e mbetura janë për të paguar
shpenzimet individuale apo familjare. Nga llogaritja e ditëve që konsumohen në secilin shtet
për të paguar barrën tatimore, nëse vlerësojmë dhe llogaritim të dhënat që deklaron secili
nga vendet e Ballkanit, rezulton se në varësi të nivelit barrës tatimore ndaj PBB-së, Dita e
Lirisë Fiskale në 2018 ne Ballkan vjen në 27 Prill 2018.
Ajo fillon udhëtimin nëpër Ballkan duke trokitur së pari në Maqedoni në 2 Prill. Më tej shkon
në Rumani dhe Shqipëri në 5 Prill. Pasi festa është mbyllur në këto dy shtete Dita e Lirisë
Fiskale shkon në Kosovë në 6 Prill dhe 6 ditë më vonë në 12 Prill ajo mbaron festimet për këtë
muaj për ti filluar në Maj.
Dita e Lirisë Fiskale nis të festohet përsëri në 11 Maj në Serbi dhe në 16 Maj ajo festohet në
Kroaci. Pastaj festa transferohet në Bosnjë në 19 Maj dhe një ditë më pas kalon edhe në Mal
të Zi. Festimi i Ditës së Lirisë Fiskale mbaron në 25 Maj 2018 në Greqi për të filluar përsëri për
vitin tjetër.

Shqipëria e feston Ditën e Lirisë Fiskale këtë vit një ditë përpara Kosovës. Nisur nga data kur
festohet Liria Fiskale secili kupton se sa i rëndon barra e buxhetit qytetarëve të vendit, por
nga ana tjetër është indeksi që tregon se sa ditë të lira kanë bizneset dhe individët përgjatë
vitit për të punuar për veten dhe familjet e tyre.

Pse ndryshon çdo vit Dita e Lirisë Fiskale?


Përgjigja është e thjeshtë dhe e lidhur ngushtë me të ardhurat që mblidhen nga administrata
fiskale dhe agjensitë që mbledhin kontribute për buxhetin e shtetit. Sa më shumë të ardhura
të mblidhen gjatë një viti, aq më vonë festohet Dita e Lirisë Fiskale për vitin pasardhës.
Shqipëria e festoi më vonë në 2018 pasi ajo mblodhi më shumë të ardhura se një vit më parë.
Po kështu edhe Kosova dhe vende të tjera që efestuan më vonë se një vit më parë.

KALENDARI DITES LIRISE FISKALE, 2018* Kalendari i Indeksit të


SHTETI Ditët me Lirisë Fiskale 2017,
Janar Shkurt Mars Prill Maj
ngarkesë përfshin 10 vendet e
MAQEDONI 92 31 28 31 2 Ballkanit, për të cilët
SHQIPËRI 95 31 28 28 5 ishte i mundur edhe
RUMANI 95 31 28 31 5 disponibiliteti dhe
KOSOVË 96 31 28 28 6 përpunimi i të dhënave
statistikore për PBB dhe
BULLGARI 102 31 28 31 12
të ardhurat buxhetore të
SERBI 131 31 28 31 30 11
mbledhura në këto
KROACI 136 31 28 31 30 16 vende, por duke
BOSNJË-HERCEGOVINË 139 31 28 31 30 19 llogaritur shtrirjen e
MALI I ZI 140 31 28 31 30 20 barrës tatimore përgjatë
GREQI 145 31 28 31 30 25 muajve të vitit 2018.
*Llogaritjet nga ALTAX

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
46
4.2. Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2018
Dita e Lirisë Fiskale, ashtu si në gjithë vendet e tjera, edhe në Shqipëri është tregues i
lehtësimit të individit dhe biznesit nga barra e tatimeve dhe taksave. Dita e Lirisë Fiskale për
vitin 2018 është në ditën e 95 të të vitit, që bie në datën 5 Prill.

Kjo datë u tregon gjithë shqiptarëve se sa u është dashur të punojnë për buxhetin e shtetit të
tyre dhe u tregon se kjo periudhë ka zgjatur deri afër fundit të dhjetëditëshit të tretë të muajit
të tretë të vitit. Pas kësaj periudhe, fitimet nga puna dhe kapitali i përkasin individit dhe
pronarit të biznesit, pasi konsiderohet se buxheti ka arritur për vetëm tre muaj të marrë nga
ata një pjesë të fitimeve prej punës apo kapitalit.

Por, sipas barrës tatimore të secilit qark, po ashtu nga llogaritja sipas kalendarit të vitit
rezulton që Liria Fiskale të vijë në qytetet shqiptare në data të ndryshme të këtij viti.

DITA E LIRISË FISKALE 2018, PËR RAJONET TATIMORE SHQIPTARE Liria Fiskale 2018 vjen
Nr. Rajoni
KALENDARI DITËS LIRISË FISKALE, 2018 fillimisht në qarkun e Kukësit
Ditë Janar Shkurt Mars duke çelur festën e lirmi nga
Prill
1 Kukës 76 31 17 barra tatimore në 17 Mars
2 Fier 77 31 28 18 2018. Banorët e Fierit e
3 Dibër 78 31 19 festojnë këtë ditë një ditë më
4 Elbasan 82 31 28 23 pas. Qarku i Dibrës e Feston
5 Berat 84 31 18 25 lirinë fiskale në 19 Mars. Në
6 Shkodër 87 31 28 28 ndryshim nga viti i kaluar, ku
7 Lezhë 87 31 27 28 qarku i Beratit e festoi ditën e
8 Korçë 88 31 28 29 lirisë fiskale në ditën e 4t të
9 Gjirokastër 89 31 28 30 muajit Mars, në 2018 ky qark
10 Vlorë 91 31 28 1 e feston në 25 Mars. Qarku i
11 Durrës 95 31 28 31 5 Shkodrës e feston në po të
12 Tiranë 101 31 28 31 11 njëjtën ditë, ashtu si
Burimi: INSTAT, MeF, Pushteti Vendor takspaguesit e qarkut të
Lezhës, në 28 Mars. Në 29
Mars festa e lirisë fiskale kalon në Korçë dhe për të vijuar me udhëtimin e saj më në jug, në
Gjirokastër në datë 30 Mars. Pjesa tjetër e festimeve fillon pas një dite pushim në 1 Prill në
Vlorë dhe në datë 5 Prill ngjitet në portin tjetër bregdetar të Durrësit. Festimet i mbyll Tirana,
si kryeqyteti i Shqipërisë më 11 Prill 2018.

Pjesa më e madhe e qarqeve të vendit (9 qarqe) e festojnë Ditën e Lirisë Fiskale 2017 gjatë
muajit Mars.

Pas kësaj date gjithë tatimpaguesit mund të llogaritin që të ardhurat që u mbeten ti përdorin
për qëllimet dhe nevojat e tyre për konsum, kursim, apo investime.

Dita që feston gjithë Shqipëria nuk përkon me ditën e lirisë fiskale të secilit qark, pasi barra
tatimore për Shqipërinë llogaritet si mesatare e gjithë barrës tatimore të qarqeve të vendit.
Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
47
4.3. Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë 2018
Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë mbërrin ditën e 96të të muajit Prill 2018, apo një ditë mbrapa mbërritjes
së saj në Shqipëri. Dita e festës së Lirisë Fiskale shkon në Kosovë në 6 Prill dhe ajo është shtyrë në kohë
nëpërmjet barrës tatimore që është më e lartë në Kosovë në krahasim me Shqipërinë.

DITA E LIRISË FISKALE 2018, PËR REGJIONET TATIMORE KOSOVARE Festa e Lirisë Fiskale në Kosovë
KALENDARI DITËS LIRISË FISKALE, 2018 për vitin 2018 mbërrin më
Renditja Regjioni
Ditë Janar Shkurt Mars Prill shpejt në regjionin e Mitrovicës
1 Mitrovicë 90 31 31 në ditën e 31të të muajit Mars
2 Prizren 92 31 28 2 2018. Ky regjion e feston këtë
3 Gjakovë 93 31 3 vit Ditën e Lirisë Fiskale bazuar
në të ardhurat që janë
4 Pejë 93 31 28 3
mbledhur gjatë viti 2017.
5 Gjilan 98 31 28 8
6 Ferizaj 102 31 28 31 12 Shumica e taksapaguesve që
7 Prishtinë 103 31 28 31 13 janë rezidentë të pesë
Llogaritjet nga ALTAX regjoneve të Kosovës e festojnë
Ditën e Lirisë Fiskale gjatë
muajit Prill 2018.

Taksapaguesit në regjionin e Prizrenit shkojnë ta festojnë lirinë fiskale në datën 2 Prill 2018.
Ndërsa, taksapaguesit e Gjakovës dhe Pejës e festojnë në të njëtën datë së bashku, në 3 Prill.
Pas disa ditë pushimi festa e lirisë fiskale rifillon të festohet në datën 8 Prill 2018 në Gjilan.
Pas disa ditësh të tjera pushimi festa shkon në regjionin e Ferizaj në datë 12 Prill. Banorët e
Prishtinës dhe komunave të saj e festojnë këtë ditë në 13 Prill 2018.

Festa e ditës së Lirisë Fiskale në Kosovë është shtyrë pothuajse gjatë Prillit, për arsye se
performanca e të hyrave në buxhet përgjatë vitit 2017 në të gjitha regjionet e Kosovës ka
arritur të jetë në nivele mjaft të mira.

Megjithatë mbetet sfidë e pamohueshme lufta që duhet të fillojë me forcë për të shtyrë drejt
kufijve minimale evazion tatimor, i cili po tenton të kalojë kufijtë që ishin vendosur deri më
sot dhe po fillon të ndikojë në barazinë tatimore të taksapaguesve. Ky fakt duket edhe te
shpërndarja e të ardhurave sipas Indeksit GINI, të përmendur më lart. Kosova ka përkeqësim
të situatës së shpërndarjes së të ardhurave nga vetëm pesë vite më parë.

Indeksi i Lirisë Fiskale për Kosovën llogaritet për herë të dytë nga ALTAX.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
48
Përmbledhje
Pasiguria ekonomike është e fortë në të gjitha vendet ballkanike dhe çon në paqëndrueshmëri
politike. Vetëm Kroacia dhe Shqipëria tregojnë për një ndikim pozitiv të IHD-ve në shkallën e
papunësisë, por gjithsesi norma e papunësisë mbetet ende e lartë. Duke pasur parasysh
mungesën e vazhdueshme të kapitalit dhe papunësinë e lartë, të gjitha vendet do të duhet në
të ardhmen të gjejnë modele të politikave ekonomike që do të punojnë drejt rritjes së
flukseve hyrëse të IHD-ve dhe reduktimit të shkallës së papunësisë, në mënyrë që të arrihet
zhvillimi ekonomik, dhe garantimi social.

Në këtë kontekst, barra ekonomike si një e ardhur e deleguar nga tatimpaguesit për buxhetin
e qeverisë, kur ajo nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe të adresohet sipas nevojave
të qytetarëve dhe përparimit ekonomik do të jetë një kosto ekonomike për vendin që çon në
shtrembërime politike dhe sociale.

Barra tatimore në radhë të parë duhet të jetë qëllimi kryesor i transparencës së një qeverie.
Ne mendojmë se vendet e Ballkanit, e specifikisht Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të bazohen
vetëm në politikën tatimore të (ndryshimi i normave) për të zhvilluar dhe modeluar
ekonominë e ardhme. Por në dallim nga sisteme të deformuara fiskale nevojitet shpërndarja
e barrës drejt atyre segmenteve të tatimpaguesve dhe qytetarëve që kanë mundësi më të
mëdha për të përballuar pjesën kryesore të barrës tatimore.

Me peshën që mban Shqipëria dhe Kosova në PBB e rajonit janë pak të ndjeshme në ndikimin
e ekonomisë së Ballkanit thjesht një politikë e veçuar fiskale apo nismë
ekonomike. Pavarësisht këtij fakti, vërehet një rritje e barrës në 2017 krahasuar me një apo
dy vite më parë, që i jep një tjetër dimension buxhetit dhe politikës së taksave. Ky realitet
pozitiv për këto dy vende me barrë të ulët tatimore spjegohet, si prej rritjes masave
antievazion të qeverive, po ashtu edhe me rritjen e performancës së administrimit fiskal.

Nëse shikohen Investimet e Huaja Direkte neto Shqipëria është në vend të dytë në Ballkan
për peshën e tyre në raport me PBB-në për periudhën 2016-2017. Ndërsa Kosova ka mbajtur
vendin e katërt në Ballkan për IHD Neto në 2017. Këto dy shembuj janë prova e qartë se efekti
i normave tatimore nuk është ndikuesi primar në tërheqjen e investimeve. Treguesi i IHD neto
na tregon se nëse harmonizohen me sukses normat tatimore me rritjen e kapaciteteve të
administrimit dhe forcimin e kapaciteteve rregullatore dhe uljen e korrupsionit do të rezultojë
një efekt rritës i flukseve të investimeve të huaja në vend. Ky konkluzion vlen jo vetëm për
Shqipërinë, Kosovën apo Maqedoninë, por për secilin nga vendet e tjera ballkanike.

Megjithatë, studimet dhe anketimet e kryera tregojnë se është e mundur që tatimet të kenë
ndikim edhe në IHD. Tatimet mbi të ardhurat, mbi konsumin dhe punën ndikojnë në nxitjen
për rritjen/uljen e vendeve të punës. Kështu, ndërsa oferta e punës mund të jetë joelastike
në një periudhë afatshkurtër, që do të thotë se efekti bie mbi fuqinë punëtore, nëse e
shikojmë për një periudhë afatgjatë, elasticiteti i furnizimit të punës duhet të jetë më i
lartë. Sipas kësaj logjike, taksat mbi punën dhe taksat e konsumit rrisin kostot e pagave për
punëdhënësit. Shpenzimet e larta për pagat (paga dhe tatime) mund të shkaktojnë efektin
frenues te bizneset rezidente të mendojnë se si të zëvendësojnë kapitalin për investime me

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
49
atë për punësime, duke ulur kështu fondet e tyre për investime. Nga ana tjetër, një ekonomi
me kosto të lartë të pagave mund të ketë efekte negative ndaj fondeve të investimeve.
Barra tatimore e shpërndarë në rajonet e ndryshme, nëse ballafaqohet me burimet dhe
kapacitetet në dispozicion, si dhe nëse ndërthuret në mënyrë më racionale me ekonominë që
synohet të zhvillohet, ndikimi i rolit të programeve të qeverisë në shpërndarjen e investimeve
dhe përgatitjen e kushteve për investitorët aty ku barra nuk është nxitëse do të ndihmonte
secilën bashki, që të mendojë më thellë mundësitë dhe mënyrat për tu integruar brenda
modelit të të bërit ekonomi dhe buxhet.

Politika fiskale duhet të ketë lidhje të forta me zhvillimin e strukturës së ekonomisë, duke
analizuar pa ndërprerje ndryshimet dhe zhvendosjet e ecurisë së ekonomisë nga njeri
sektor te tjetri duke i pararendur tregut dhe konkurencës globale. P.sh. ndikimet e tregjeve
globale, që provuan bizneset në industrinë nxjerrëse për vitin 2015-2016 e gjetën
ekonominë të papërgatitur si përsa i përket masave për të minimizuar efektin e rënies së
çmimeve globale, por edhe për të reaguar duke zhvendosur përkohësisht barrën tatimore si
kompensim per rrise te tjera sociale qe duhet te perballonte buxheti dhe kompanite.

Nuk është vetëm barra tatimore ajo që duhet të bjerë në vëmendjen e të gjithë shoqërisë
pasi bindemi për efektet e saj. Edhe sektori publik dhe ai privat duhet të ndryshojnë qasjen
duke kërkuar një shpërndarje më të barabartë, ku të gjithë të ndihen kontribuesë dhe më pas
përfituesë duke dialoguar ne menyre korrekte dhe ne ndihme edhe të një buxheti
të konsoliduar.

Një gjetje e fortë nga gjithë analiza është se jo të gjitha ndryshimet e normave tatimore mund
të kenë efekt në rritjen ekonomike, të konsumit apo edhe të investimeve të huaja. Reformat
që përmirësojnë nxitjen për investime, reduktojnë mbështetjet buxhetore për sektorë të
ekonomisë publike, shmangin kolapset financiare dhe thellimin e borxhit publik kanë një efekt
të qartë dhe të dukshëm për gjithë qytetarët lidhur me ecurinë afatgjatë të ekonomisë.
Ne konstatojmë se si rregull i përgjithshëm, ndikimi i rritjes së normave të tatimit mbi të
ardhurat prej punës në flukset e investimeve të huaja direkte është dukshëm negativ,
ndërkohë që ndikimi i rritjes së taksave të konsumit është i parëndësishëm për investitorët.

Nga vlerësimet tona mbi ndikimin e rritjes së normave të tatimit mbi të ardhurat prej kapitalit
dhe konsumit, pra barrës tatimore reale (të cilat kontrollojnë edhe fluksin për të ardhurat nga
puna dhe qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve) rezulton se taksat e larta e inkurajojnë
largimin e investimeve drejt vende që kanë ambient të ngjashëm ekonomik, por me norma
më të ulëta tatimore.

Qeveritë që zbatojnë taksa relativisht të larta ndaj kapitalit mund të nxisin më shumë
investimet të dalin jashtë vendit dhe të tërheqin më pak investime ndërkombëtare
hyrëse. Taksat dhe investimet ecin perpjestimisht në të njëjtin kah për vendet e Ballkanit, pasi
tregojnë se shteti dhe ligji po forcohen. Kjo dëshmi shton më shumë mbështetjen për idenë
se kur reformohet politika tatimore, ka arsye të mirë për qeveritë që të marrin parasysh
ndikimet e politikës tatimore në atraktivitetin e vendit të saj ndaj flukseve të investimeve.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
50
SHTOJCA

Kutia 2. Vendet me kostot tatimore më të lira në Ballkan


Nëpërmjet studimit ne arrijmë t’ju prezantojmë dhe t’ju referojmë, se qytetarët që mbartin
barrën tatimore të buxhetit mundet të zgjedhin të shijojnë të investojnë dhe jetojnë në
vendet e Ballkanit, që kanë normat më të ulëta të taksave dhe tatimeve, si dhe disa vende
që tashmë ruajnë prej vitesh një barrë të lartë tatimore. Ne kemi përgatitur një listë të
vendeve të Ballkanit të renditur sipas normave të favorshme tatimore.

1. Maqedonia
Vendi me koston më të ulët të taksave në Ballkan për vitin 2018 është Maqedonia. Vendi ka
prej vitesh që ndjek një politikë agresive të normave tatimore me synimin për të tërhequr
investime të huaja dhe duket se ja ka arritur me tërheqjen e investitorëve të mëdhenj në
sektorin e prodhimit të automjeteve. Në një normë takse të sheshtë 10%, Maqedonia prej
vitesh ruan nivelet më të ulëta të tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin në
rajon. Po kështu edhe individi në këtë vend ndihet jo i ngarkuar me një barrë fiskale të lartë,
për sa kohë taksa e sheshtë funksionon në këtë vend.

2. Shqipëria
Shqipëria është vendi i dytë me koston e ulët të taksave. Në Shqipëri mund të gjesh një menu
të larmishme të politkës fiskale me norma të ulëta për të ardhurat individuale dhe kapitalin,
si dhe një stimulim të fortë për ata që duan të investojnë në turizmin e luksit. Nga ana tjetër,
Shqipëria ofron gjithnjë e në rritje kapacitete optimale për investime të huaja në energji dhe
naftë, pa harruar lehtësirat më të fundit për tatimin mbi fitimin për industrinë e prodhimit të
softëare-ve. Një europian që është i lodhur nga barra e rëndë e taksave në vendin e vet do të
ndihej komod me barrën ende relativisht jo të lartë, që nuk taksohet më shumë se 15% për
fitimet e veta apo për dividentin që mund të përfitojë si rezident.

3. Rumania
Ndërkohë që Rumania nuk është në qendër të Evropës, pozita e saj në rrugët që lidhin lindjen
me perëndimin e vendos atë vend mikpritës për investitorët dhe rezidentët e tjerë fiskalë që
kërkojnë të jenë midis Europës Lindore dhe pjesës tjetër të Evropës. Rumania është vendi i
tretë me kosto të ulët tatimore. Një fakt domethënës, për gjithë investitorët dhe individët që
kërkojnë të jenë pjesë e ekoonmisë apo jetës së Rumanisë duhet të mbajnë parasysh se
Rumania është nga vendet e pakta anëtare të BE-së me barrë tatimore të ulët në krahasim
me vendet e tjera anëtare. Normat e tatimit mbi kapitalin janë relativisht të ulëta, ndërkohë
që dividenti në këtë vend tatohet me vetëm 5%. Ndërsa, investitori në rolin e punëdhënsit
mban kosto mjaft të ulët për kontributet sociale me vetëm 2.25% të pagës mujore të
punëmarrësit.

4. Kosova
Nje vend që përcjell freski në politikën e vet fiskale dhe ruan norma të ulëta tatimore të taksës
së sheshtë prej 10%. Kosova mban pozicionin e vendit të katërt për kosto të lirë tatimore.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
51
Individi që fiton nga kapitali i investuar në një shoqëri nuk tatohet për të ardhurat që
shpërndahen si divident. Ndërsa, një individ që përfiton të ardhura si rezident nuk paguna më
shumë se 10% tatim që i mbahet në burim. Ndërsa, taksat e konsumit ku kryeson TVSJH-ja
renditen me norma preferenciale duke qenë se janë poshtë normës 20%. Një punëdhënës
dhe punëmarrës ndihet mjaft i relaksuar në Kosovë, pasi normat e kontribueteve janë më të
ulëtat në Europë duke ndikuar te rritja e kapaciteteve dhe kostoja e lirë e fuqisë punëtore për
çdo investitor që viziton Kosovën.

5. Bullgaria
Në një nivel takse të sheshtë 10%, Bullgaria ruan normat më të ulëta të tatimit mbi të ardhurat
personale të Bashkimit Evropian dhe me një barrë tatimore ndër më të ulëtat në BE. Normat
e tatimit mbi fitimin korporativ janë të njëjta normë fikse prej 10% (e lidhur me Qipron) dhe
Bullgaria mban Marrëveshje tatimore me shumë vende që mund të lejojnë trajtim të veçantë
tatimor për sipërmarrësit ndërkombëtarë. Ju mund të bëheni rezident fiskal duke jetuar në
Bullgari për të paktën 183 ditë në vit, sepse sistemi tatimor i Bullgarisë është i thjeshtë: kush
jeton atje paguan 10% tatim mbi të ardhurat individuale të tij. Bullgaria mban vendin e pestë
dhe të fundit për lirësinë e kostos tatimore në 2018

6. Serbia
Serbia renditet në vendin e gjashtë, por jo më për lirësinë pavarësisht se individi ose
investitori mund të gjejë nga menuja e taksave larmi normash tatimore. Normat e tatimit mbi
fitimin dhe mbi të ardhurat personale konsiderohen jo të larta, por afër normave tatimore
mesatare të Ballkanit. Një individ që fiton rezidencën në Serbi tatohet me 20% të vlerës së
fituar për të ardhurat bruto. Ndërkohë, investitorët e huaj përballen me një tatim fitimi prej
15%. Norma e TVSH-së është te niveli standart 20%, por zbatohet edhe një normë e reduktuar
prej 10%, për aktivitete që nuk konkurohen nga tregu rajonal. Pozicioni gjeografik i Serbisë, si
një kufi lidhës i qendrës europiane me ballkanin dhe europën juglindore është bërë një pikë
e fortë për tërheqjen e investitorëve, kryesisht në sektorin e transportit rrugor dhe
hekurudhor.

7. Bosnjë – Hercegovina
Bosnja edhe pse me norma të ulëta të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat
personale prej 10% ka një barrë tatimore gjithsej më të lartën në vendet e Ballkanit që nuk
janë pjesë e BE-së. Bosnja ka një nivel taksimi federal, ku taksa e TVSH-së është vetëm me një
shkallë prej 17%, që ka ndikuar edhe në çmime konsumi relativisht më të lira se në vendet
përreth. Në Bosnjë, çdo vizitor nga Europa apo vende të tjera mesdhetare e më gjerë, që
vendos të bëhet rezident fiskal nuk taksohet më shumë se 10% për të ardhurat që krijon në
Federatën e Bosnjës, ku dividenti tatohet me vetëm 5% për ata individë, që janë edhe
aksionerë në shoqëri rezidente në Bosnjë. Kostoja e punës në Bosnjë është ndër më të
shtrenjtat në rajon, për arsye të aplikimit të normave më të larta në Ballkan për kontributet
sociale.

8. Kroacia
Kroacia nuk është një vend i lirë për të jetuar dhe vizituar, por që ky çmim dhe kosto e
shtrenjtë e krahasuar me vendet e rajonit justifikohet nga një cilësi më e lartë shërbimesh dhe
jetese. Megjithatë, një individ që është rezident në Kroaci paguan jo më shumë se 15% për
të ardhurat që gjeneron nga shfrytëzimi i aseteve apo nga interesat bankare. Ndërsa dividenti

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
52
tatohet edhe më pak se tatimet e tjera në burim, me vetëm 12% për çdo individ aksioner në
shoqëritë rezidente në Kroaci. Por, ky vend për një vizitor mbetet një destinacion turistik, që
nuk mund të anashkalohet edhe pse qëndrimi për shumë ditë të kërkon një kosto më të lartë
se në Shqipëri apo Mal të Zi.

9. Mali i Zi
Ashtu si shumë nga vendet fqinje me të në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi kërkon të tërheqë
bizneset e huaja në vendin ballkanik me popullsinë më të e vogël duke ulur normat tatimore
për kapitalin dhe punën. Ndërsa pothuajse e gjithë Evropa Juglindore ofron norma nxitëse
tatimore, Mali i Zi ofron normat më të ulëta tatimore dhe mundëson bashkë me pozitën
gjeografike buzë detit Adriatik edhe përfitimet që mundet të gjejë një rezident fiskal të jetojë
dhe pse edhe të investojë në këtë vend. Mali i Zi krenohet me taksën më të ulët të tatimit mbi
të ardhurat personale dhe normat e tatimit mbi fitimin korporativ në Evropë, të dyja të lidhura
në një nivel takse të sheshtë prej 9%. Qeveria e Malit të Zi duket se e mbështet fort këtë ide,
duke ftuar investitorët e huaj për të zhvilluar investime për resorte luksoze në bregun e saj,
në një përpjekje për të qenë vendi më i preferuar për pushime në Detin Adriatik. Mali i Zi lejon
të huajt që të blejnë prona të patundshme për të marrë një kartë qëndrimi të përkohshme,
të rinovueshme çdo vit.

10. Greqia
Si vendi më i vjetër anëtar i BE-së dhe fqinj me gjithë vendet që dikur i përkisnin një sistemi
pa taksa, Greqia mbetet një vend me kosto të lartë jetese dhe jo i lirë sa vendet e tjera
ballkanike. Greqia edhe pse ka barrën tatimre më të lartë në rajon është një vend që ka një
politikë të orientuar dhe me përvojë për tërheqjen e investitorëve të huaj. Tatimi mbi pagën
bashkë me normat e larta të kontributeve sociale e mban të lartë koston e fuqisë punëtore,
edhe pse është më e kualifikuar se shumica e vendeve fqinje me të. Por, gjithsesi, nisur nga
nevoja për të mbyllur hendekun e borxhit publik prej disa vitesh aplikohen norma të tatimit
mbi individin në nivele të njëjta me vendet fqinje. Përveç tatimit mbi pasurinë, një individ
rezident në greqi nuk paguan më shumë se 15% mbi të ardhurat bruto. Fitimet e shoqërive
të regjistruara në Greqi paguajnë normën më të lartë të tatimit korporativ. Të gjitha
elementët e barrës së bashku e kanë pozicionuar greqinë në vendin e fundit përsa i përket
ksotos së jetesës dhe çmimeve për një vizitor. Megjithatë, tërheqja për të bërë turizëm disa
ditor mbetet pika e fortë e këtij vendi.

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
53
Tab.1 Barra tatimore në Ballkan, 2014 - 2017 %
BARRA TATIMORE
Nr. SHTETI
2017 2016 2015 2014
1 KOSOVË 26.2 26.3 25.1 23.9
2 SHQIPËRI 25.9 24.9 24.1 23.9
3 MAQEDONI 25.3 24.8 25.2 24.5
4 BULLGARI 28 27.2 26.7 26.1
5 RUMANI 26 26 27.5 27.3
6 SERBI 35.8 35.9 34.6 35.0
7 BOSNJË-HERCEGOVINË 38 37.2 37.5 37.6
8 KROACI 38.4 38.1 34.8 35.2
9 MALI I ZI 37.2 37.2 36.3 39.1
10 GREQI 39.7 40.6 39.4 38.9
Burimi: IMF, MoF

STRUKTURA E TAKSAVE NË BALLKAN (si % e PBB), 2017 %


PESHA SIPAS TAKSAVE BE-28 BALLKAN SHQIPERI KOSOVE MALI I ZI BOSNJA SERBIA MAQEDONI GREQI KROACI RUMANI BULLGARI
TATIMET MBI TE ARDHURAT 10.7 5.4 4.4 3.9 5.6 4.1 5.5 4.4 9.0 5.7 6.0 5.5
TATIMET MBI KONSUMIN 14.1 15.8 12.4 20.3 18.1 18.6 17.6 12.2 16.7 17.9 9.8 14.6
KONTRIBUTET E SIGURIMEVE 11.5 9.3 5.6 0.0 11.5 15.2 11.1 8.4 14.0 11.9 8.7 6.8
TAKSA TE TJERA 6.5 1.5 3.5 2.0 2.0 0.1 1.6 0.3 2.9 1.5 1.1
BARRA TATIMORE 42.8 32.1 25.9 26.2 37.2 38.0 35.8 25.3 39.7 38.4 26.0 28.0
Burimi: IMF
STRUKTURA E TAK
INDEKSI GINI, KORRUPSIONI DHE MBËSHTETJA SOCIALE, 2016
TREGUESIT BAZË BALLKAN SHQIPËRI KOSOVË MALI I ZI BOSNJA SERBIA MAQEDONI GREQI KROACI¹ RUMANI BULLGARI
INDEKSI GINI* (%) 0.37 0.410 0.407 0.36 0.398 0.35 0.39 0.32 0.32 0.37 0.35
KORRUPSIONI (%) 0.90 0.90 0.94 0.85 0.96 0.89 0.87 0.90 0.85 0.95 0.94
PBB/FRYMË ($ ) ** 7,627 4,203 3,661 6,628 4,308 5,376 5,262 17,900 12,095 9,465 7,368
MBËSHTETJA SOCIALE (%) 0.82 0.64 0.82 0.87 0.81 0.89 0.87 0.80 0.77 0.81 0.93
* llogaritur mbi të ardhurat familjare, GALLUP
** IMF
¹ të dhënat 2015
mln leke
Të ardhurat e buxhetit 2015 2016 2017 PESHA SIPAS ZERAVE 2015 2016 2017
Ndihmat 11,215 12,719 11,085 Ndihmat 3% 3% 3%
Tatimet dhe Doganat 258,882 275,776 293,386 Tatimet dhe Doganat 68% 68% 68%
Pushteti Vendor 11,700 14,951 18,447 Pushteti Vendor 3% 4% 4%
Sigurimi Shoqeror 60,148 66,706 73,999 Sigurimi Shoqeror 16% 16% 17%
Sigurimi Shëndetsor 9,595 10,819 11,602 Sigurimi Shëndetsor 3% 3% 3%
Jotatimore 25,683 22,356 20,683 Jotatimore 7% 6% 5%
Për kompensim në vlerë te pronarëve 1,983 1,645 1,194 Për kompensim në vlerë te pronarëve 1% 0% 0%
TOTALI 379,206 404,972 430,396

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
54
mln leke ne %

Të ardhurat tatimore 2015 2016 2017 PESHA SIPAS ZERAVE 2015 2016 2017
Tatimet dhe Doganat 258,882 275,776 293,386 Tatimet dhe Doganat 76.1% 74.9% 73.8%
Pushteti Vendor 11,700 14,951 18,447 Pushteti Vendor 3.4% 4.1% 4.6%
Sigurimi Shoqeror 60,148 66,706 73,999 Sigurimi Shoqeror 17.7% 18.1% 18.6%
Sigurimi Shëndetsor 9,595 10,819 11,602 Sigurimi Shëndetsor 2.8% 2.9% 2.9%
TOTALI 340,325 368,252 397,434
mln leke

Nga Tatimet dhe Doganat 2015 2016 2017 PESHA SIPAS STRUKTURËS 2015 2016 2017
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 133,254 140,273 153,431 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 51.5% 50.9% 52.3%
nga administrata tatimore 37,907 42,679 34,954 nga administrata tatimore 14.7% 15.5% 11.9%
nga administrata doganore 95,347 97,594 104,586 nga administrata doganore 36.9% 35.4% 35.6%
minus Rimbursimi TVSH 7,692 8,886 13,891 minus Rimbursimi TVSH 3.0% 3.2% 4.7%
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (Neto) 125,562 131,387 139,540 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (Neto) 48.5% 47.6% 47.6%
Tatimi mbi Fitimin 24,968 29,148 31,645 Tatimi mbi Fitimin 10% 10.6% 10.8%
Akcizat 39,027 41,897 45,105 Akcizat 15% 15.2% 15.4%
Tatimi mbi të Ardhurat Personale 29,661 31,410 32,102 Tatimi mbi të Ardhurat Personale 11% 11.4% 10.9%
Taksa Nacionale dhe të tjera 33,647 35,794 38,502 Taksa Nacionale dhe të tjera 13% 13.0% 13.1%
Taksa Doganore 5,796 6,137 6,492 Taksa Doganore 2% 2.2% 2.2%
TOTALI 258,661 275,773 293,386 Burimi: MF

mln leke

Të ardhura nga Pushteti Vendor 2015 2016 2017 PESHA SIPAS ZERAVE 2015 2016 2017
Taksë mbi Pasurinë(ndertesat) 3,921 4,678 4,879 Taksë mbi Pasurinë(ndertesat dhe trualli) 34% 31% 26%
Taksë mbi Biznesin e vogël 2,033 598 296 Taksë mbi Biznesin e vogël 17% 4% 2%
Taksa Lokale 5,746 9,675 13,273 Taksa Lokale 49% 65% 72%
TOTALI 11,700 14,951 18,448 Burimi: MF

mln leke
Të ardhura Jotatimore 2015 2016 2017 PESHA SIPAS ZERAVE 2015 2016 2017
Fitimi nga Banka e Shqipërisë 951 1,095 908 Fitimi nga Banka e Shqipërisë 4% 5% 4%
Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 17,183 15,001 13,694 Të ardhura nga Institucionet Buxhetore 80% 73% 66%
Dividenti 528 83 178 Dividenti 2% 0% 1%
Tarifat sherbimeve 2,519 2,738 2,332 Tarifat sherbimeve 11.7% 13.2% 11.3%
Të tjera 4,502 3,439 3,570 Të tjera 21% 17% 17%

TOTALI 25,683 22,356 20,682 Burimi: MF

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
55
Lista e taksave vendore të qarkut Tiranë
1 Takse mbi pasurine e paluajtshme
2 Taksa mbi token Bujqesore
3 Toke truall
4 Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin (Taksa BV)
5 Taksa e fjetjes ne hotel
6 Taksa e ndikimit ne infrastrukture nga ndertimet e reja
7 Taksa mbi kalimin te drejtes pronesise për pasurite e paluajt.
8 Taksa vjetore e mjeteve te perdorura
9 Taksa per zenien e hapesirave publike
10 Taksa e tabeles
11 Taksa e perkoheshme e lojrave te fatit dhe kazinove (per Tiranen)
12 Taksa e përkohëshme per infrastrukturen Arsimore (per Tiranen)
13 Tarifa e pastrimit
14 Tarifa e parkimit
15 Tarifa e shqyrtimit te kerkeses per leje per punime
16 Tarifa Urbanistikes (azhornim, planimetri, kontrolle etj)
17 Tarife dhenie licence tregtim karburanti +Lende djegese
18 Tarifa e sherbimit veterinare
19 Tarifa sherbimi te PMNZHSH
20 Tarifa vendore (NJA)

Lista e taksave vendore të qarkut Durrës dhe qarqeve të tjera në Shqipëri


1. Taksa mbi pasurine
2. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin per biznesin e vogel
3. Taksa e fjetjes ne hotel
4. Taksa e ndikimit ne infrastrukture nga ndertimet e reja
5. Taksa mbi kalimin e te drejtes se pronesise mbi pasurite e paluajtshme
6. Taksa e tabeles
7. Taksa e perkohshme e tregut
8. Tarifa e gjelberimit
9. Tarifa e pastrimit dhe e largimit te mbeturinave
10. Tarifa e plazheve private (per zonat bregdetare)
11. Tarife per leje per perdorim strukture
12. Tarifa e parkimit te automjeteve
13. Tarifa e ndricimit
14. Tarifa për zënien e hapësirës publike
15. Tarifat e sherbimit administrativ te Bashkise
16. Tarifa per transportin publik
17. Tarifa e autorizimeve per tregtim karburanti
18. Tarifa e autorizimeve per qarkullimin ne qytet
19. Tarifa per dhenien e lejeve per ushtrim veprimtarie
20. Tarifa e sherbimit veterinar
21. Tarifa e urbanistikes
22. Tarifa e institucioneve te Bashkise
23. Taksa te administruara nga agjentet tatimor

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
56
REFERENCA
Ministria e Financave, Statistika Fiskale Janar - Dhjetor 2015, 2016, 2017
Ministria e Financave, Buletini Fiskal (ne tremujore)
Ministria e Financave, Treguesit e Borxhit, 2014, 2015, 2016, 2017
Ministria e Financave te Republikës se Kosovës, Treguesit makro dhe buxhetore 2014, 2015, 2016, 2017
ATK, Raportet vjetore 2015, 2016, 2017
ATK, Plani Vjetor i Punës për vitin 2017
Raportet e buxheteve komunale, Kosovë
Raportet e buxheteve bashkive, 2016, 2017
INSTAT, ASK, PBB sipas qarqeve/regjioneve viti 2014, 2015, 2016, 2017
KPMG
Paying taxes 2016, 2017, pwc.com
Amazons3.com
World Bank, Statistical data, 2015, 2016, 2017
IMF, Country Reports 2016, 2017, 2018
Index of Tax Freedom Report, 2016, Heritage.org
http://www.bashkiashkoder.gov.al/web/relacioni_buxheti_2018_2020_1451.pdf
http://bashkiakorce.gov.al/files4users/files/Buxheti%20viti%202018.pdf
http://www.km.dldp.al/wp-
multimedia/pfm/Best_Practises/PBA_Buxhete_dhe_Paketa_fiskale/Bashkia%20Diber/-
Paketa%20fiskale%202018_2020%20Diber%20Municipality.doc
http://www.vendime.al/vendim-i-keshillit-te-bashkise-vlore-nr-100-date-22-12-2017/
February 2018, Dabrowski Marek and Myachenkova Yana, The Western Balkans on the road to the European
Union
Deloitte 2018, Corporate tax rate 2018
Ruben Atoyan, Dora Benedek, Ezequiel Cabezon, Giuseppe Cipollone, Jacques Miniane, Nhu Nguyen, Martin
Petri, Jens Reinke, and James RoafIMF, Public Infrastructure in Western Balkans
OECD, Tax Effects on Foreign Direct Investment
OECD, Tracking Special Economic Zones in the Western Balkans,
Bashkia Tirane, Bilanci I pergjithshem i te hyrave dhe te dalave, 2017
CE 02.2018, A credible enlargement perspective for and enhanced EU engagement with the Western Balkans

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
57
Dokumente Fiskale Shqiptare

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan
Barra tatimore sipas qarqeve/regjioneve në Shqipëri dhe Kosovë, 2017
Krahasime me vendet e Ballkanit

www.altax.al
altax@altax.al
Prill 2018
Tiranë, Shqipëri

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018


Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan 2018
58