Está en la página 1de 3

1

 
MBUROJA.net

Obligimi i drejtimit të radhëve në namaz 
Nga shejh Ibn Uthejmin 
 
 
Pyetje: A është drejtimi i radhëve në namaz obligim në kuptimin që adhuruesit mëkatojnë nëse 
nuk e drejtojnë atë? 

Përgjigje: ʺFjalët e Allahut ʺ... ose Allahu do të shkaktojë mosmarrëveshje mes jushʺ, pa 
dyshim, janë një paralajmërim për ata që nuk i drejtojnë radhët. Kështu disa dijetarë mbajnë 
qëndrimin se është e detyrueshme të drejtohen radhët. Ata morën si dëshmi për këtë faktin që 
pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka urdhëruar për këtë dhe u është kërcënuar atyre që 
kundërshtojnë urdhrin e tij. Nëse për diçka urdhërohemi dhe bëhet paralajmërim/kërcënim 
nëse veprohet e kundërta, sʹmund të thuhet se kjo është ʺvetëm sunetʺ. 

Që këtu, opinioni i saktë për këtë çështje është se drejtimi i radhëve është obligim dhe nëse 
xhemati nuk i drejton radhët, mëkatojnë. Ky është kuptimi i qartë i fjalëve të shejh el‐Islam Ibn 
Tejmijesʺ. [ʺel‐Sherh el‐Mumti, 3/6] 

ʺTë drejtosh radhët do të thotë që askush të mos qëndrojë përpara dikujt tjetër. Por a mendohet 
me këtë që shputa e njërit mos të dalë përpara shputës së tjetrit? Përgjigja në këtë është se me 
këtë mendohet në krahët, në maje të trupit, dhe në thembrat, në fund të trupit. 

Thembrave u kushtohet vëmendje ngaqë ato janë baza mbi të cilat qëndron trupi. Thembra 
është fundi i këmbës, kurse këmba është shtylla e trupit, pra këtë duhet marrë parasysh. Për sa 
u përket gishtave të këmbës, ata nuk merren parasysh, sepse gishtat e këmbës dallojnë; disa 
njerëz i kanë shputat e gjata, disa i kanë të shkurtra, kështu që thembrat duhet marrë parasysh. 

Është edhe një tjetër lloj i drejtimit që nënkupton plotësim apo përsosmëri, kur Allahu thotë: 

ʺKur ai u forcua dhe u përsosʺ [el‐Kasas, 14] 

Këtu fjala ʺestewaʺ [e përkthyer si ʺu përsosʺ] do të thotë: u plotësua. Nëse themi ʺistiwa el‐sufuufʺ 
[drejtimi i safave/radhëve] në kuptimin e plotësimit, kjo nuk heq nga domethënia e të drejtuarit 
e radhëve në kuptimin që të sigurohemi se secili po qëndron paralel, mirëpo kjo përfshin një 
mori domethëniesh: 

1‐ Drejtimi në kuptimin e të qëndruarit paralel, gjë e cila, sipas opinionit të saktë, është obligim, 
siç u tha më lart. 

2‐ Ngjeshja e radhëve, gjë e cila është pjesë e plotësimit dhe përsosmërisë së tyre. Pejgamberi, 
salallahu alejhi ue selam, urdhëronte për këtë dhe nxiste umetin e vet të formonte radhët siç i 
formojnë engjëjt para Zotit të tyre, duke i mbushur dhe duke i plotësuar radhët një nga një. 
Çfarë mendohet me ngjeshjen e radhëve, sʹështë që mos të lihen hapësira për djajtë, kjo sʹdo të 
2
 
MBUROJA.net

thotë të grumbullosh e të dyndësh njerëzit, sepse ka dallim mes ngjeshjes së radhës dhe 
ngjeshjes së tepërt. Që këtu pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, thoshte:ʺDrejtoni radhët, bëni 
krahët paralel... dhe mos lini hapësira për djajtëʺ, dmth sʹbën të ketë hapësira mes jush 
nëpërmjet të cilave djajtë mund të hyjnë, sepse djajtë hyjnë mes radhëve si qengjat e vegjël, për 
ta prishur namazin e adhuruesve. 

3‐ Plotësimi i radhës së parë pastaj të tjetrës. Kjo është pjesë e të drejtuarit të radhëve. Radha e 
dytë sʹbën të niset përpara plotësimit të radhës së parë, radha e tretë sʹbën të niset përpara 
plotësimit të radhës së dytë dhe kështu me radhë. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nxiste 
për plotësimin e radhës së parë dhe thoshte:ʺPo të dinin njerëzit çfarë ka në ezan dhe në radhën 
e parë, por mos të kishin mundësi tjetër përveç hedhjes së shortit, atëherë do të hidhnin shortʺ. 
Dmth: Nëse dy njerëz vijnë në radhën e parë dhe njëri prej tyre thotë:ʺUnë jam më i denjë sesa 
tiʺ, dhe tjetri ia kthen:ʺJo, unë jam më i denjëʺ, dhe pastaj thotë:ʺLe të hedhim short se cili nga ne 
do të qëndrojë në këtë vendʺ. 

Një nga mënyrat me të cilat shejtani luan me njerëzit sot, është kur ata shohin që radha e parë 
është e përgjysmuar, por pavarësisht nga kjo ata nisin radhën e dytë. Më pas, kur të thirret 
ikameti dhe tʹu thuhet atyre:ʺPlotësoni radhën e parëʺ, ata shikojnë përreth të ngatërruar. 

4‐ Një tjetër aspekt i drejtimit të radhëve është të afrohen radhët afër njëra‐tjetrës dhe afër 
imamit, sepse ata janë xhemat [grup] dhe fjala ʺxhematʺ është marrë nga fjala ʺixhtimaʺ 
[bashkim]. Nuk mund të ketë bashkim të duhur nëse radhët janë larg njëra‐tjetrës. Sa më afër të 
jenë radhët ndaj njëra‐tjetrës aq më mirë. Në disa xhami shohim hapësira mes imamit dhe 
radhës së parë, që janë aq larg njëra‐tjetrës saqë mes tyre mund të hyjnë edhe një apo dy radhë 
të tjera, sepse imami është tepër i larguar përpara. Mendoj që kjo vjen nga padituria. Sunet është 
që imami të jetë afër njerëzve që po falen prapa tij, njerëzit të jenë afër imamit dhe secila radhë 
të jetë afër njëra‐tjetrës. Përcaktimi i ʺafërsisëʺ është se duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për 
sexhde dhe pak më shumë. 

5‐ Aspekt tjetër i drejtimit të radhëve është tʹi afrohemi më shumë imamit, sepse pejgamberi, 
salallahu alejhi ue selam, ka thënë:ʺPrej jush më së afërti meje le të jenë të urtët dhe të mençuritʺ. 
Sa më afër aq më mirë. Prej këtu inkurajohet tʹi afrohemi imamit në namazin e xhumasë, sepse 
afrimi ndaj imamit, në rastin e xhumasë, arrihet me anë të afrimit ndaj tij gjatë namazit dhe 
hutbes. Tʹi afrohesh imamit është diçka e dëshirueshme, por disa njerëz e lënë këtë pas dore. 

6‐ Aspekt tjetër i drejtimit të radhëve është parapëlqimi i anës së djathtë të radhës ndaj të 
majtës, dmth se ana e djathtë e radhës është më e mirë sesa e majta, por jo në kuptimin absolut, 
siç është rasti i radhës së parë. Po të kishte qenë në kuptimin absolut, si në rastin e radhës së 
parë, i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, do të thoshte:ʺPlotësoni anën e djathtë, 
pastaj anën e djathtëʺ, por ka thënë:ʺPlotësoni radhën e parë, pastaj radhën tjetërʺ. Ana e djathtë 
është më e mirë se e majta nëse të dy anët janë afërsisht të barabarta, si në rastin kur të jenë pesë 
persona në të djathtë dhe pesë në të majtë pastaj vjen i njëmbëdhjeti. Në këtë rast i themi:ʺShko 
në të djathtë, sepse e djathta është më e mirëʺ, kur të dy anët janë pothuaj të barabarta në 
3
 
MBUROJA.net

mënyrën që dallimi mes të djathtës dhe të majtës sʹështë i qartë. Por nëse ka dallim, atëherë, pa 
dyshim, ana e majtë e radhës më të afërt është më e mirë sesa ana e djathtë e një radhe më larg. 
Kjo tregohet me faktin që, nëse xhemati është vetëm tre njerëz, imami duhet të qëndrojë mes 
tyre, dmth mes dy të tjerëve. Kjo tregon se e djathta sʹështë më e mirë në kuptimin absolut, 
sepse po të kishte qenë kështu, do të kishte qenë më mirë që dy njerëzit të qëndronin në të 
djathtë të imamit dhe askush në të majtë. Por ajo çka është parashkruar është që një duhet të jetë 
në të djathtë dhe një të majtë, që imami të jetë në mes dhe mos të ketë pabarazi në njërën anë. 

7‐ Aspekt tjetër i drejtimit të radhëve është që femrat duhet të qëndrojnë të vetme, dmth femrat 
duhet të jenë prapa burrave, jo të përziera me burra, sepse pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, 
ka thënë:ʺRadhët më të mirë për burra janë radhët e para ndërsa më të këqijat janë radhët e 
fundit; radhët më të mirë për femrat janë radhët e fundit ndërsa më të këqijat janë të radhët e 
para.ʺ Pejgamberi ka thënë që sa më larg të jenë femrat prapa burrave, aq më mirë. 

Pra, është më mirë për femrat që të jenë prapa burrave, për shkak të fitnes që shkaktohet nëse 
janë afër burrave. Më e keqe se kjo është përzierja me burrat, ku një femër është krahas një burri 
apo një radhë femrash mes dy radhëve të burrave. Kjo sʹështë me vend, si edhe meqë është 
haram ekziston frika e fitnes. 

Ka më shumë mundësi të jetë haram kur ekziston frika e fitnes, por edhe kur sʹka fitne, ende 
sʹështë me vend, siç është rasti kur femrat janë kujdestare të meshkujveʺ. [el‐Sherh el‐Mumtiʺ, 
3/13‐17]. 
 

También podría gustarte

  • Di Turia 263
    Di Turia 263
    Documento64 páginas
    Di Turia 263
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Documento64 páginas
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria265 266
    Dituria265 266
    Documento64 páginas
    Dituria265 266
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria Islame Nr. 268
    Dituria Islame Nr. 268
    Documento64 páginas
    Dituria Islame Nr. 268
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Di Turia 267
    Di Turia 267
    Documento64 páginas
    Di Turia 267
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Di Turia 264
    Di Turia 264
    Documento64 páginas
    Di Turia 264
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Di Turia 261
    Di Turia 261
    Documento64 páginas
    Di Turia 261
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Documento64 páginas
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Revista Paqja NR 061
    Revista Paqja NR 061
    Documento40 páginas
    Revista Paqja NR 061
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Di Turia 262
    Di Turia 262
    Documento64 páginas
    Di Turia 262
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 258
    Dituria 258
    Documento64 páginas
    Dituria 258
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 260
    Dituria 260
    Documento64 páginas
    Dituria 260
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 257
    Dituria 257
    Documento64 páginas
    Dituria 257
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 256
    Dituria 256
    Documento64 páginas
    Dituria 256
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 254
    Dituria 254
    Documento64 páginas
    Dituria 254
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria251 252
    Dituria251 252
    Documento64 páginas
    Dituria251 252
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Di Turia 261
    Di Turia 261
    Documento64 páginas
    Di Turia 261
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 253
    Dituria 253
    Documento64 páginas
    Dituria 253
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 255
    Dituria 255
    Documento64 páginas
    Dituria 255
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Revista Paqja NR 059
    Revista Paqja NR 059
    Documento40 páginas
    Revista Paqja NR 059
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Revista Paqja NR 058
    Revista Paqja NR 058
    Documento56 páginas
    Revista Paqja NR 058
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dituria 250
    Dituria 250
    Documento80 páginas
    Dituria 250
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Revista Paqja NR 057
    Revista Paqja NR 057
    Documento44 páginas
    Revista Paqja NR 057
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Revista Paqja NR 056
    Revista Paqja NR 056
    Documento40 páginas
    Revista Paqja NR 056
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Dashuria Është Një Udhëtim
    Dashuria Është Një Udhëtim
    Documento2 páginas
    Dashuria Është Një Udhëtim
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Documento3 páginas
    Disa Fjalë Për Motrën Time Muslimane
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Alb Islam 48
    Alb Islam 48
    Documento68 páginas
    Alb Islam 48
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Revista Alb Islam 50
    Revista Alb Islam 50
    Documento82 páginas
    Revista Alb Islam 50
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Revista Alb Islam 49
    Revista Alb Islam 49
    Documento67 páginas
    Revista Alb Islam 49
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones
  • Alb Islam 51
    Alb Islam 51
    Documento64 páginas
    Alb Islam 51
    Muhamed Dolaku
    Aún no hay calificaciones